Shqipërina renditet në mesin e 25 destinacioneve të botës për turizëm

Periskopi.com Lajme

Me bukuritë e saj natyrore dhe pasuritë e shumta kulturore, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend turistik i preferuar për turistët e huaj si edhe vijon të renditet nga mediet e huaja ndër vendet që nuk duhen humbur për t’u vizituar. Si një destinacion turistik i njohur nga shumë turistë nga vende të ndryshme të botës, Shqipëria gjithnjë e më shumë po bën për vete turistë dhe vizitorë të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror.

Mund të mos jetë ende ‘Kroacia e re’, por edhe kjo është pjesë e qasjes, pasi kjo perlë ballkanike deri tani ka mbetur kryesisht jashtë vëmendjes”, shkruan ”Condé Nast Traveller”.

Gjithmonë do të gjendet ndonjë aventurier i guximshëm, i gatshëm për të qenë i pari. Kështu pra, në Alpet e virgjëra shqiptare, Katerina nga Bruklini dhe partneri i saj shqiptar menaxhojnë një shtëpi në fermë me pesë dhoma të quajtur “Hotel Rilindja”, një oaz komod mes majave dhe livadheve, ku gjatë mbrëmjeve ka festa me mish dhie të pjekur dhe troftë rezervuari të freskët”,shkruan kjo revistë, transmeton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.

Ose mund të shkoni në Rivierën Shqiptare për rërën e artë dhe ujin e kthjellët mes ngjyrës blu dhe të gjelbër që lag limane të thepisura. Në verë, plazhet janë të mbushura me njerëz që kanë ikur nga Tirana – por, në shtator ata janë përsëri në punë, ndërsa moti vazhdon të jetë Mesdhetar dhe Adriatiku i ngrohtë”, shton ajo.

Revista prestigjioze e rendit Shqipërinë mes 25 destinacioneve kryesore të botës për turizmin, ku përfshihen mes të tjerash edhe Stambolli,  Buenos Airesi, San Franciskoja, Polinezia Franceze, Japonia, Lisbona, Ibiza, Nju Jork, Siçilia, Korfuzi, Santorini, Budapesti dhe Barcelona.

Thethi – destinacion i pëlqyer në çdo stinë të vitit

Periskopi.com Lajme

Të paktë mund të jenë ata shqiptarë, të cilët nuk kanë dëgjuar për Bjeshkët e Namura. Bukuritë natyrore në Parkun e Thethit janë ndër më të rrallËt që mund të shohësh në vendin tonë.

Majat e Alpeve që shkëlqejnë prej rrezeve të diellit, pyjet e dendur të pishave, luleT e ndryshme dhe lumi i Thethit, e bëjnë fshatin e vogël me të njëjtin emër, një qendër te vërtetë të pasurisë natyrore dhe jo vetëm.

Thethi është një nga pikat turistike malore më të njohura në Shqipëri. Në mes të Bjeshkëve të Namura dhe pjesë e Parkut të Paqes, peizazhet natyrore por edhe mikpritja e njerëzve në këtë vend, tërheqin mijëra turist vendas e të huaj.

Turistet e parë në Theth vijnë që në orët e para të mëngjesit. Grupe të organizuara nisen drejt shtegut të majave të Ballkanit. Pjesë e tyre janë edhe dy zviceranet Sibly dhe Fritz.

“ Shqipërinë e zbuluam nëpërmjet një reviste. Kemi 4 ditë që qendrojme në Theth. Na pëlqen shumë thjeshtësia e këtij vendi dhe tani do të ndjekim rrugën për në majat e Ballkanit, shtegun drejt Valbonës. Njerëzit janë shumë të përzemërt”, shprehet Sibly.

Por ka edhe nga ata të cilët janë rikthyer serish në Theth. Hungarezët Adam dhe Laslu, të apasionuar pas motoçikletave thonë se do të rikthen sërish.

“Kemi udhëtuar mes Serbisë, Malit të Zi dhe tashmë jemi këtu, në këtë vend të mrekullueshëm. Është hera e dytë që e vizitoj Shqipërinë dhe mikpritja është fantastike. Askush nuk e di se sa e mrekullueshme është mikpritja shqiptare, por ju kam thënë të gjithëve se është më e mira në Europë. Do të kthehem sëerish, bashke me miqtë e mi këtë herë”, rrëfejnë ata.

E ndërsa në Theth, shtëpitë tradicionale janë duke u pakësuar shpejt, pasi vendin e tyre po e zënë bujtinat, ka edhe nga banorë të cilët përpiqen të ruajnë historinë e të parëve.

“Kjo është shtëpia e babës tim dhe është ndërtuar përpara 168 viteve. Jam munduar që të ruaj strukturën që ka pasur shtëpia më përpara”, shprehet Mark Zef Kaceku, banor i Thethit.

Por Thethi nuk ka vetëm bukurinë e natyrës. Muzeu etnografik i Dukagjinit, i ndërtuar në një shtëpi tipike të fshatit, është një prej objekteve që patjetër duhen vizituar.

“Këtu ka qenë votra ku gatuhej buka, ndizej zjarri dhe rrinin njerëzit. Zakonisht i pari i shtëpisë rrinte pranë zjarrit” , shprehet Zef Bardhi, studiues i entografisë.

Vizitorët nuk mungojnë as në kishën e vetme të Thethit, një ndër pikat me të njohura te fshatit të vogël malor.

Kjo kishë është një nga ndërtesat më të vjetra të Thethit. Ajo ka rezistuar 300 vite, ndërkohe qe ka patur funksione jo vetëm si kishë, por edhe si shkollë e maternitet.

‘Është djegur dy herë nga zjarri dhe është ndërtuar sërish nga thethianët. Herën e tretë e dogji komunizmi”, thotë, Gjergj Harusha, kujdestar i kishës.

Përballë kishës qëndron Kulla e Ngujimit, e cila është një ndër të paktat që është ruajtur prej qindra vitesh.

“Kjo kullë ka 4 shekuj që është ndërtuar. Ka funksionuar si për pajtimin e gjaqeve. Ka një shekull që nuk funksionin sepse nuk ekziston më kanuni i Lekë Dukagjinit”,. Thotë Sokol Koçeku ,trashëgimtar i Kullës së Ngujimit.

Por edhe pse ajo mban emrin Kulla e Ngujimit, ne të vërtetë kjo godine ka shërbyer për pajtimin e gjaqeve.

“Quhet kështu sepse nuk dihej nesh gjaqet do të pajtoheshin dot apo jo. Kjo kullë ka qenë si një gjykatë, që as lejohen të gjithë e as dënohen të gjithë”, rrëfen koçeku.

Nga Thethi, nuk mund te largohesh pa dëgjuar edhe tingujt e parë të muzikës në një kohë kur instrumentet nuk ekzistonin. Por si vegël muzikore përdorej një gjethe.

 

Alpet shqiptare destinacion i turistëve nga Evropa

Periskopi.com Lajme

Parku Kombëtar i Thethit pavarësisht motit të paqëndrueshëm të këtyre ditëve mbetet atraksion i preferuar nga turistët. Gjatë këtyre ditëve ky park është vizituar nga turistë të shumtë nga Europa të cilët kanë shijuar bukuritë natyrore të këtij vendi.

Gjithashtu turistët janë njohur dhe me atraksionet kryesore që ky park ofron në qendrën e vizitorëve e cila i ka ofruar atyre informacionin e duhur dhe gjithashtu kanë parë nga afër çdo gjë që ky park ofron nga natyre e deri tek flora dhe fauna.

Turistët e shumtë nga Europa gjithashtu kanë shijuar dhe shtigjet që ky vend ofron duke bërë hiking.

Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, po tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.

 

Fshati shqiptar, ndër 10 destinacionet më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2019

Periskopi.com Lajme

Janë zbuluar 10 destinacionet më të mira për të vizituar gjatë vitit 2019 në të gjithë botën e si për çudi, mes tyre, në këtë listë të shkurtër, është përzgjedhur edhe Ksamili ynë i bukur.

Këto që do të shikoni më poshtë janë destinacionet e preferuara dhe më të bukura që Booking.com sugjeron për vitin e ardhshëm.

Ksamili renditet në vendin e 9, ndërsa për të thuhet se është një fshat i vogël ishullor që ndodhet në jug të Shqipërisë dhe nga të gjitha anët cilësohet si një perlë.

Daily Mail shkruan: “I vendosur në jug të Rivierës Shqiptare, Ksamili ofron ujëra të kristalta dhe të kthjellëta, me plazhe e restorante të shumta.Pranë Ksamilit ndodhet edhe Syri i Kaltër, një liqen i vogël ku uji krijon ngjyra të shumta që të japin idenë e syrit, si dhe Butrinit, një qytet i vjetër, i futur në Vendet e Mbrojtura të UNESCO-s”.

Ksamili, Shqipëri