Dy tërmete të fuqishme në detin Jon

Periskopi.com Lajme

Dy tërmete të fuqishëm kanë rënë gjatë natës dhe mëngjesit në detin Jon.

Siç bëhet e ditur nga Shërbimi Europian i Gjeodezisë, tërmetet kanë qenë të shkallës së lartë.

I pari ka qenë 4.7 ballësh i shkallës Rihter, ndërsa i dyti 4.5.

Të dy tërmetet kanë rënë thuajse në të njëjtën zonë, pranë ishullit Zakynthos.

Deri më tani nuk njoftohet për dëme, por paniku mes banorëve ka qenë i lartë, shkruan syri.net.