Fitore Pacolli nga banesa e saj ‘penthouse’ bën thirrje për protestë: Qytetari e pyet si e bleu këtë banesë

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, sot ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë me enë nëpër ballkonet e tyre për të kundërshtuar rrëzimin e Qeverisë Kurti

Por duket se postimi i deputetes Pacolli diçka nuk shkoi mirë, sipas publikimit të fotografisë së saj ka konfirmuar se jeton në “penthouse(lexo: kati i fundit i banesë)” në Prishtinë.

E ky fakt ka irrituar komentuesit të cilët e kanë pyetur deputeten se si ka mundësi që ajo me pagën që kishte si shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës të blejë një banesë të tillë prej qindra metrash.

“Po shihet që foton e ke bërë prej pent hause. Qysh e bane këtë, duke qenë shefe e kabinetit të kryetarit të Prishtinës a? Ke shënë leje ndërtimi garant me marrë këtë banesë qindra metra katror e me kosto shumë të lartë në qendër të Prishtinës. Marre bre, marre duhet me të arshë”, ka shkruar komentuesi Eron Mustafa në postimin e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Deputetja e VV’së: Pengesa e parë e koalicionit ishte Agim Veliu në krye të MPB-së

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje,Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit është vendosur kur Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në krye të saj ka vendosur kundërshtarin e koalicionit.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë së gjërat tani po qartësohen dhe se do të jenë qytetarët ata që do të vlerësojnë se ku mbeti shpresa.

“Disa gjëra tani po qartësohen. Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar Vetëvendosje dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se: Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro. Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që po ashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë”, shkruan deputetja e LVV-së.

Mullhaxha-Kollçaku po ashtu përmendi edhe zgjidhjen kreative, të cilën gjatë një konference për medie e tha sot si mundësi, deputeti i LDK-së, Arban Abrashi.

Sipas saj, koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se qenkan të vetme të natyrshme.

“Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet: “Do të gjendet një zgjidhje kreative”??!!  Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër LVV-së”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Në këto momente shumë prej jush jeni në krye të detyrës dhe të gjithë të tjerët në izolim apo karantinë, dhe e gjithë kjo po ndodhë për të parandaluar dhe luftuar COVID/19. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministritë e tjera përgjegjëse janë duke e kryer punën në mënyrën e duhur, prandaj kjo shihet si pengesë për kundërshtarët politikë, që investuan çdo gjë për prishje të koalicionit.

Si epidemiologe e ritheksoj nevojën për bashkëpunim të qytetarëve me institucionet përgjegjëse që janë duke bërë përpjekje maksimale për menaxhimin e situatës.

Si politikane, megjithatë po ndiej nevojën për të shtuar diçka.

Disa gjëra tani po qartësohen.

Fakti që partneri i koalicionit kërkoi të parën Ministri për të cilën më së shumti ishte e interesuar V E T Ë V E N D O S J E! dhe se në krye të asaj Ministrie erdhi kundërshtari i koalicionit, siç po shprehet vetë tani, duke çuar pa asnjë keqardhje komunën e Besianës në zgjedhje dhe me çka dëmtohet rëndë buxheti i Kosovës pa asnjë nevojë, shpërfaq tani qartë se:

Kështu u vendos pengesa e parë për mbijetesën e koalicionit, sepse kjo ishte sprovë tepër e shpejtë, e panevojshme, sidomos për një parti e cila gjithnjë prononcohet se ka aq shumë kuadro.

Sot kur LDK, botërisht distancohet nga programi qeverisës i përbashkët dhe i votuar, ndërsa si arsye për mocion e vendos theksin te “antiamerikanizmi” për diçka që poashtu botërisht dihet se nuk qëndron, është shumë më shumë se hipokrizi dhe padrejtësi. Respekt për ata zëra në LDK që edhe këto ditë gjetën guximin për të kundërshtuar, në cilëndo formë.

Qytetarët do ta vlerësojnë më së miri ku mbeti shpresa dhe nuk ka asnjë dyshim që zgjedhjet e ardhshme do ta rikonfirmojnë shumë më bindshëm këtë gjë.

Koalicionet mes partnerëve të dikurshëm, që na zhvatën e ngulfatën këto 20 vite, po vërtetohet se na qenkan të vetme të natyrshme.

Sot në konferencë për medie, në pyetjen e gazetarit për zgjidhjet e mundshme në këtë situatë Abrashi përgjigjet:

“Do të gjindet një zgjidhje kreative”??!!

Kreative, me ata që janë për taksën, apo ata që janë kundër(!!!!), apo me të gjithë ata, se me rëndësi është që të gjithë janë kundër V E T Ë V E N D O S J E S!

#tragjikomedi

E nesërmja do të vijë, prandaj kujdes për shëndetin dhe durim.

Deputetja e VV’së: Roli i Agim Veliut po e pamundëson koalicionin

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka deklaruar se roli i nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliut në negociatat për koalicion është vështirësues.

Kryeziu thotë se vazhdimisht Agim Veliu e ka pasur këtë tendencë e për këtë arsye ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë negociatave.

“Roli i Agim Veliu definivisht po e vështirëson dhe tendenca e tij e vazhdueshme është që ta bëjë këtë, ta vështirësojë një marrëveshje të mundshme nuk e di përse, por, këtë e ka bërë prej fillimit. Prej kur kemi parë që Agim Veliu ka filluar të dalë në skenë, kemi parë edhe probleme të vazhdueshme që janë paraqitur gjatë negociatave”, thotë ajo në Frontal.

Deputetja e LV-së nuk ka komentuar nëse kjo po bëhet për arsye se Veliu po tenton bashkëpunimin me ndonjë parti tjetër në koalicion, megjithatë, shton se këto qëndrime po e bëjnë të pamundur arritjen e marrëveshjes.

“Nuk e di a është kjo arsyeja, apo ka diçka përtej kësaj qe në do të duhet ta analizonim megjithatë arsye që janë të brendshme. Megjithatë, roli i tij është parë vështirësues kjo as nuk mund të mohohet është diçka që është parë dhe reflektuar vazhdimisht, vetë qëndrimet e tyre me statuse në rrjete sociale kanë reflektuar se po bëhet e pamundur arritja e një marrëveshje”, ka thënë e njejta

Nagavci harron sulmet që ua bënin të tjerëve: Do të kemi shumë takime tjera

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagvaci ka komentuar takimin e ish deputetit Xhelal Sveçlës me politikanin serb Marko Gjuriq, cili ditë parë kishte mohuar “Masakrën e Reçakut”. Mirëpo sipas Nagvacit pritet të ketë edhe takime të tjera, shkruan Periskopi.

“Një është e sigurtë. Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej”, ka shkruar ajo.

Tutje Ngavci ka shkruar se duhet sa më parë të bëhet konstituimi i Kuvendit dhe të formohet Qeveria.

Postimi i saj në FB:

Kërkesat e qytetarëve nga dhe për Lëvizjen VETËVENDOSJE! me të drejtë janë të shumta dhe të veçanta. Kjo është e pritshme, ne kemi vendosur tjera standarde dhe ato duhet e do t’i mbajmë lartë.

Qytetarët na besuan, tani do të na mbajnë përgjegjës, dhe bëjnë mirë. Është koha e fundit që në këtë vend të ketë llogaridhënie.

Një është e sigurtë.
Përfaqësuesit e Lëvizjes, tani gjithnjë më shumë e më shpesh do të marrin pjesë në takime e ngjarje në rajon dhe gjithandej.
Përfaqësimi e negocimi s’do të jetë gjithnjë i lehtë sepse shumë pazare e kompromise të dëmshme për Kosovën, si simbolet, Lista Serbe, Gjykata Speciale e dëme të tjera janë bërë tashmë.
Andaj dhe duhet të kemi besim e dinjitet, mbështetje e kujdes.

Ne në Lëvizje këtë e dimë mirë dhe secili që përfaqëson Lëvizjen dhe qytetarët mbron interesat e tyre, delegohet dhe raporton. Si gjithnjë jemi maksimalisht të përkushtuar e plotësisht të angazhuar që interesat e Kosovës t’i kemi në rradhë të parë.
Duhet sa më parë të konstituohet Kuvendi e të formohet Qeveria. Të filoi puna e të përfaqësohemi denjësisht si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Të jemi palë të barabarta si me miqtë ashtu dhe përballë atyre që s’na njohin e na mohojnë, sepse ne jemi realitet i padiskutueshëm.

 

Limaj tha se do ta kallnin Kosovën për disa vota, reagon Vetëvendosje

Periskopi.com Lajme

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka reaguar pas deklaratave të Fatmir Limajt se VV-ja do ta kallte Kosovën në rast se do t’i ndodhte fati i njëjtë si i tyre.

“Imagjinojeni që t’i kish ndodhë kjo Vetëvendosjes, ata e kishin kall Kosovë, ndërtesën e KQZ-së. Paramendojeni të ishin n’var për 60 vota fitorja e VV-së, çfarë do të kishte ndodhë në Kosovë”, ka deklaruar dje në një emision televiziv.

 

 

Ndërsa, deputetja reagoi përmes një shkrimi në Facebook duke dhënë shembullin e partisë “ORA”.

“Kryetari i NISMËS, dikur zyrtar i lartë i PDK-së, nuk e kishte pa të arsyeshme me reagu në situatën e ngjashme kur Partia Reformiste ”ORA” nuk e pat kaluar pragun. Sidomos nga fakti se për dallim nga tani, atëherë kishte pasur vjedhje “industriale” të votës e që dihet botërisht. Përkundrazi, sot, ai të paktën mundet me i falënderu aktivistët e VETËVENDOSJES! gardianët e votës që ishin më këmbëngulësit për të mbrojtur votën e të gjitha subjekteve politike pa dallim”, ka shkruar ajo.