Kompanitë kineze dhurojnë 2 milionë euro për të prekurit nga tërmeti

Periskopi.com Lajme

Dy kompani kineze kanë dhuruar 2 milionë euro për të ndihmuar të pastrehët dhe të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Me anë të një postimi në Twitter kanë bërë me dije se ushqim, ujë batanije dhe tenda janë dërguar gjithashtu për të gjithë të prekurit.

“Në jemi me popullin shqiptar”, thonë ata.

“Ne jemi me popullin shqiptar. Kompanitë kineze dhurojnë 2 milion euro për të ndihmuar rajonet e goditura nga tërmeti në Shqipëri”.Gjithashtu, ushqim, ujë të pijshëm, batanije dhe tenda u dërguan atyre në nevojë”, shkruhet në postim.

500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti i kanë dhuruar ipeshkvit italianë

Periskopi.com Lajme

Tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit goditi fort Shqipërinë dhe solidarizoi Botën.

Të shumtë kanë qenë iniciativat e njerëzve të njohur, ku donacionet për të prekurit nga tërmeti vijojnë të mbërrijnë.

Së fundmi, një shumë prej 500 mijë eurosh është dhuruar nga Kryesia e Konferencës së Ipeshkvijve italianë, për viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë në 26 nëntor, me epiqendrën e tij midis Shijakut dhe Durrësit.

Donacioni do të bëhet përmes “Caritas Italia”, i cili do t’i raportojë Shërbimit për Ndërhyrje Bamirëse në favor të Botës së Tretë.

Dëmet që ka lënë pas tërmeti i së martës janë të mëdha dhe shumë njerëz nuk do të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Qytetet më të prekur janë Durrësi dhe Thumana, 40 km në veri të Tiranës.

Teksa lëkundje janë ndjerë edhe në qytete si Krujë, Lezhë, Laç, Lushnje, Fier dhe Tiranë. Deri më tani raportohet për 49 të vdekur si dhe 900 të plagosur. Numri i të pastrehëve mendohet të jetë rreth 2 mijë persona./Ora News/

Zyrtarët e AKP-së dhurojnë gjak

Periskopi.com Lajme

Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizojë në zyrën qendrore të saj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut nga zyrtarët e AKP-së, në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të Kosovës.

“Agjencia, si në të kaluarën, edhe kësaj radhe do të tregojë gatishmërinë e saj në mbështetje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe qytetarëve në nevojë”, thuhet në njoftimin e AKP-së.