Ministria del me një njoftim pas rrëshqitjes së dheut në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Periskopi.com Lajme

Kushtet atmosferike kanë ndikuar që të ketë rrëshqitje të dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Kjo ka shkaktuar dëme tek disa makina të cilat po kalonin rrugës, por nuk ka pasur lëndime në njerëz.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka pasur rrëshqitje anesote të dheut. Për pasojë, në njërin shirit rrugor në drejtim të Shqipërisë (në hyrje të Vërmicës), janë paraqitur vështirësi në komunikacion, me c’rast disa makina që ndodheshin në ate pjesë në kohën kur ndodhi rrëshqitja kanë pësuar dëme të vogla materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar në mesin e pasagjerëve”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kompanitë e kontraktuara, në mbikëqyrje të përgjegjësve nga ministria, kanë intervenuar në vendin e ngjarjes dhe për shkaqe të sigurisë, njëri shirit, bashkë me atë ndihmës janë mbyllur për qarkullim. Vendi është sinjalizuar sipas standardeve të kërkuara dhe kompania do të mbetet në kujdestari gjatë gjithë kohës. Bëjmë thirrje tek të gjithë pjësëtarët ne komunikacion, të shtojnë kujdesin gjatë qarkullimit në këtë aks rrugor, me qëllim të evitimit të dëmtimeve nga situata të ngjashme. Ministri Lumir Abdixhiku, lut qytetarët që tu përshtaten kushteve atmosferike, përderisa siguron se rrugët do të jenë të hapura në vazhdimësi për gjatë gjithë sezonit dimëror”

 

 

Tërmete, përmbytje e rrëshqitje dheu – Çka po ndodh kështu në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ashtu siç ishte paralajmëruar, reshjet e shiut e kanë përmbysur totalisht situatën ku pas tërmeteve që shkaktuan dëme kolosale, vendi është përfshirë nga rrebeshet dhe stuhitë.

Gjatë natës së kaluar, reshjet kanë shkaktuar një sërë problemesh në kryeqytet ku autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar për shkak të përmbytjeve ndërsa qarkullimi I mjeteve është bërë përmes aksit të vjetër Maminas-Vorë.

Ndërkohë në very të vendit reshjet e shiut kanë shkaktuarproblem në disa fshatra të Dibrës duke I lënë pa energji elektrike. Rruga Burrel-Milot ka paraqitur problem në qarkullimin e mjeteve pasi një masiv shkëmbor është shembur duke penguar qarkullimin normal në Shkopet.

Siç e raportuam më herë, problem ka pasur gjatë natës dhe mënfgjesit të sotëm në Fushë-Krujë dhe Laç ku lumi Zezë ka dalë nfga shtrati duke përmbysur shtëpi dhe biznese e shkaktuarproblem serioze në qarkullimin e mjeteve. Ndërsa në Laç përroi I qyteti ka shkaktuar kaos në rrugë pas daljes nga shtrati duke marrë me vete gjithçka.

Në Lezhë situata paraqitet përafërsisht e njëjtë që prej pasditës së djeshme kur rrugët e qytetit në disa zona janë përmbytur, si dhe ka pasur problem në qarkullim.

 

 

Shembje dheu në Prishtinë, ndërprehet mësimi në një shkollë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Në rrugën ‘Qamile Jaka’ në Prishtinë, mbrëmë ka filluar shembja e dheut, ku dyshohet se ka ndodhur për shkak të shpërthimit të një gypi të ujësjellësit.

Sipas drejtorit të Inspeksionit, Adonis Tahiri tha se sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit

“Sipas zyrtarëve të emergjencave shkaktar mund të jetë shpërthimi i një gypi të ujësjellësit, në këtë rast kompania ka leje ndërtimi, pilotat janë të vendosur”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, përballë vendit ku ka ndodhur shembja e dheut, në të cilën kanë filluar punimet, ndodhen objekte në të cilat banojnë qytetarët.

Kurse, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, ndërprehet mësimi.

Ky është personi që e zuri dheu në vendin e punës në Prishtinë, ja gjendja shëndetësore

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme në lagjen ‘Arbëria ‘ një punëtor gjersa ishte duke punuar në një kanal, është aksidentuar nga rrëshqitja e dheut.

Punëtori i zënë nën dhe është Fehmi Bajrami, 35 vjeçar nga fshati Hajvali, baba i tre fëmijëve.

Indeksonline ka kontaktuar me vëllain e tij, Bekim Bajrami i cili ka treguar për gjendjen e Fehmiut.

Ai ka thënë se vëllau i tij për momentin është në koma dhe në rrezik për jetë.

Tutje, Bekimi ka treguar që Fehmiu ka qëndruar nën dhe 30 minuta dhe si pasojë e kësaj, ai ka pësuar ndrydhje në mushkëri dhe dëmtime në kokë.  Është dashur intervenimi i një bageri për ta nxjerrë 35 vjeçarin.

Fehmi Bajrami për momentin gjendët në repartin e emergjencës në QKUK.

 

 

Ministria e Infrastrukturës bën apel për kujdes në aksin rrugor Dragash-Restelicë

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastukturës dhe Transportit njofton se në aksin rrugor Dragash – Restelicë (R113), përkatësisht në fshatin Krushevë, ka ndodhur një rrëshqitje e dheut sonte rreth orës 20:30.

MIT njofton se, kompania e mirëmbajtjes është duke punuar në pastrimin e tërësishëm të kësaj zone, përderisa njëra korsi tashmë është lëshuar për qarkullim.

“Pjesa e rrugës, në të cilën po kryhen punimet është shenjëzuar me sinjalistikë paralajmëruese dhe lusim qytetarët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment deri në përfundim të pastrimit të tërësishëm të terrenit”, thuhet në njoftim./KosovaPress/

Rrëshqet dheu në Restelicë, Policia konfirmon për Periskopin se nuk ka të lënduar

Periskopi.com Lajme

Në rrugën Restelicë- Dragash në orët e vona të mbrëmjes sot ka rrëshqitur dheun duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Kjo u konfirmua për periskopin nga togeri Vesel Gashi, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren.

“Po është e vërtetë që ka ndodhur rrëshqitja e dheut si pasojë e shkrirjes së borës dhe kushteve atmosferike andej. Kompania e mirëmbajtjes së rrugës është në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet policore, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Rrëshqitja ka shkuar në hyrje të fshatit Krushevë që gjendet në mes të Restelicës dhe Dragashit. Ekipet ende janë në vendin e ngjarjes duke pastruar rrugën për ta liruar për qarkullim.

Periskopi sjellë foto nga vendi i ngjarjes:

Rrëshqitje dheu në Zubin Potok

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, para pak minutash ka njoftuar se rruga që lidhë Zubin Potokun me fshatin Dren, ka pësuar rrëshqitje sot pasdite.

“Fillimisht për të rritur sigurinë për pjesëmarrësit në komunikacion, është sinjalizuar vendi me shenjat që paralajmerojnë rrezikun, ndërsa kompania ka filluar të marr masat për sanimin e rrëshqitjes, dhe kthimin e normalitetit në ketë segment rrugor”, ka njoftuar ai përmes rrjetit social Facebook.

Lekaj ka apeluar që të gjendet rrugë alternative dhe vetëm nëse nuk ka opsion tjetër të frekuentohet ajo rrugë, deri në zgjidhjen e problemit.

Vdesin 10 persona nga rrëshqitja e dheut në Brazil

Periskopi.com Lajme

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar në një zonë kodrinore në Brazil, ku rrëshqitja e dheut mbyti 10 persona, në mesin e të cilëve besohet se ndodhej të paktën një fëmijë. Rrëshqitja ndodhi në rajonin e qytetit më të madh të vendit, Rio de Janeiro, në orët e para të së shtunës, dy ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Një copë e madhe dheu rrëshqiti dhe zuri disa shtëpi në qytetin Nieroi, siç deklaruan zjarrfikësit lokalë. Shumë vullnetarë janë bërë bashkë me zjarrfikësit dhe personelin e policisë, duke krijuar një zingjir për ta larguar baltën dhe pjesët e thyera të mureve. Rrjeti i lajmeve “Globo” njoftoi se ekipet e shpëtimit po punojnë në heshtje, në mënyrë që ta dëgjojnë ndonjë zë të njerëzve që kanë mbetur të ngujuar.

Përveç kësaj, u montuan edhe disa shtylla ndriçimi në mënyrë që kërkimet të mund të vazhdojnë gjatë natës të shtunën e deri të dielën në mëngjes. Mediat lokale raportuan se 11 persona janë shpëtuar deri tash, duke përfshirë dy fëmijë. Shumica e tyre u gjetën me ndihmën e qenëve të trajnuar për nuhatje. Mendohet se përpos shtëpive, në mesin o objekteve të zëna nga dheu ishte edhe një piceri.

Rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet janë të shpeshta në Brazil. Rrëshqitja më vdekjeprurëse kishte ndodhur në vitin 2011, kur nga rrëshqitjet e dheut në shumë vende kishin vdekur afërsisht 1000 njerëz, shkruan “BBC’’.