Ky është nokauti më i rëndë që kemi parë për një kohë të gjatë – iu desh maska me oksigjen për t’u ngritur në këmbë

Periskopi.com Sporti

Dereck Chrisoras iu deshën vetëm dy runde për ta mposhtur Artur Szpilka në përballjen e tyre në kuadër të peshave të rënda në “02 Arena” në Londër.

Pas një rundi të parë të ngushtë, britaniku lansoi disa grushte brutale, derisa kundërshtari ishte krejtësisht i pashpresë i mbështetur në litarë.

Nokauti brutal ngriti menjëherë shqetësime pasi Szpilkas u desh t’i vendosej maska me oksigjen për t’u ngritur në këmbë.

Është një prej nokauteve më të rënda që kemi parë së fundmi.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/