Ambasadori amerikan në Beograd pret që dialogu Kosovë-Serbi të jep rezultat para zgjedhjeve në SHBA

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se SHBA-të do vazhdojnë të punojnë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi.

Godfrey ka thënë se presin që procesi i dialogut të ketë përparim para zgjedhjeve në Amerikë.

“Ne presim që përpara zgjedhjeve në SHBA të ketë përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, pasi përparimi është absolutisht i nevojshëm për stabilitetin në rajon. Kjo është arsyeja pse ne do vazhdojë ta mbështesim atë”, ka deklaruar ambasadori amerikan, shkruan ‘Novosti’, përcjell lajmi.net.

I pyetur nëse mund të shihet rezultati i dialogut në vjeshtën e ardhshme, ai ka thënë se shpreson në një gjë të tillë.

Sa i përket pikëpamjes së Moskës për këtë proces, ambasadori rus, Aleksander Bocan Harshenko ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Prishtinës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun mirëpo pret heqjen e taksës. Përkundër kësaj, ai tha se do të punojnë për të tërhequr njohjet ndaj Kosovës dhe për të mos lejuar anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.

Kurtit nuk i bëhet vonë për dialogun, por Perëndimi këtë çështje e ka me urgjencë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që synon të bëhet kryeministër i ardhshëm i vendit, Albin Kurti ka deklaruar sot se nuk i bëhet vonë për dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit, dialog ky që për qëllim ka normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve.

Në një intervistë për Deuche Welle, Kurti tha se çështja e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian nuk është ndër prioritetet e Qeverisë së ardhshme.

“Është e vërtetë që fusha e dytë e bisedimit është raporti ynë me Serbinë dhe raportet midis shteteve në Ballkanin Perëndimor. Ne si Lëvizje Vetëvendosje jemi dakord me LDK dhe me partnerët tanë gjermanë dhe evropianë për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian, sa më parë aq më mirë. Por e dimë që nuk do të ndodhë së shpejti. Ne nuk shkojmë si shtet në Bashkimin Evropian, por e ndërtojmë Evropën brenda nesh, prej nesh”, ka deklaruar Kurti.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar edhe rishikimin e 33 marrëveshjeve të arritura përgjatë dialogut gjashtëvjeçar, shkruan Periskopi.

Por bashkësia ndërkombëtare, u ka bërë vazhdimisht thirrje institucioneve të vendit që të trajtojnë me prioritet çështjen e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Se perëndimi është  shumë i interesuar që sa më shpejt të përmbyllet çështja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, ka treguar së fundmi edhe gatishmëria e ShBA-së dhe Francës për përfshirjen e drejtpërdrejt në bisedime.

Njëjtë sikurse Trump, edhe Macron kishte shprehur interesin e Francës që të përfshihet në dialog, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Edhe Gjermania në vazhdimësi ka qenë e pozicionuar në thirrjet për rifillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të këtij muaji zyra e kancelares gjermane Angela Merkel, ka bërë thirrje që palët t’i rikthehen dialogut sa më shpejt.

“Qeveria Federale mbështet fuqimisht përpjekjet e BE-së për promovimin e normalizimit të raporteve midis Serbisë dhe Kosovës. Pritjet tona janë në interes të dy vendeve, që ky dialog të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur, nën përkujdesjen e Përfaqësuesit të Lartë të sapoemëruar dhe ekipit të tij”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë gjermane.

E për dallim kandidati për kryeministër që nuk e sheh me prioritet këtë çështje, shefi i Ri BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Joseph Borell.

Në fjalën e tij hyrëse përpara Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian Borrell tha se një nga prioritetet e tij në pozitën që po merr përsipër, do të jetë edhe Ballkani Perëndimor.

Ai përmendi arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, përderisa premtoi angazhim maksimal për arritjen e saj.

“Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje, është çështje e rëndësishme. Do të bëj gjithçka që ta përmbush këtë prioritet. Në fakt vizita ime e parë do të jete në Prishtinë”, ka deklaruar Barrell.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ,sot deklaroi  se vendi i tij është për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja  sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Fakti është që së pari duhet të formohet Qeveria në Prishtinë. Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti dhe dialogu të rivendoset”, tha ai.

Pozicioni i Kosovës karshi kësaj çështje nuk është aspak i kënaqshëm. I njëjti u përkeqësua pas vendosjes së takës 100 përqind ndaj produkteve serbe, vendim ky që u mor nga kryeministri tashmë në detyrë Ramush Haradinaj më 21 nëntor të vitit të kaluar.

Taksa ndikoi në pezullimin e dialogut, ndërsa që nga vendosja e saj, thirrjet ndërkombëtare për heqjen e takës vetëm sa janë intensifikuar.

Tarifa 100 përqind  u vendos si kundërpërgjigje ndaj fushatës së egër të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Albin Kurti dje deklaroi se gjatë bisedimeve për harmonizimin e  programit qeverisës me LDK-në, janë dakorduar që taksa të zëvendësohet me reciprocitet.

Sipas Kurtit, së pari do të vendoset reciprociteti e më pas të hiqet taksa.

Kujtojmë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë konsiderohet jetik sa i përket të ardhmes evropiane të vendit. Paralajmërimet e ShBA-së dhe vendeve të BE-së janë të qarta, që në rast të  ngecjes në përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, Kosova rrezikon të mbetet e izoluar në të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me integrim evropian. /Periskopi/

 

 

 

Lista Serbe takohet me emisarin e Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka ftuar në takim për sot në Berlin, krerët e Listës Serbe.

Siç i është konfirmuar Klan Kosovës, takimi do të mbahet në Ambasadën amerikane në kryeqytetin gjerman aty ku Grenell është ambasador.

Pos me Grenell ishin paralajmëruar edhe takime të delegacionit të LS-së në Berlin me zyrtarë të lartë të Qeverisë së kancelares Angela Merkel.

Tema kyçe të bisedimeve do të jenë mundësia që Lista Serbe të jetë pjesë e Qeverisë në ardhje të Kosovës si dhe mundësitë e rinisjes së dialogut kosovaro-serb që është ndalur tash e një vit.

Vjosa Osmani provon ta qetësojë ambasadorin Sardi pas fjalëve të Kurtit: Dialogu Kosovë-Serbi ka rëndësi

Periskopi.com Lajme

Kandidatja e LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit dhe nënkryetarja e parë e kësaj partie, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardin.

Osmani ka falënderuar ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe ndihmën e deritashme që vendi i tij i ka dhënë Kosovës.

Më tej, LDK njofton që znj.Osmani e ka njoftuar Sardin edhe për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së dhe VV-së që po provojnë të lidhin koalicion qeveritar mes tyre, shkruan periskopi.

“Znj. Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.” – bën të ditur LDK, ndoshta duke reflektuar shqetësimin e Italisë për qëndrimet e z.Albin Kurti, që në javët e fundit është munduar të relativizojë çështjen e dialogut.

Më tej, Sardi thuhet të ketë uruar Osmanin për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe se ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj procesve me rëndësi në Kosovë.

Ky është njoftimi i plotë nga LDK në Facebook:

Sot, nënkryetarja e LDK-së, dr. Vjosa R. Osmani, takoi Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Znj. Osmani falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese. Njëkohësisht, znj. Osmani e njoftoi Ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës. Znj. Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ambasadori Sardi uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë. /Periskopi

Mogherini dhe liderët e Ballkanit Perëndimor mbështesin vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka pritur mbrëmë në një darkë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Siç bën të ditur zyra e Mogherinit në takim iu dha mbështetje vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjes së një  marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.

“Të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor konfirmuan angazhimin e tyre të fortë për perspektivën e BE-së, duke theksuar se puna për reformat vazhdon, siç janë bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

Mogherini dhe drejtuesit e Ballkanit Perëndimor shprehën solidaritet me Shqipërinë pasi vendi u godit nga një seri tërmetesh të forta këtë fundjavë.

Edhe Gjermania e do një përfaqësues të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi

Periskopi.com Lajme

Angela Merkel dhe Emmanuel Macron, janë pro kthimit në tavolinë të bisedimeve dhe pajtimit, Kosovë – Serbi.

Njerëz të afërt të kancelares gjermane, Merkel dhe presidentit francez, Macron, siç i është konfirmuar klankosovës nga Berlini, kanë nisur bisedat për kapitullin e ri të këtij procesi.

Dyshja kryesore e Evropës do t’i shkojnë prapa Amerikës, për ta emëruar një të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë – Serbi, disa javë pasi Uashingtoni e bëri Mathew Palmer, emisar special për Ballkanin Perëndimor.

Pala gjermane ka interes që kjo pozitë t’u takojë atyre sipas mundësive dhe emërimit të bëhet i ditur pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Ndërkaq, javë më parë, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Mathhew Palmer, ka deklaruar se është i bindur se mund të arrihet një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe që SHBA-ja do ta mbështes një qeveri të Kosovës, e cila është e përkushtuar për dialog.

“Ideale do të ishte që kjo të jetë në bazë të njohjes së ndërsjellë. Vetëm pasi të dy palët të kthehen në tryezën e bisedimeve, ne do të jemi atje si partnerë në kërkim të një marrëveshje që do të jetë e pranueshme për të gjithë, e qëndrueshme dhe e drejtë dhe që do të ndihmojë Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai.

Pompeo – Vuçiqit: Dialogu me Kosovën të përfundojë me njohje

Periskopi.com Lajme

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka takuar në New York presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku temë kryesore ka qenë Kosova. Sipas komunikatës së Departamentit të Shtetit, Sekretari Pompeo ka porositur që të vazhdojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë e i cili do të përfundonte me njohjen mes të dyja vendeve. Në anën tjetër, Aleksandër Vuçiq i ka thënë Sekretarit Pompeo, se ‘Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut, në momentin që Prishtina heq taksën e vendosur ndaj produkteve serbe’. Dyshja po ashtu kanë folur për të ardhmen ‘evropiane të Serbisë si dhe për rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë’, shkruan Periskopi.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i ka thënë presidentit serb Aleksandër Vuçiq se inkurajon Serbinë të fokusohet në strategjinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe në rifillimin e dialogut me Kosovës, bën të ditur, Departamenti i Shtetit, shkruan Periskopi.

Pompeo dhe Vuçiq kanë diskutuar për vizionin bilateral për stabilitetin, sigurinë dhe perspektiven e vendeve të Ballkanit Perëndimor  si dhe vazhdimin e mbështetjes së ShBA’së për të ardhmen evropiane të Serbisë.

“Sekretari Pompeo inkurajon Serbinë që të fokusohet në strategjinë e vazhdimit të reformave si dhe të rifillojë dialogu me Kosovën në mënyrë që të normalizohen raportet mes të dyja vendeve dhe që do të përfundonte me njohje reciproke”, thotë Departamenti i Shtetit në komunikatë, shkruan Periskopi.

Ja edhë komunikata e plotë e Departamentit Amerikan të Shtetit, nga takimi Pompeo – Vuçiq:

“Sekretari Michael R. Pompeo takoi sot në Neë York presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Sekretari Pompeo foli për raportet e ngushta mes ShBA’së dhe Serbisë. Sekretari dhe Presidenti Vuçiq diskutuan për vizionin bilateral në stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vazhdimin e mbështetjes së ShBA’së për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Sekretari Pompeo, inkurajoni Serbinë që të fokusohet në këtë pikë duke realizuar reformat e nevojitura si dhe të rinisë dialogu me Kosovën për normalizimin e raporteve mes të dyja vendeve e që do të përfundonte me njohjen reciproke. Sekretari ka potencuar se të dyja palët duhet të shmangin provokimet që mund të dëmtojnë procesin e normalizimit si dhe të tregojnë shpirt fleksibiliteti për të siguruar një marrëveshje që do të mënjanonte ngecjen e të dyja vendeve.”

Ndërkohë, Pompeo ka potencuar se ‘të dyja palët duhet të heqin dorë nga provokimet në mënyrë që procesi të normalizohet sa më shpejt si dhe në këtë process, të tregohet një ‘shpirt fleksibiliteti’ në mënyrë që të arrihet marrëveshja e nevojshme për të dyja vendet.

Gjatë takimit mes Vuçiq – Pompeo, sekretari amerikan i Shtetit ka folur për ‘marrëdhëniet e ngushta Serbi –SHBA’, thotë komunikata e Departamentit të Shtetit.

Pompeo më herët ka publikuar në llogarinë e tij në Tëitter një fotografi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ku ka shkruar se ‘normalizimi i raporteve me Kosovën do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen për Serbinë si dhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor’.

Pompeo dhe Vuçiq janë takuar në Neë York në jnë drekë pune në margjinat e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB’së për të diskutuar për situatën në Lindjen e Mesme.

Pas takimit me Pompeon, Vuçiq ka thënë se ai beson që ‘Amerika duhet të luajë rol më të madh në zgjidhjen e problemeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor’.

“Sa më përket mua, unë kam kërkuar në mënyrë më të thjeshtë dhe më të sinqertë, që administrate amerikane të ushtrojë një ndikim më të madh te shqiptarët e Kosovës që të heqin taksën që kanë vendosur para një viti. Nuk ka asnjë dyshim që ne kemi mbështetjen amerikane, sepse ata na duan neve, duke besuar se vazhdimi i dialogut me Prishtinën është tejet i rëndësishëm”, ka thënë Vuçiq.

Sipas Vuçiqit, ‘posa Prishtina ta heq taksën që ka vendosur ndaj produkteve serbe, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut”.

“Kam thënë se Serbia është e gatshme – pavarësisht agjendës së saj të brendshme politike – që kur ata ta heqin taksën ne do të vazhdojmë dialogun. Nuk ka rëndësi se cili është çmimi që do të paguajmë. Thash se jemi të gatshëm të bisedojmë dhe të shohim nëse ka hapësirë për ndonjë zgjidhje dhe këto zgjidhje nuk do të jenë të kënaqshme për asnjërën palë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Periskopi.

Vuçiq thotë se ia bëri me dije Pompeos se ‘shpreson që Amerika e kupton se e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve pasiqë janë dy kombet më të mëdha në Ballkan’.

“Le të gjejmë argumente për të ndërtuar paqe për popujt tonë sa më shpejt që është e mundur. Gjithashtu, kam folur edhe për rëndësinë e ruajtjes së vendeve tona të shenjta si kishat dhe manastirët në Kosovë”, ka thënë Vuçiq. /Periskopi/

 

 

 

Vuçiq: Vazhdimi i dialogut, jo para dhjetorit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka folur edhe rreth mundësisë së vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë drejtim, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq në New York, pas takimit me Pompeo ka thënë se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinë, në rastin më të mirë mund të rifillonte në fillim të dhjetorit.

Siç ka shtuar tutje Vuçiq, kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 6 tetor, megjithëse akoma nuk janë njoftuar.

Ndryshe, presidenti Vuçiq pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në New York, ka thënë se ka kërkuar nga administrata amerikane të ushtrojë ndikim më të fortë te shqiptarët e Kosovës për të hequr taksat e vendosura në nëntorin e vitit të kaluar.

Ndërsa sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe komunitetit transatlantik.

Pompeo këto komente i bëri pas një takimi në Nju Jork me presidentin serb.

“Një takim dreke produktiv me presidentin Vuçiq, rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe pranimit të Serbisë në BE. Normalizimi i raporteve me Kosovën, do të forcojë stabilitetin e Serbisë, të Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”, ka shkruar pas takimit sekretari Pompeo në Twitter.

Komandanti Suprem i NATO’s: Dialogu politik Kosovë-Serbi, garanci për stabilitet

Periskopi.com Lajme

Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s për Evropë, Tod Wolters në një intervistë për Radio Evropa e Lirë ka folur për marrëdhëniet e NATO-s me vendet e Ballkanit Perëndimor, raportin me Serbinë dhe shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Wolters tha se NATO-ja po shqyrton angazhimin e saj në FSK pas vendimit të institucioneve të Kosovës për ta shndërruar atë në ushtri, ndërkohë që bëri thirrje për rifillim të dialogut mes Kosovës e Serbisë pasi sipas tij, dialogu është e vetmja zgjidhje e qëndrueshme politike.

 

 

Radio Evropa e Lirë:Ju jeni emëruar në muajin maj të këtij viti Komandanti Suprem i Aleancës së NATO-s në Evropë. Cilat do të jenë aktivitetet kyçe në periudhën e ardhshme? Çfarë konsideroni prioritet të lartë në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor?

Tod Wolters: Një nga prioritetet e mia kryesore është zbatimi i strategjisë ushtarake të NATO-s të vitit 2019, e cila jep një vlerësim të përditësuar të gjendjes së sotme të sigurisë dhe shtrirjen e mbështetjes për të rritur gatishmërinë dhe ndërveprimin e forcave ushtarake në Aleancën. Unë inkurajoj të gjithë ushtarakët në Ballkanin Perëndimor që të komunikojnë hapur me njëri-tjetrin dhe që të marrin pjesë në stërvitjet me aleatët e NATO-s, gjë që përmirëson gatishmërinë dhe na lejon të gjithëve të mësojmë nga njëri-tjetri.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë e konsideroni gjënë më sfiduese në të ardhmen kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor?

Tod Wolters: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi për NATO-n dhe të gjitha kombet luajnë një rol të rëndësishëm në këtë.

NATO ka një histori të fuqishme në projektimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Forcat e NATO-s kanë mbajtur paqen në Kosovë që nga viti 1999. Ne kemi ndihmuar Kosovën të krijojë Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s.

Në Bosnje dhe Herzegovinë, selia e NATO-s në Sarajevë po mbështet reformën e mbrojtjes për më shumë se një dekadë. Ne gjithashtu kemi një zyrë në Shkup për të mbështetur reformën e mbrojtjes dhe kemi një zyrë në Beograd për të promovuar bashkëpunimin praktik me NATO-n.

Pavarësisht nëse duan që t’i bashkohen NATO-s, ne jemi të vendosur të ndihmojmë vendet e rajonit për të zbatuar reforma të rëndësishme për të mirën e të gjitha komuniteteve.

Radio Evropa e Lirë: Më 17 korrik keni pasur një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës zyrtare në Beograd. Cilat ishin temat kryesore për të cilat biseduat dhe cilat janë përfundimet kryesore?

Tod Wolters: Qëllimi i kësaj vizite ishte takimi me liderët serbë, forcimi i komunikimit dhe shqyrtimi i mundësive për të rritur bashkëpunimin NATO-Serbi nëpërmjet mbështetjes së reformave ushtarake serbe duke respektuar plotësisht neutralitetin ushtarak të Serbisë. Ky bashkëpunim siguron që forcat tona të jenë të gatshme dhe të shkathët për t’u përballur me mjedisin e sotëm kompleks të sigurisë.

Forcat e Armatosura Serbe gëzojnë konsideratë të lartë në misionet paqeruajtëse anembanë botës. Personeli juaj ushtarak demonstron qëndrueshmëri, ndjenjë detyre dhe vendosmëri për të përmbushur misionin.

Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi për NATO-n dhe Serbia luan një rol të rëndësishëm në këtë.

NATO e respekton plotësisht Serbinë dhe vendimin e saj për të mbajtur neutralitetin ushtarak. Është vendimi i Serbisë për të përcaktuar llojin e marrëdhënieve që dëshiron të ketë me NATO-n. Së bashku me Serbinë po punojmë për çështje praktike, siç është shkatërrimi i municioneve të vjetra dhe të rrezikshme dhe përgatitja civile në trajtimin e emergjencave natyrore. Gjithashtu, Serbia po ndihmon NATO-n në disa aktivitete, siç është trajnimi mjekësor i personelit ushtarak ushtarak irakian.

Partneriteti ynë është i mirë për Serbinë, i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe i mirë për NATO-n. Bashkëpunimi i përbashkët garanton siguri në Ballkan dhe në kontekst më të gjerë ndërkombëtar.

Radio Evropa e Lirë: Si mendoni, në cilin aspekt do të mund të përmirësohej bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe Serbisë?

Tod Wolters: Para së gjithash, më lejoni të falënderoj Forcat e Armatosura Serbe për ndihmën e tyre në përpjekjet paqeruajtëse në mbarë botën. Forcat e Armatosura Serbe janë një shembull se si Serbia kontribuon në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor përmes përkushtimit dhe profesionalizmit.

Forcat e Armatosura Serbe mbahen në konsideratë të lartë në misionet paqeruajtëse anembanë botës. Personeli juaj ushtarak demonstron elasticitet, ndjenjë detyre dhe vendosmëri për të përmbushur misionin.

Serbia është e njohur dhe shumë e respektuar në fushën e mjekësisë ushtarake dhe ka punuar me NATO-n për të trajnuar mjekët ushtarakë të Irakut, duke ndihmuar në arritjen e stabilitet në Lindje të Mesme.

Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet NATO-Serbi në sferën praktike, ne jemi duke pasur sukses. Si një vend partner, Serbia ka një nivel të lartë bashkëpunimi me NATO-n, dhe NATO respekton plotësisht politikën e Serbisë për neutralitetin ushtarak.

Bashkëpunimi NATO-Serbi varion nga reformimi i strukturave të sigurisë kombëtare dhe lehtësimi i fatkeqësive në bashkëpunimin shkencor dhe ushtrime të përbashkëta. Varet nga Serbia që të zgjedhë rrugën e saj për të zgjeruar bashkëpunimin me NATO-n në kuadër të Planit të Veprimit për Partneritet Individual. Besimi dhe respekti i ndërsjellë është thelbi këtu.

Radio Evropa e Lirë: Si presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin, deklaruan se e shohin Ushtrinë e Kosovës si “kërcënimi më i madh për Ballkanin”. A e sheh NATO-ja ushtrinë shumëetnike të Kosovës si kërcënimin më të madh për stabilitetin rajonal?

Tod Wolters: Siguria e të gjithë njerëzve në Kosovë është me rëndësi të madhe për ne. NATO është e pranishme në Kosovë përmes misionit tonë, KFOR-it, nën një mandat të qartë ndërkombëtar të OKB-së. Ne jemi atje për të krijuar stabilitet, paqe dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë paqësor për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, pas vendimit për kalimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ne tani po shqyrtojmë nivelin e angazhimit të NATO-s në FSK. Ndërkohë, mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë qëndrimet e NATO-s mbi Ushtrinë e Kosovës? A do të bashkëpunojë NATO-ja dhe në çfarë mënyre me Ushtrinë e Kosovës?

Tod Wolters: Misioni ynë i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor për 20 vitet e fundit dhe misioni ynë mbetet i pandryshuar, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne jemi atje për të mbajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe kjo është ajo që po bëjmë.

Në të njëjtën kohë, pas vendimit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, tani po shqyrtojmë nivelin e angazhimit të NATO-s në FSK. Ndërkohë, mandati ynë nuk ka ndryshuar dhe ne do të vazhdojmë misionin tonë paqeruajtës.

NATO mbështet plotësisht rifillimin e dialogut të sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin.

Radio Evropa e Lirë: A është NATO e shqetësuar lidhur me institucionet e sundimit të ligjit në luftën kundër krimit, kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës që është i populluar me shumicë serbe?

Tod Wolters: NATO është një aleancë ushtarake politike e ndërtuar mbi vlerat thelbësore. Siguria e të gjithë njerëzve në Kosovë është me rëndësi të madhe për ne. NATO është e pranishme për të krijuar stabilitet, paqe dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë paqësor për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë: Si do të komentonit bashkëpunimin ushtarak midis Serbisë dhe Rusisë sa i takon blerjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake?

Tod Wolters: NATO respekton plotësisht të drejtën e Serbisë për të marrë vendimet e veta dhe presim që të thellojmë partneritetin tonë të fortë. NATO tashmë ka marrëdhënie të forta me partnerët pa qenë anëtarë, përfshirë Austrinë, Irlandën, Finlandën dhe Suedinë (vetëm sa për të përmendur disa).

NATO respekton plotësisht të drejtën e Serbisë për të zgjedhur marrëveshjet e veta politike dhe të sigurisë. Serbia po jep kontribute të rëndësishme për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare që janë çelësi për një rajon të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.

Sa i përket blerjes së pajisjeve ushtarake, kombi duhet të vendosë se çfarë pajisje ushtarake duhet që të blejnë ata. Ndërveprimi i forcave tona të armatosura është thelbësor për NATO-n për kryerjen e operacioneve dhe misioneve tona dhe ne inkurajojmë partnerët që të blejnë pajisje që janë në përputhje me aleatët dhe partnerët.

Macron mbanë anën e Serbisë karshi dialogut me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet ta vizitojë Beogradin më 15 korrik.

Gjatë kësaj vizite, Macron do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq pasi të kthehet nga Moska, thonë burime të ‘Blicit’ serb.

Një nga temat e rëndësishme në mes dy liderëve, do të jetë Kosova, por vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rrugës evropiane të Serbisë.

Gazeta thekson, se Macron nuk do të vizitojë asnjë vend tjetër të rajonit përpos Serbisë dhe këtë e quan kuriozitet

“Është e pritur që Vuçiq dhe Macron të flasin për dialogun Kosovë-Serbi, dhe heqjen e taksës, por e rëndësishme është që do diskutohet edhe integrimi evropian i cili është një prioritet”, thotë burimi i ‘Blic’, nga qarqet diplomatike.

Po ashtu, të njëjtat burime thonë se Macron është aleat kryesor i Serbisë në problemin midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se lidershipi serb do ta përdorë atë.

Së fundi, Macron ka pasur një qëndrim negativ ndaj zgjerimit të BE-së, dhe për këtë çështje thuhet se do ia jap një mesazh të rëndësishëm presidentit serb

Analistët: Minimale gjasat që sivjet të arrihet një marrëveshje me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Dështimi i Samitit të Parisit ka shuar shpresat që të ketë përafrim të qëndrimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Njohësit e integrimeve evropiane thonë se gjasat janë minimale për arritjen e një marrëveshjeje brenda këtij viti, por që kanë qëndrime të kundërta në lidhje me përfshirjen e SHBA-së në dialog.

Njohësit e çështjeve politike thonë se dështimi i “Samitit të Parisit” ka shuar gjasat që të arrihet ndonjë marrëveshje eventuale e mes Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti.

Visar Xhambazi nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike thotë se për tu arritur një marrëveshje me Serbinë, përfshirja e SHBA-së në dialog duhet të jetë e pashmangshme.

“Mendoj se një gjë është e sigurt. Pa përfshirjen e SHBA në dialog nuk ka marrëveshje sepse BE-ja nuk ka kapacitet dhe unitet që ta krijoj një unitet të tillë. Si në çdo vend të botës Palestinë-Izrael, Iran apo Kosovë, përfshirja e SHBA e jep atë “vulën” e fundit që marrëveshja të jetë vitale dhe e qëndrueshme në kohë”, thotë për RTV Dukagjini Visar Xhambazi.

Njohësi i integrimeve evropiane, Demush Shasha, thotë se SHBA-ja nuk duhet të marr rolin zyrtarë në udhëheqjen e dialogut, pasi sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është problem evropian.

“Duke pasur parasysh dy elemente: Fqinjësia e mirë është një kriter zyrtar i Bashkimit Evropian dhe Kosova e Serbia kanë për synim strategjik Bashkimin Evropian. Prandaj nuk u shkon përshtati as Kosovës e as Serbisë që të ketë kushdo tjetër rolin kyç përpos Bashkimit Evropian”, tha Demush Shasha, përcjell Telegrafi.

Në fund të vitit të kaluar, presidenti amerikan Donald Trump, i pati dërguar një letër presidentit të Kosovës HashimThaçit, ku ndër të tjera i pati bërë thirrje për unitet në dialogun me Serbinë dhe që të dy vendet duhet ta shfrytëzojnë momentumin për arritjen e një marrëveshje, pasi në të kundërtën, sipas Trump do të ishte një kthim tragjik mbrapa.

A po e merr SHBA-ja rolin udhëheqës në dialogun Kosovë – Serbi?

Periskopi.com Lajme

Prishtina dhe Beogradi nuk e përjashtojnë mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të marrin rolin vendimtar në procesin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Fuqizimi i rolit amerikan, shihet si i domosdoshëm pasi që Bashkimi Evropian po konsiderohet si një partner më pak i fuqishëm për t’i drejtuar palët drejt një marrëveshjeje të mundshme.

Ndërkohë, edhe roli i Gjermanisë dhe Francës, po konsiderohet se është zbehur pas mosarritjes së mbajtjes së takimit të Parisit më 1 korrik, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel kishin planifikuar t’i ftonin palët në një takim të nivelit më të lartë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar të hënën në Prishtinë se pas, siç e ka quajtur ai, dështimit në Berlin dhe mosmbajtjes së takimit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Paris më 1 korrik, të dy shtetet, si Kosova ashtu edhe Serbia, kanë bërë hapa mbrapa në perspektivën e tyre.

Thaçi konsideron se pavarësisht zhvillimeve në rajon e më gjerë duhet të ketë unitet më të madh brenda në Kosovë.

“Për dështimin në Berlin dhe Paris, të dy vendet nuk kanë fituar bash asgjë, të dyja kanë bërë nga një hap mbrapa në perspektivën evropiane”, tha Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i bëri këto komente në konferencën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA).

Ai tha po ashtu se tash kur Bashkimi Evropian, sipas tij është më i dobët, duhet t’u bëhet thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një rol më aktiv në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Mendoj se duhet të jetë thirrje e jona për një rol më aktiv të SHBA-së dhe një koordinim më të mirë me Bashkimin Evropian, kur shohim se nuk ka një unitet brenda BE-së dhe kemi të bëjmë me një Bashkim Evropian më të dobësuar. Po ashtu, shohim edhe nga opinioni publik se besimi i qytetarëve për ketë proces për BE-në nuk kalon mbi 40 % ndërsa për SHBA-të mbi 80%, kështu që një koordinim i tillë do të mund të kishte sukses”, tha Thaçi.

Profesori i shkencave politike në universitetin Saint Mary në Londër, James Ker Lindsay, tha për Radion Evropa e Lirë se partneri kryesor në dialogun Kosovë – Serbi duhet të jetë Bashkimi Evropian, pavarësisht faktit se Uashingtoni tash për tash shihet si partneri vendimtar në këtë proces.

“Partneri kryesor duhet të ishte Bashkimi Evropian. Mirëpo pozita e BE-së në këtë rast është dobësuar. Pse? Ne jemi në fund të mandatit të Komisionit (Evropian) dhe personat dhe autoriteti që merret me këto bisedime janë duke u larguar. Ju keni ndarje të mëdha për këto çështje në Prishtinë për të ardhmen e dialogut. Papritur roli i SHBA-së bëhet rol udhëheqës, mirëpo çdo gjë duhet të bëhet për anëtarësim në BE. Anëtarësimi në BE duhet të jetë ajo çka e shtyn përpara gjithë këtë proces të dialogut”, tha Lindsay.

Ai konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kenë rol konstruktiv dhe pozitiv. E vetmja mënyrë, sipas tij, që gjërat të kryhen mes Prishtinës dhe Beogradit është që komuniteti ndërkombëtar të jetë i bashkuar dhe SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian të punojnë së bashku.

“Për momentin ne nuk po shohim një gjë të tillë. Ne po shohim ndarje brenda BE-së, po shohim dallime të mëdha mes vendeve të BE-së dhe SHBA-së. Gjermania dhe Britania e Madhe kanë një pozicion që nuk është i njëjtë me SHBA-në. Franca ka një pozicion tjetër. Komisioni Evropian ka një pozicion të ngjashëm me atë të SHBA-së, mirëpo Gjermania është kundër atij pozicioni të Komisionit Evropian. Për momentin asgjë nuk do të ndodh para se të kalohen këto ndasi”, tha Lindsay.

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se nuk është reale që vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialogun Kosovë-Serbi.

“Tash për tash nuk ka paralajmërime për çfarëdo ndryshimi të formatit të dialogut. Bashkimi Evropian e moderon këtë dialog”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se nëse arrihet marrëveshja eventuale, ajo duhet të verifikohet (miratohet) në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Në këtë fazë, tash nuk është paraparë që dikush nga ta të marrë pjesë në vet dialogun. Është vështirë e pritshme që vetëm Shtetet e Bashkuara të përfshihen në dialog dhe që askush tjetër të mos përfshihet. Kjo nuk është reale”, ka thënë Daçiq në një konferencë për gazetarë me shefen e diplomacisë së Norvegjisë, Ina Eriksen Soreide.

Sipas tij, për Beogradin është me rëndësi kyçe që të arrihet deri te zgjidhja me kompromis për çështjen e Kosovës, por që ajo zgjidhje nuk mund të jetë “me imponim”, gjegjësisht që Serbia ta pranojë Kosovën në gjithë territorin e saj.

“Serbia nuk po vë pengesa për vazhdimin e dialogut, ne vetëm po kërkojmë që të largohet pengesa ekzistuese, në mënyrë që të vazhdohet me dialogun”, theksoi Daçiq.

Daçiq ka vlerësuar se me shtyrjen e takimit të liderëve të Serbisë dhe Kosovës në Paris, “është lëshuar rasti që të zhbllokohet dialogu”.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përmbyllja e dialogut politik me Serbinë me arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obligative, që sipas tij, nënkupton njohje reciproke, është interes nacional i Kosovës.

“Nuk kam kurrfarë dyshimi që marrëveshja mund të arrihet këtë vit, marrëveshje ligjërisht obligative mes Kosovës dhe Serbisë, por nëse nuk ndodh, do të hyjmë në një fazë të rrezikshme të këtyre raporteve, e cila edhe mund të destabilizojë jo vetëm raportet tona si dy shtete, por edhe rajonin”, është shprehur ai.

Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme për dialog, në mënyrë që, siç është shprehur ai, njëherë e përgjithmonë të qartësohet raporti me shtetin e Serbisë.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka përmendur taksën prej 100 për qind, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

“Fatkeqësisht, situata dhe zhvillimet e fundit nuk janë aspak premtuese. Gjërat nuk po lëvizin fare dhe aktualisht jemi duke vendnumëruar, përkundër iniciativave të fundit për të zhbllokuar dialogun, rezultati është zero. Mungesa e dialogut dhe perspektivës për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, është rreziku ma i madh i mundshëm për sigurinë e stabilitetin për të dy vendet dhe rajonin”, ka shtuar Thaçi.

Në hulumtimin që ka bërë Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka dalë se 32 për qind e qytetarëve të Kosovës e kanë përkrahur ndryshimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Thaçi ka ritheksuar që opsioni i ndryshimit të kufirit apo demarkimit të kufirit, ka siguruar përkrahjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, përkundër asaj që Thaçi e ka konsideruar fushatë negative të partive politike ndaj këtij skenari.

Por, ideja e Thaçit, për korrigjim apo demarkacion të kufirit me Serbinë, nga spektri opozitar në Prishtinë po konsiderohet edhe si opsion që mund të çojë në ndarje dhe ide për shkëmbim të territoreve.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në anën tjetër se plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës ka dështuar, mirëpo sipas tij, ideja për këtë çështje ende është e gjallë./rel/

Ish kancelari gjerman me zgjidhje të frikshme: Ta pranojmë njëherë Serbinë në BE, e më pas merremi me Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder deklaroi sot në konferencën “World Minds” në Beograd, se është më e lehtë të pranohet së pari Serbia në BE dhe pastaj të adresohet çështja e Kosovës.

“Sipas mendimit tim, zgjidhja më e lehtë është të pranohet së pari Serbia në BE, dhe pastaj të shqyrtojmë zgjidhjen e mundshme të Kosovës”, tha ish-kancelari gjerman.

Por, presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu përgjigj atij se fatkeqësisht kjo nuk do të ndodhë dhe se “të gjithë janë të humbur në kohë dhe hapësirë”.

“Kemi biseduar për këtë pothuajse pesë orë dhe më pas kam marrë një mesazh. Ne duhet ta përshpejtojmë zgjidhjen, për të rritur përpjekjet për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Prishtina nuk mund të konsolidohet pa Serbinë dhe ne do të bëjmë më të mirën për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, tha Vuçiq, transmeton kp

Vjosa Osmani takim me zyrtarët kroatë, flasin për liberalizimin e vizave dhe dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Drejtuesja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, Vjosa Osamni, ka takuar sot një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme kroate.

Në kuadër të këtij takimi ata kanë biseduar rreth procesit të zgjerimi të BE-së, me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, procesin e liberalizimi të vizave për Kosovën dhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.

Këtë e bëri të ditur vet deputetja Osmani përmes një postimi në facebook.

“Sot në Kuvendin e Kosovës prita delegacionin nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kroacisë, udhëhequr nga Ndihmës Ministri për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Miroslav Papa. Diskutuam rreth procesit të zgjerimit të BE-së, me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe për dialogun Kosovë-Serbi”, shkruan deputetja e LDK-së. /Periskopi

Mogherni e mban dialogun Kosovë-Serbi, e jo Merkel e Macron siç thoshte Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Me tu kthyer nga Samiti i Berlinit, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia kanë marrë dialogun përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit.

Nuk e ka sqaruar qartë se në çfarë kuptimi thotë se ia kanë marrë, nëse kësisoj vetëm figurativisht. Kryeministria nuk i është përgjigjur interesimit të portalit Koha.net për këtë çështje.

Por zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, mohon se dialogu është marrë në ndonjë formë nga zyra e Federica Mogherinit. Ajo në një përgjigje për Koha.net thotë se mirëpresin takimet që lehtësojnë dialogun, mirëpo dialogu udhëhiqet vetëm nga Përfaqësuesja e Lartë, e mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Kocijançiq ka thënë se çdo takim në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE është i dobishëm dhe mund të jetë një kontribuues.

“Dialogu lehtësohet nga Përfaqësuesja e Lartë, e mandatuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Çdo takim në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE është i dobishëm dhe mund të jetë një kontribuues, por dialogu është ai i lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Edhe Jeta Krasniqi nga KDI, thotë se Berlini zyrtar ka bërë të ditur që roli i tyre dhe i Francës në Samitin e Berlinit dhe atë të Francës është ofrimi i mbështetjes së procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në rolin e ndërmjetësuesve të BE-së.

“Berlini zyrtar ka bërë të ditur që roli i tyre dhe i Francës në Samitin e Berlinit dhe atë të Francës është ofrimi i mbështetjes së procesit të dialogut Kosovë-Serbi, në rolin e ndërmjetësuesve të ndërmjetësuesit pra të BE-së”, ka thënë ajo.

E, deklaratat se tema e kufijve është hequr nga tavolina e bisedimeve nuk e ka bindur mjaftueshëm atë.

Ajo thotë për Koha.net se pavarësisht se Gjermania me këmbëngulësi është kundër temës së kufijve, Franca nuk ka paraqitur ndonjë insistim që kjo temë të mos jetë pjesë e bisedimeve.

Ndërkaq rreziku më i madh sipas saj është vetë skena politike në vend, pasi që thotë se liderët që përfaqësojnë Kosovën në atë tavolinë, nuk kanë qëndrim të unifikuar.

“Gjermania e ka shprehur qartazi qëndrimin e saj kundër çfarëdo formati të ndryshimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa Franca nuk është artikuluar me të njëjtën gjuhë kategorike kundër diskutimeve të tilla. Tashmë është mese e qartë që diskutime rreth asaj çfarë presidenti Thaçi e ka quajtur si ‘korrigjim kufijsh’ është zhvilluar në mes palëve, gjë që e ka shtyrë edhe Gjermaninë zyrtare të jetë më e zëshme kundër këtij opsioni. Edhe pse është deklaruar që kjo ide është ‘fundosur’ në Samitin e Berlinit duket qartazi që qasja e palës kosovare është ende e paunifikuar dhe një pjesë e saj ende e gatshme të diskutoj për mundësinë e ‘korrigjimit të kufijve”, ka thënë ajo.

Sipas Krasniqit, Samiti i Berlinit dhe ai i Parisit janë tentative për të rikthyer palët në tryezën e diskutimit pas muajsh të një situate të ngrirë, dhe kushtëzimit të dialogut nga Serbia me taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Ajo thotë se Samiti i Parisit mund të nxjerr në pah se sa janë palët të gatshme që të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar rreth një marrëveshjeje potenciale.

“Deri në 1 korrik kur pritet të arrihet ky Samit pritet të ketë edhe diplomaci ‘shuttle’ pra delegacione që shkojnë në Prishtinë dhe Beograd që përpiqen të përafrojnë qëndrimin e palëve”, ka shtuar Krasniqi.

Duke u bazuar në deklarimet e palëve të Kosovës, Serbisë por edhe faktorit ndërkombëtarë, Krasniqi, dakordimin mes dy vendeve e sheh si mundësi të largët.

Sipas saj, situatat mund të ndryshojnë mirëpo e sigurt mbetet ajo që BE-ja do të jetë ndërmjetësuese kryesore e dialogut.

Edhe analisti Emrush Ujkani, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si të larguar nga tavolina e bisedimeve.

Ai për Koha.net thotë se ndarja si opsion nuk është larguar nga tavolina por mund të ketë një rivlerësim të situatës nga Gjermani dhe Franca.

“Unë nuk e besoj që ndarja si opsion është larguar nga tavolina përkundër asaj që mund të themi se kemi një rivlerësim të situatës si nga Gjermania dhe Franca qëndrimi i të cilave tashmë dihet, jo-ndarjes në vija etnike dhe jo lëvizje të kufijve, por prapë se prapë nuk e besoj që është larguar si opsion”, thotë ai.

Ndërkaq involvimin e Gjermanisë dhe Francës në procesin e dialogut, e quan arsye që institucionet e Kosovës duhet t’i gëzohen. Ai thotë se përfshirja e tyre ngrit në një tjetër nivel dialogun.

“Personalisht mendoj që involvimi i Gjermanisë dhe Francës e ngritë në një nivel tjetër dialogun dhe natyrisht që institucionet e vendit tonë kanë arsye t’i gëzohen këtij fakti pasi që një proces kaq i ndjeshëm po vendoset nën ombrellën e krerëve kryesor të BE-së Merkel e Macron”, ka shtuar tutje ai.

Ndonëse kryeministri kishte deklaruar se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë dialogun përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherinit, ai nuk e ka sqaruar se në çfarë forme i është marrë. Koha.net ka provuar të marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit dhe dy negociatorët e dialogut Kosovë-Serbi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, mirëpo as ata nuk janë përgjigjur.

Haradinaj në një paraqitje të tij pas Samitit të Berlinit ka thënë se kancelarja Merkel dhe presidenti Macron ia kanë marrë çështjen e dialogut Mogherinit, gjë që sipas tij, tregon se më nuk ekziston tema e territoreve. Ai ka thënë po ashtu se rreziku i dorëzimit të sovranitetit ka kaluar për Kosovën.

Kosnett: SHBA thellësisht të përfshira në procesin e dialogut

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Philip Kosnett tha sot se Shtetet e Bashkuara janë “thellësisht të përfshira” në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet me mbështetjen e BE dhe se bashkëpunojnë me përfaqësuesit e të dyja vendeve.

Në një intervistë për Radio Gorazhdevcin, diplomati amerikan përkujton se presidenti Donald Trump i kishte shkruar presidentëve të dyja shteteve, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të dialogut dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të ecur përpara në procesin e dialogut.

Mogherini takon Thaçin e Vuçiqin në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, nuk ka ndërmend të heq dorë nga dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe përkundër faktit se në Samitin e Berlinit mori pjesë si e paftuar në vend të Jean-Claude Juncker.

Pas Samitit të Berlinit, ajo ka marrë iniciativë që të takojë në Tiranë, presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiqin, gjatë Samitit të Brdo-Brionit, gjatë 8 dhe 9 majit në Tiranë.

Këtë e kanë konfirmuar në Bruksel për tanjug.

“Ministrja e Jashtme e BE-së, do të diskutojë në takime të ndara, me presidentin Aleksander Vuçiq, dhe Hashim Thaçin”, kanë thënë për tanjug.

Nga BE-ja ndër të tjera kanë thënë se Mogherini si ndërmjetësuese ka vazhduar përpjekjet dhe kontaktet me dy palët, që të rifillojnë dialogun për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd.

Mogherini si ndërmjetësuese po përpiqet që të ruaj rolin e saj në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë nga Brukseli hezitojnë që të flasin për ndonjë parashikim se kur mund të priten ndryshime për të rifilluar dialogun.

Pas Samitit të Berlinit, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të vazhdojnë përpjekjet për normalizim të raporteve, dhe si rrjedhojë është caktuar edhe Samiti i Parisit që do të mbahet me 1 korrik të këtij viti, e ku do të marrin pjesë vetëm Kosova dhe Serbia.

Lidhur me këtë takim në kryeqendrën franceze, kryeministri Ramush Haradinaj, në një intervistë për T7, ka thënë se pas Berlinit nuk ka me dialog të Federica Mogherinit, dhe se tashmë është një format tjetër i dialogut, që është marrë në dorë nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron.

Haradinaj në vazhdimësi ka kritikuar çasjen e ndërmjetësueses Mogherini, duke thënë se ajo i ka bërë një dëm të madh BE’së, në momentin që ka lejuar në tryezën e bisedimeve të hapet çështja e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë Samiti i Berlinit është parë si jashtëzakonisht i suksesshëm nga shumë deputet të Bundestagut gjerman, të cilët i ka gëzuar fakti se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë pa diskutime të rrezikshme për kufijtë.

E se një ide e tillë për kufijtë është varrosur në Berlin, e ka pranuar edhe kreu i shtetit serb, Aleksadner Vuçiq, duke thënë se ‘Ideja ime për korrigjim dështoi. Plani im për pajtim me shqiptarët dështoi, dhe për këtë populli serb do të ketë pasoja në 20-30 vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Një impuls i ri për çështjen e Kosovës?

Adelheid Feilcke Lajme

Stabilitet, stabilitet, stabilitet – ky është elementi bashkues që do ta bëjë Gjermaninë dhe Francën të kujdesen sërish më intensivisht për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai është edhe emëruesi i përbashkët i një politike mes Berlinit e Parisit, që nuk është pa dallime kur vjen puna tek Ballkani Perëndimor. Por, edhe një pikënisje realiste pozitive, që artikulon qartë interesin për Ballkanin, pa pasur pritshmëri të kota dhe ndezje shpresash.

Në samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin, që në fillim të dy politikanët e nivelit të lartë nuk e fshehën se për çfarë nuk do të bëhet fjalë në këtë takim joformal: Nuk do të flitet për perspektivën evropiane, as për Procesin e Berlinit, dhe as “për t’i diktuar një zgjidhje” Prishtinës dhe Beogradit në konfliktin për çështjen e Kosovës. Se përse do bëhej fjalë më shumë, edhe kjo u bë e qartë: Siguria, luftimi i kontrabandës së armëve, terrorizmi, migracioni i pakontrolluar dhe kriminaliteti i organizuar. Këto janë interesat e përbashkët prioritare për rajonin.

Prioriteti i stabilitetit e bën politikën për Ballkanin Perëndimor konsekuente dhe të argumentueshme në Evropën e BE-së, por ai duhet të përplotësohet politikisht. Sepse në fund stabilitetin e dëshiruar mund ta garantojë vetëm një partner i besueshëm politikisht. Dhe, besueshmëria e politikës funksionon edhe në Ballkanin Perëndimor përmes organeve demokratike të kontrollit dhe politikës demokratike të legjitimuar. Kush nuk e merr seriozisht sa duhet sot shtetin ligjor, nuk ka për të qenë aq serioz edhe në politikën e jashtme. Të besosh tek stabilokratët, që vërtet zbusin valët e refugjatëve, por gërryejnë nga brenda demokracinë është dritëshkurtësi. Gabimet e bëra në rajone të tjera nuk duhet të përsëriten në Ballkanin Perëndimor!

Prandaj, është shumë e vlerësueshme, që megjithatë në fund të këtij samiti të Ballkanit Perëndimor dolën konkluzione politike të bashkiniciatorëve gjermano-francezë. Ato u sjellin ndër mend pjesëmarrësve ndër të tjera detyrimin “për qëndrim të patundur pro demokracisë, […] shtetit ligjor dhe akte të përgjegjshme shtetërore, për luftimin e korrupsionit si edhe forcimin e rolit të shoqërisë civile dhe mediave të pavarura.” Letra thuhet, se është durimmadhe. Por do të kishte qenë fatale, nëse ky sinjal nuk do të jepej.

Pikërisht ndërlidhja e interesave të stabilitetit dhe një politikë evropiane e orientuar nga e ardhmja bëri që të arrihej vitin e kaluar një sukses historik në grindjen dhjetëvjeçare mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

E, parametra të tillë duhet të jenë vijat orientuese edhe në zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Grindja mes Prishtinës dhe Beogradit ishte ndoshta arsyeja më urgjente për thirrjen e samitit, por edhe detyra më e vështirë e tij: Duhej të fshihej përfundimisht nga tryeza e bisedimeve ideja e korrigjimit të kufijve në kompensimin mes Kosovës dhe Serbisë, një “deal” që presidentët e të dyja vendeve me mbështetjen amerikane prej muajsh e kishin sjellë në skenë. Kjo bëri që në kryeqytetet evropiane të binin sirenat e alarmit. Sepse u thye një tabu: Zhvendosja e kufijve si pjesë e një kompensimi bilateral. E jo pa të drejtë shumë i tremben një efekti negativ në vendet fqinje, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë, një konstrukt i brishtë i rrezikueshëm nga thyerje të tilla tabush etnopolitike.

Këmbëngulja e Merkelit dhe Macron për një dialog të udhëhequr nga BE e dha më në fund një efekt: Serbia dhe Kosova duan sërish të futen në dialog nën ndërmjetësimin e BE-së, me qëllimin e arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar dhe përfundimtare, që i shërben stabilitetit në rajon dhe hap rrugën drejt Evropës.

Sikur gjysma e konkluzioneve të këtij samiti të çohet seriozisht përpara, atëherë ky samit arriti shumë: Mbi bazën e interesave të përbashkëta të stabilitetit arrihet uniteti mes Gjermanisë dhe Francës në politikën për Ballkanin Perëndimor. Ky duet i fuqishëm evropian sjell kështu një dinamikë të fuqishme në proceset e ngecura apo të orientuara gabim në rajon, sidomos në marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë. E rëndësishme është që ky impuls dhe presion të mbahet gjallë nga Berlini dhe Parisi. Ndryshe ato do të bëheshin shpejt pluhur diku mes Beogradit e Prishtinës.

‘BE ka humbur autoritetin për dialogun Kosovë-Serbi’

Periskopi.com Lajme

Roli i fuqisë transformuese të BE në rajon në vitet e ardhshme dhe si do të merret Ballkani Perëndimor me sfidat e sigurisë dhe konfliktet e kaluara janë disa nga pyetjet e nxjerra në konferencën “Ballkani Perëndimor: Menaxhimi i Sfidave përpara” nga grupi i Këshillit të Politikave të Ballkanit në Evropë (BiEPAG), nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara (SAIS) të Johns Hopkins dhe Fondi Evropian për Ballkanin.

Kishte 3 probleme paqësore në Ballkan dhe sot pas zgjidhjes së emrit të Maqedonisë mbeten vetëm dy: normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe fiksimi i qeverisjes jofunksionale në Bosnje dhe Hercegovinës, tha Daniel Serwer nga Johns Hopkins.

Ai mendon se është momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë. Dhe sapo të zgjidhet, problemi në BeH do të jetë shumë më i zgjidhshëm dhe më ndryshe se tani. Përveç kësaj, ai është përkrahës i diplomacisë pragmatike.

Nga ana tjetër, koordinatori i BiEPAG-it dhe profesori në Universitetin e Gracit, Florian Bieber mendon se problemi kryesor i Ballkanit janë qeveritë autoritare, të cilat nuk janë plotësisht të angazhuara drejt vlerave liberale demokratike të BE-së dhe SHBA-së, dhe të cilat pasohen nga media kryesore besnike për presidentët, siç është rasti në Serbi.

“Kjo krijon zhgënjim në mesin e qytetarëve, jo për shkak se ata janë kundër BE-së, por pasi e shohin Perëndimin si dikë që e toleron autokracinë. Këto janë vendet që duhet të jenë pjesë e të njëjtit klub të BE-së. Duke thënë se këto vende nuk janë në luftë dhe kjo është e mjaftueshme, nuk është e mirë për të ardhmen e rajonit “, thekson ai.

Duke komentuar për takimin e Berlinit, ai thotë se problemi është se Komisioni Evropian ka humbur autoritetin për dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Ai nuk ka plan për zgjidhje, por është i sigurt se duhet të ketë masa për ndërtimin e besimit midis vendeve, në mënyrë që të mund të kenë marrëdhënie normale.

Thaçi flet për Reuters lidhur me nevojën e rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistat dhënë Reutersit dhe Der Spiegel, thotë se ka theksuar rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rfillimit të dialogut.

“Në intervistën e radhës për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, theksova rëndësinë e Samitit të Berlinit dhe nevojën e rifillimit pa kushte të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkohë, për dialogun dhe samitin e sotëm në Belrin, Thaçi njofton se ka folur edhe për ‘Der Spiegel’.

“Për “Der Spiegel”, para samitit të sotëm, fola për procesin e dialogut Kosovë–Serbi, për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe për nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë. Ne të gjithë po punojmë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe për forcimin e perspektives euroatlantike!”, shkruan ai në FB.