Federata Gjermane e Futbollit i kundërpërgjigjet Ozilit: Ne mbajmë një pjesë të fajit, por nuk jemi racist (Foto)

Periskopi.com Sporti

Mesut Ozil të dielën bëri të ditur që më nuk do ta veshë fanellën e kombëtares gjermane pas trajtimit që iu bë atij pasi u publikua një foto me Erdoganin

Mesfushori i Arsenalit ka regjistruar 92 paraqitje me ‘Panzerët’ dhe në vitin 2014 u shpall kampion bote, transmeton Periskopi.

Ozil të dielën bëri të ditur vendimin e tij për pensionim nga kombëtarja, derisa sot ka ardhur reagimi zyrtar i Federatës Gjermanet të Futbollit.

“Fotot me presidentin turk Erdogan ngritën shumë pyetje në shoqërinë gjermane. Ne pranojmë se DFB mban një pjesë të fajit për këtë.

Related image

“Na vjen keq që Mesut Ozil kishte ndjenjën se ai nuk ishte i mbrojtur mjaftueshëm nga sloganet raciste – siç ishte dikur Jerome Boateng.

“Por, ishte e rëndësishme që Ozil të jepte përgjigje për temën, siç bëri Ilkay Gundogan pavarësisht rezultatit në Kupën e Botës në Rusi. Në DFB, ne fitojmë dhe humbasim së bashku, të gjithë si një ekip.

“DFB do të ishte i lumtur nëse Mesut Ozil do të mbetej pjesë e skuadrës, por ai vendosi të mos bëjë kështu.

“Ne e respektojmë atë dhe është një shenjë e respektit që i lëmë disa nga deklaratat, por se ne nuk pajtohemi me përmbajtjen dhe tonin pa komente në publik.

“Ne refuzojmë fuqishëm çdo lidhje të DFB-së me racizmin. DFB ka qenë shumë e përfshirë në punën e integrimit në Gjermani për shumë vite.

“DFB-së i vjen keq për largimin e Mesut Ozil nga skuadra kombëtare, por kjo nuk e ndryshon vendosmërinë e shoqatës tonë për të vazhduar punën e suksesshme integruese,”. /Periskopi/