Remi tregon pse tha se është ‘dëshmitar i dyshuar’ i Gjykatës Speciale

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, ka folur për paraqitjen e tij tek Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs, në Hagë.

Remi ka treguar në T7, se pse ka zgjatur shumë marrja e tij në pyetje në Holandë.

I pyetur se në çfarë cilësie është marrë në pyetje, ai ka ripërsëritur deklaratën e tij se është “dëshmitar i dyshuar”.

“Gjykata Speciale është speciale, edhe termet janë speciale”, ka theksuar ai.

“Unë jam dëshmitar, për të dëshmuar mbi strukturimin dhe të bëmat e luftës aty ku kam qenë”, ka treguar Remi.

Ai ka shtuar se mund të jetë edhe i dyshuar për ndonjë rast.

Remi ka treguar se Specialja interesohet sidomos për qendrat ndaluese të UÇK’së. 

Nuk ka term ‘dëshmitar i dyshuar’ në Kodin e Procedurës Penale, ashtu siç thotë Remi

Periskopi.com Lajme

Intervistimit maratonik të Rrustem Mustafës i ka ardhur fundi tek pas 16 orësh ballafaqimi më Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky ka qenë totali i kohës që Mustafa e ka kaluar brenda objektit për dy ditë, e kur ka përfunduar marrjen në pyetje të martën pas orës 19, ka insistuar se është ‘dëshmitar i dyshuar’, raporton KTV.

Megjithëse nuk tha asnjë fjalë për rastet për të cilat u pyet, ish-komandant i Remi, i ka cilësuar si “shumë serioze pyetjet” Por, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe gjithashtu në Rregulloren e Provave dhe Procedurës të miratuar nuk nga Gjykata Speciale, nuk ekziston termi “dëshmitar i dyshuar”.

Rregulli 30 përcakton se Prokurori i Specializuar merr në pyetje viktima, dëshmitar dhe të dyshuar. Gjithashtu bazuar në këtë rregullore dhe Listës së Avokatëve në të cilën është akredituar Arianit Koci, që mbron Remin, del se ky i fundit është i dyshuar për kryerje të veprave penale që bien në juridiksion të Gjykatës Speciale.

As të martën zyrtarë për media të Zyrës së Prokurorit të Specializuar këtu në Hagë nuk kanë dashur të flasin rreth pretendimeve të Prokurorisë dhe statusit të intervistimit të Rrustem Mustafës. Përndryshe nesër këtu në Hagë do të vijë një tjetër ish-komandant i UÇK-së, ai për Zonën e Drenicës – Sami Lushtaku.

Sikur Mustafa, ashtu edhe Lushtaku, i janë përgjigjur vullnetarisht ftesave për t’u intervistuar, derisa Prokuroria e Dhomat e Specializuara nisën dërgimin e ftesave dhe marrjen në pyetje tek në fund të 2018-s.