Dezinfektohet në mënyrë vullnetare Kompleksi Memorial “Adem Jashari”

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj.

Postimi i plotë:

Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, nën menaxhimin e nivelit qëndror, gjegjësisht të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, është dezinfektuar në menyrë vullnetare nga kompania “Pastrimi”- Skenderaj, që ne si komunë kemi kontraktuar për të bërë dezinfektimin e objekteve institucionale lokale, arsimore, kulturore e sportive në komunën e Skenderajt.

Panik JO, Kujdes PO!

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/749361492267171

Mitrovica bëhet me kabinë për dezinfektimin e qytetarëve

Periskopi.com Lajme

Djemtë e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri, kanë sjellë donacion nga Holanda një kabinë për dezinfektimin e qytetarëve të Mitrovicës, e cila sot është vendosur në sheshin e qytetit afër QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”.

Gjatë testimit të kësaj porte mori pjesë edhe kryetari, Agim Bahtiri, i cili tha se komuna është duke marrë vazhdimisht të gjitha masat e duhura për mbrojtje nga ky virus, dhe se ky donacion është shumë i nevojshëm, pasi që do t’u mundësojë secilit qytetar që del të kryej dezinfektimin përmes kësaj kabine.

“Kjo është një kabinë dezinfektive që është marrë model nga Japonia me një teknologji të avancuar për dezinfektimin e secilit person që hyn aty. E kemi vendosur në shesh për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të dezinfektohen”, tha ndër të tjerash Bahtiri.

 

Pas mesnatës Suhareka filloi mobilizimin, dezinfekton QKMF-në

Periskopi.com Lajme

Pas rastit të parë me koronavirus në komunën e Suharekës, kryetari Bali Muharremaj ka ndërmarrë masa emergjente.

Muharremaj ka njoftuar se në orët e vona është bërë dezinfektimi i hapësirave të QKMF-së në këtë komunë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Po bëhet sërish dezinfektimi i hapsirave të QKMF-së në Suharekë.

Ne do ta kemi kujdesin e duhur por na ndihmoni edhe ju duke i kufizuar lëvizjet tuaja.

Bali Muharremaj

Shkollat e Suharekës obligohen me ligj të bëjnë dezinfektimin

Periskopi.com Lajme

Para fillimit të çdo viti të ri akademik, secili institucion shkollor është i obliguar që të bëjë dezinfektimin, dezinsektimin si dhe deratizimin, kushte këto sanitare për parandalimin e sëmundjeve te nxënësit.

Të obliguar me ligj janë edhe të gjitha institucionet tjera publike dhe ato private, raporton KTV.

Por këto masa parandaluese vetëm këtë vit kanë nisur të merren për bazë, pasi që me vite të tëra nuk janë kryer.

Njëjtë ka ndodhur në shkollën teknike “Skënder Luarasi” të Suharekës.

Këtë vit kryetari i kësaj komune mori vendim që 1 shtatori asnjë shkollë të mos e gjejë pa u kryer dezinfektimi.

Ndërkaq, institucionet e tjera shkollore, nëse nuk e kryejnë këtë obligim, i presin dënimet me gjoba dhe lëndët dërgohen në Gjykatë.

Komunës së Suharekës i gjithë dezinfektimi i ka kushtuar afër pesë mijë euro.

 

Nesër nis dezinsektimi në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Gjilani të martën nis me fazën e tretë të dezinsektimit, derisa u apelon bletarëve për kujdes.

“Me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insektet tjera të bezdisshme, Drejtoria e Shëndetësisë në Gjilan të fillon me fazën e tretë të dezinsektimit hapësinor nga 7 deri më 10 gusht. Drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se të gjitha kushtet atmosferike e mundësojnë realizimin sa më të mirë të fazës së tretë, e cila do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00”, thuhet në njoftimin për media të komunës së Gjilanit.

Komuna apelon bletarët që gjatë kohës sa do të zgjas dezinsektimi, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre në mënyrë që të mos rrezikohen nga preparati i dezinsektimit.

Ahmeti jep një lajm të mirë për dezinfektimin në Prishtinë, pas shumë ankesave për insekte

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se dy valë të dezinfektimit të qytetit kanë përfunduar dhe se edhe katër të tjera kanë mbetur të kryhen.

“Mirëpo, kur ka të reshura efekti është minimal. Valën e tretë ende nuk po e fillojmë sepse deri të merkurën pritet të ketë shi”, ka thënë Ahmeti,

“Në momentin kur kemi së paku një periudhë dyditore pa shi, Komuna fillon menjëherë valën e tretë sepse përndryshe efekti i dezinfektimit është i pavërejtshëm.

Krejt regjioni ku ka shi si këtë sezonë po ballafaqohet me të njëjtin problem. Komuna e Prishtinës përmes drejtorisë së shëndetësisë do te ju mbaj të informuar për oraret”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, qytetarët e kryeqytetit po vazhdojnë të kenë probleme me insektet apo mushkonjat, ku kjo dukuri është vërtet shqetësuese  sidomos te pasojat e pcikimit të tyre tek fëmijët.