Një vit nga nisja e fazës finale, shtatë muaj ngecje në dialog

Periskopi.com Lajme

Javën tjetër bëhet një vit prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi, porse palët nuk janë takuar qe 7 muaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Gjatë javës që vjen bëhet një vit i plotë prejse ka nisur zyrtarisht faza përmbyllëse e dialogut Kosovë – Serbi. Por pavarësisht kësaj pala kosovare dhe ajo serbe nuk janë takuar në Bruksel qe 7 muaj.

Takimi i fundit mes përfaqësuesve të dy shteteve është mbajtur më 9 nëntor të vitit të kaluar. Derisa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të deklarojë se marrëveshja finale do të arrihet brenda këtij viti, përfaqësuesit e opozitës mbeten të bindur se një gjë e tillë nuk do të ndodhë gjatë 2019-s, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Mihajloviq: Zgjidhja e çështjes së Kosovës vendimtare për të ardhmen e Serbisë 

Periskopi.com Lajme

Zëvendëskryeministrja serbe, Zorane Mihajloviq thotë se zgjidhja e çështjes së Kosovës dhe marrëdhëniet mes popullit serb dhe shqiptarë janë vendimtare për të ardhmen jo vetëm të qytetarëve të Serbisë, por të të gjithë rajonit.

“Me kompromisin mes serbëve dhe shqiptarëve gjithashtu do të mbyllet edhe faqja e fundit e luftërave dhe konflikteve në Ballkan. Çdo etiketim i lehtë dhe i papërgjegjshëm i” tradhtarëve “për marrëveshjen e shqiptarëve dhe” patriotëve “që pretendohet se e ruajnë Kosovën është shumë më tepër se një bllokim politik i thjeshtë. Kushdo që në këtë mënyrë ndan interesat e qytetarëve kundër të ardhmes së Serbisë, punon kundër paqes në Ballkan”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq: Ideja ime për kompromis me Kosovën, ka dështuar

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ‘ideja e tij për një kompromis për kufijtë mes serbëve dhe shqiptarëve ka dështuar”.

Ai ka thënë se kjo ide dështoi sepse ‘njerëzit kanë mendime të ndryshme lidhur me këtë ide’. Vuçiq ka thënë se kjo do t’i kushtojë Serbisë dy apo tri dekada.

“Të gjithë ata që e kanë bërë Kosovën të pavarur, e kanë kundërshtuar një ide të tillë, dhe ata kanë emra. Rada Trajkovic, njëjtë sikurse kancelarja Angela Merkel, dhe të gjithë tjerët, janë angazhuar për një gjë të tillë”,ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Vuçiq ka thënë se ‘nuk ka avokuar një Kosovë të pavarur me kufijtë ekzistues, pork a thënë se ka punuar për arritjen e një kompromisi për kufijtë mes serbëve dhe shqiptarëve’.

“Ideja ime ka dështuar. Kjo do t’i kushtojë kombit tonë për 20-30 vjetët e ardhshme. Kam dështuar ta shpjegoj situatën reale”, ka thënë ai./Periskopi/

Nis takimi i Delegacionit shtetëror me zyrtarin e lartë anglez, ja emrat që janë në takim

Periskopi.com Lajme

Ka nisur takimi i drejtorit të përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore me delegacionin shtetëror të Kosovës.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvend,  pa praninë e mediave.

Në takim siç merr vesh KosovaPress nga delegacioni shtetëror janë Fatmir Limaj, Shpend Ahmeti, Behgjet Pacolli, Dukagjin Gorani si dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’ Connell.

Moore gjatë ditës së sotme do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa mediat do të lejohen për të marrë vetëm pamje nga takimi

Mustafa për delegacionin e djeshëm në Bruksel: U morën me taksën dhe përgojuan opozitën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa thotë se Kosova dje në Bruksel u përfaqësua nga një delegacion pa relevancë.

Ai shkruan kritikon edhe për numrin e madh të përbërjes së delegacionit shtetëror. Në statusin e tij në Facebook, Mustafa thotë se delegacioni më shumë u mor me veten se sa me dialogun.

Thotë se nga atje përgojuan opozitën e më shumë LDK’në. Shpreh edhe një herë qëndrimin e LDK’së që Qeveria duhet të ndryshohet dhe ta përfaqësojë Kosovën në Bruksel.

Ja mesazhi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë,
Dje Kosova u përfaqësua në Bruksel nga një delegacion pa relevancë. Mos të flas për numrin. Më parë, me kompetencë, një ministre e bënte punën e gjithë atyre që ishin në Bruksel.
Ajo që dëgjuam, ishte se ata e morën një porosi të qartë. Se duhet të kthehen në Kosovë ta heqin taksën, si parakusht për dialogun.
Bashkëkryesuesit në deklaratat e tyre nga Brukseli u munduan ti tregojnë Kosovës se kush janë. Ata u morën me vetveten, jo me esencën e dialogut; u morën me taksën, pa dhënë përgjigje, dhe u morën me LDK-në.
LDK konsideron se dialogu me Serbinë është çështje shumë serioze për Kosovën. Një çështje serioze duhet të ketë qasje serioze dhe institucione që e përfaqësojnë me legjitimitet. Jo njerëz që shkojnë në Bruksel për të përgojuar opozitën. Logjika dhe kultura evropiane nuk i kultivon dhe nuk i preferon sjelljet e tilla.
Kosovën në Bruksel duhet ta përfaqësoj një Qeveri me përkrahje të gjerë, e cila për çështje të dialogut arrin të sigurojë unitet. Ndryshe, të tjerët do na i bëjnë letrat e ne do të vazhdojmë të përplasemi ndërmjet veti. IM

Kai Eide: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje

Periskopi.com Lajme

Ish i dërguari i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide po kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që sa më shpejt të vazhdojnë dialogun.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Eide ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje, që krijon stabilitet.

Sipas tij, “hapat që dëmtojnë marrëdhëniet, duhet të shmangen”.

”Duhet të gjendet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë për të stabilizuar marrëdhëniet dypalëshe, të krijojnë stabilitet rajonal dhe përfshirje në organizatat ndërkombëtare! Hapa të mëtejshëm që dëmtojnë marrëdhëniet duhet të shmangen. Dhe bisedimet duhet të fillojnë! Stagnimi i vazhdueshëm politik është shumë i rrezikshëm!”, ka shkruar Eide.

Këtë mbishkrim ai e ka vendosur, duke shpërndarë shkrimin e Washington Postit, ku tregohet roli i Amerikës në arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Thaçi pas vizitës në familjen Rugova: Dialogu, bashkëpunimi dhe uniteti, parime bazë të veprimit të spektrit politik

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën e ka uruar për festat e fundvitit dhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi duke folur për presidentin Rugova ka thënë se mesazhet e përhershme për dialog, bashkëpunim e unitet të brendshëm duhet të jenë parimet bazë të veprimit të gjithë spektrit politik, bashkë me partneritetin dhe besimin tek SHBA-ja dhe partnerët evropianë.

Sot vizitova familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën e urova për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe për festat e fundvitit. Trashëgimia shtetformuese e presidentit Rugova dhe vlerat që ka përfaqësuar ai do të jenë udhërrëfyes edhe në fazën përfundimtare të konsolidimit të shtetit tonë.

Mesazhet e përhershme për dialog, bashkëpunim e unitet të brendshëm duhet të jenë parimet bazë të veprimit të gjithë spektrit politik, bashkë me partneritetin dhe besimin tek SHBA-ja dhe partnerët evropianë.

Besoj që këto vlera e parime do të respektohen nga të gjithë edhe në këtë fazë përfundimtare të dialogut Kosovë – Serbi, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi.

Mesazhi i Thaçit për LDK’në dhe VV’në: Ejani në dialog, letra e presidentit Trump ishte e qartë (Video)

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi u ka bërë thirrje hezituesve të procesit të dialogut, që të bashkohen në këtë proces.

Këto ishin disa nga fjalët e Thaçit pas takimit me Veselin dhe ekipin negociator.

“Vlerësoj iniciativën që të takohemi sikur në rastin e sotëm për një angazhim shtesë të të gjitha institucioneve dhe ekipit negociator, duke qenë më të koordinuar dhe të bashkuar do të kemi suksese më të mëdha për arrritjen e marrëveshjes me Serbinë. Ky unitet i qëndrueshëm i bartësve të institucioneve, ekipit negociator shoqërisë civile, është edhe një thirrje për hezituesit  e këtij procesi që të bashkangjiten dhe të marrin përgjegjësi për përmbylljen e këtij procesi. Kosova është e bekuar që në këtë process do të jetë e angazhuar me përgjegjësinë e vet kushtetuese. Procesi është i udhëhequr nga BE por mendoj se edhe Kosova edhe rajoni është ndryshe pas letrës së presidentit Trump që ka kërkuar të marrim përgjegjësinë si Kosovë. Jam i bindur se aty ku do të jetë këshilla e SHBA’së aty do të jetë edhe shteti i Kosovës”, ka thënë ai./Periskopi/

? Drejtpërdrejt nga takimi për koordinim rreth dialogut me Serbinë

Posted by Periskopi on Wednesday, 26 December 2018

Vuçiq: Heqja e taksës, kusht për vazhdimin e dialogut

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Bruksel se e vetmja mënyrë për të vazhduar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve është heqja e vendimeve të paarsyeshme që ka vendosur Prishtina.

Ai tha këtë në një bisedë me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin bisedoi rreth situatës në rajon, taksat e vendosura nga Prishtina ndaj mallrave serbe dhe integrimin evropian të Serbisë.

Kreu i shtetit serb theksoi se Serbia mbështet fuqishëm dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën dhe beson se bisedimet janë e vetmja mënyrë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të ruajtur stabilitetin rajonal. Sipas tij, vendimi i Prishtinës për të rritur tatimin me 100 për qind, është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA.

Ai po ashtu shprehu kundërshtimin ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa është ankuar se Prishtina zyrtare vazhdon të mos formojë asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe mos zbatimin e marrëveshjeve të dala nga Brukseli.

Thaçit i kërkohet llogari për angazhimin e tij për marrëveshje me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vazhdon të jetë i vetmi nga udhëheqësit e institucioneve, që po angazhohet në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë. Së fundi, ai po zhvillon edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka deklaruar se Kosovës i duhet një marrëveshje paqeje me Serbinë dhe për këtë qëllim, ai tha se ka marrë edhe mbështetjen e zyrtarëve të lartë amerikanë.

Por, ndërsa Thaçi po angazhohet në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje me Serbinë, Qeveria dhe opozita në Prishtinë nuk janë aktive në procesin e bisedimeve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar në disa raste se e mbështetë dialogun dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por në asnjë formë, siç është shprehur ai, nuk do të mbështeste një proces negociatash që do të hapte për bisedime dhe marrëveshje eventuale, çështjen e kufijve të Kosovës.

Ndërkohë, dy partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje i bëjnë thirrje presidentit Hashim Thaçi, që të mos i vazhdojë përpjekjet për ndryshimin e kufijve dhe për këtë çështje të mos kërkojë as përkrahjen e faktorit ndërkombëtar.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje thonë se në asnjë rast nuk do të pranojnë e as nuk do ta miratojnë në Kuvendin e Kosovës një marrëveshje finale në rast se bëhet fjalë për ndryshimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Deputetja Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha për Radion Evropa e Lirë, se është e qartë se presidenti Thaçi po mundohet në vazhdimësi që idenë e tij për shkëmbim të territorit ta vazhdojë tutje. Por, sipas saj, shumica e subjekteve politike po vazhdojnë ta kundërshtojmë fuqishëm idenë e tij të rrezikshme.

“Ne nuk kemi informacion se çfarë, ky person, po bën në këto takime apo për çfarë marrëveshje po flet, vetëm ajo çka mund të deklarojmë ne është që ky nuk guxon dhe nuk e ka mandatin as kushtetues, dhe as atë nga Kuvendi, për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje për Republikën e Kosovës. Edhe po flas, në parim, çfarëdo marrëveshje, e sidomos duke pasur parasysh ndonjë marrëveshje që është në kundërshtim me interesat e republikës dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve”, tha Haxhiu.

Për idenë, siç e quan ajo ” të rrezikshme”, Thaçi, nënvizon Haxhiu, po tenton që të sigurojë përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe shtetet e Bashkimit Evropian.

“Ne do të punojmë dhe do të angazhohemi për ta ndalur Hashim Thaçin. Ne si Vetëvendosje do të veprojmë varësisht prej rrethanave, në kohën kur ne shohim që ka rrezik potencial për nënshkrimin e një marrëveshje, sigurisht që do të veprojmë, qoftë përmes Kuvendit, qoftë protestave dhe organizimeve qytetare”, theksoi Haxhiu.

Edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës thonë se udhëheqësit e institucioneve të Kosovës po tregohen të papërgjegjshëm karshi zhvillimeve në vend. Zyrtarë të LDK-së thanë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është i vetëm në idenë e tij për ndryshimin e kufirit. Sipas LDK-së, është e papranueshme që për efekte populiste, të rrezikohet integriteti territorial dhe ushtrimi i pushtetit në tërë territorin e vendit.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, tha për Radion Evropa e Lirë se është qëndrim zyrtar i Lidhjes Demokratike që presidenti Thaçi po merr pjesë në këto takime ku po diskuton rreth ndryshimeve të mundshme të kufijve të Republikës së Kosovës, pa mandat dhe pa platformë të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Unë dua t’ju rikujtoj edhe një herë që LDK-ja qëndron prapa qëndrimit të saj, që akti i shpalljes së Pavarësisë në vitin 2018, është i pakthyeshëm dhe i padiskutueshëm, siç janë të pakthyeshme dhe të padiskutueshme sovraniteti, integriteti territorial dhe karakteri bashkues i shtetit të Kosovës, i cili është i përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, andaj në këtë drejtim ne kërkojmë përgjegjësi nga presidenti, nga ekzekutivi i vendit dhe të gjitha institucionet e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Ai tha, po ashtu, se ende nuk dihet se për çfarë çështjesh presidenti Thaçi flet në takimet në Bruksel, cilat janë planet e tij. Megjithatë, shtoi Mustafa, gjithçka duhet të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës.

“Para se të flasë presidenti në Kuvendin e Republikës së Kosovës, presidenti Kosovës, kryesisht, dhe veçanërisht ekzekutivi i vendit e ka mandatin për të biseduar rreth këtyre diskutimeve ose marrëveshjeve ndërkombëtare. Dhe, kushdo qoftë ai, ekzekutivi apo qoftë edhe presidenti Thaçi, një mandat të tillë mund ta marrë vetëm e vetëm përmes një miratimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pra para se të diskutohet për këto, duhet të merret një miratim nga Kuvendi i Kosovës”, u shpreh Mustafa.

Aktualisht, procesi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel është ndërprerë, pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë me dije se nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve përderisa Qeveria e Kosovës të mos e shfuqizojëtarifën doganore 100 për qind ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja.

Por, pavarësisht se bisedimet në Bruksel me lehtësimin e Bashkimit Evropian nuk po vazhdojnë aktualisht, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka prezantuar aktivitetin e tij diplomatik kryesisht në funksion të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë, e cila sipas tij, do t’i siguronte Kosovës njohje nga shteti serb dhe ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sidoqoftë, për këtë proces negociatash, Kuvendi i Kosovës deri më tani nuk ka hapur një debat me presidentin Thaçi.

 

Kusari pas përplasjes Konjufca – Zeka: Fati po m’bjen me folë gjithë mbas folësve temperament (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputetja Mimoza Kusari – Lila ka marrë fjalën pas përplasjes mes Glauk Konjufcës dhe Milaim Zekës.

Ajo tha se ‘gjithë po i bjen të flas pas folësve temperamentë’.

“Faleminderit. Po e kam fatin gjithë në sfida me folë mbas disa folësve shumë temperament. Populli thotë mas cdo gazi kthehet në vaj, mos ta bajmë as shumë gaz as shumë vaj këtë Kuvend se kështu ashtu jemi mbledhë për një temë e cila me të vërtetë e kërkon edhe fokusin edhe seriozitetin që i përket”, tha ajo.

Këtë deklaratë mund ta shihni në minutat: 2:31:34

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton mbylljen e kazinove, opozita vazhdon bojkotin

Periskopi.com Lajme

Kuvendi i Shqipërisë pritet që sot të diskutojë dhe votojë ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit.

Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdo lloj basti të organizuar. Gjithashtu parashikohet edhe ndalimi i bixhozit online në distancë.

Kryeministri Edi Rama thekson se “ligji ndalon bixhozin, kazino, baste sportive, baste për gara qensh, kuajsh, luftëra gjelash, off apo online, pa asnjë përjashtim”.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se se gjithashtu sot në Kuvend do të flasë edhe për opozitën, e cila qysh prej nisjes së sesionit të ri parlamentar vazhdon të ketë një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, transmeton atsh.

“E po nesër dhe ca fjalë për Lloto Opozitën e për bastet e gjysma gjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”, deklaron Rama.

Presidenca e pranon se në takimin e Brukselit diskutohet për Luginën

Periskopi.com Lajme

Ndonëse ende nuk dihet saktësisht se kur do të zhvillohet takimi i radhës në kuadër të fazës finale të dialogut Kosovë – Serbi është bërë e ditur se në këtë takim ndër të tjera do të flitet edhe për kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën.

Këtë e ka pohuar Zyra e Presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, ku përmes një përgjigjeje dhënë “Zërit” është thënë se në këtë takim do të bisedohet edhe për modalitetet rreth arritjes së marrëveshjes obliguese ligjore mes dy shteteve.

Se do të diskutohej për Luginën e Preshevës ishte thënë edhe para takimit të fundit, i cili u mbajt në fillim të muajit shtator, porse një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Ndërkohë, pos opozitës që tashmë po i kundërshton në vazhdimësi idetë e Thaçit rreth dialogut, edhe përfaqësues të Nismës Socialdemokrate nuk po e mbështesin paralajmërimin e presidentit për korrigjim të kufirit, ani pse vetë lideri i këtij subjekti, Fatmir Limaj, është caktuar udhëheqës i ekipit të formuar nga Qeveria për bisedimet me Serbinë.

Ndërkaq, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se është e pamundur të arrihet synimi i Thaçit që ta marrë Luginën e Preshevës pa i dhënë asgjë në këmbim palës serbe.

Daçiq jep detaje nga takimi me John Bolton, ja çka biseduan për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq gjatë takimit që e pati dje me këshilltarin e Presidentit të SHBA’së, Donald Trump, ka thënë se John Bolton është shprehur se SHBA’ja është e gatshme të dëgjojë propozime të reja për çështjen e Kosovës.

Daçiq thotë se këshilltari i Donald Trump i ka thënë atij se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të dëgjojnë “argumentet e Serbisë” për Kosovën, siç thotë Daçiq.

Daçiq beson se ndryshimi i madh që erdhi në administratën amerikane, vije deri te kjo deklaratë e këshilltarit të Trump.

“Deri dy vjet më parë, kur flisja me dikë, thonin se kjo është çështje e zgjidhur, por tani ata thonë se duhet të ketë një kompromis”, tha Daçiq në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Siç tha Bolton, ai vetë e përdori këtë term, se politika e jashtme amerikane në periudhën e mëparshme, domethënë para Trumpit, ishte drejtuar nga disa autopilota”, u shpreh Daçiq t’i ketë thënë Bolton.

“Për herë të parë, këtu i citoj fjalët, ata janë të gatshëm të dëgjojnë zgjidhje krijuese për problemet e mundshme, duke përfshirë Kosovën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për ne, dhe është shumë e rëndësishme të ketë konsensus në Washington”, tha Daçiq.

Qeveria kundërshton idetë për ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Kabineti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, e përjashtoi mundësinë e diskutimeve dhe negociatave për ndarjen e Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me vendet fqinje.

“Ndarja e territorit të Kosovës, shkëmbimi i territorit apo çfarëdo opsioni që ka si qëllim ndryshimin e kufijve nuk është opsion fare për Qeverinë e Kosovës, është vijë e trashë e kuqe dhe e pakalueshme për ne”, tha për Radion Evropa e Lirë Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj.

“Do të thotë, kjo është një vijë e pakalueshme për ne”, theksoi ai.

“Ata që tentojnë, mendojnë që duke ndryshuar kufij, (me) shkëmbim territoresh, duke sjellë tema të tilla në tavolinë në këtë formë, ata njerëz vërtet synojnë që ta kthejnë Ballkanin në periudhën e errët”, tha Arifi.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan.

Komentet e Arifit pasojnë deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sipas të cilit, për Serbinë do të ishte “më mirë diçka sesa asgjë”.

Ndarja e Kosovës është përmendur në disa raste publikisht edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

 

 

Jovanoviq kërkon që Serbia ta zgjidhë çështjen e Kosovës me referendum

Periskopi.com Lajme

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq, mendon se Serbia duhet të organizojë referendum për çështjen e Kosovës. Ai thotë se mbajtja e një referendum për Kosovën, do të ishte një opsion më i mirë se sat ë vendosej të shkohej në zgjedhje.

Në një prononcim për agjencinë ‘Beta’, Jovanoviq ka thënë se organizimi i zgjedhjeve të reja do t’i merre shumë kohë Serbisë, ‘megjithëse janë opsini më i mirë në demokraci’, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se në kohën kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka hyrë në fazën finale, nuk do të duhej të humbej energjia në zgjedhje, por të organizohej referendum.

“Ky koalicion dëshiron të mbajë zgjedhje, por ky popull ka disa përgjegjësi historike të cilat nuk duhet t’ua bartë gjeneratave të ardhshme dhe për këtë unë po pyes – çfarë vendi do t’ua lëmë të rinjve tonë për të jetuar në të ardhmen për shkak të të sotmes. Është një mundësi historike për këtë e cila nuk duhet të humbet”, ka thënë Jovanoviq, transmeton Periskopi.

Sipas tij, ata që kundërshtojnë referendumin dhe duan zgjedhje të reja në Serbi, janë të interesuar që ta mbajnë një situatë të ngrirë sa i përket Kosovës, ‘për shkak të interesave të tyra të ngushta’.

“Çështja e Kosovës kërkon një maturi dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet pjesë e fushatave elektorale të partive politike sepse tani kemi ardhur në një situatë ku mund ta zgjidhin një problem që kemi qe një kohë të gjatë. Ky problem është mbi të gjitha partitë”, ka thënë Jovanoviq./Periskopi/

 

 

Vuçiq vjen në Kosovë në fillim të shtatorit

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fillim të shtatorit do të duhet të qëndrojë për vizitë në Kosovë, njofton “Blic”. Kjo është dakorduar në takimin e djeshëm të presidentit të Serbisë dhe përfaqësuesve të serbëve të jugut, veriut dhe pjesës qendrore të Kosovës.

Sipas gazetës, një nga konkluzat më të rëndësishme të takimit është se secili propozim, qëndrim apo vendim që do ta miratojë Beogradi së pari do iu dorëzohet serbëve të Kosovës dhe do të dëgjohet qëndrimi i tyre.

Përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës kanë theksuar se në dialogun Beograd- Prishtinë nuk duhet të hidhet poshtë asnjë temë e bisedimeve dhe zgjidhja të kërkohet duke marrë parasysh interesat afatgjate në Serbi dhe popullit serb, shkruan gazeta. Është dakorduar që takime të tilla në të ardhmen të mbahen në çdo dy javë.

 

Dokumenti amerikan në Beograd: Dialogu në Bruksel duhet të sjellë te njohja e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Amerikanët kanë dërguar javë më parë një dokument kornizë në Beograd, të përgatitur nga Instituti Lindje – Perëndim, i cili dokumnet, sipas gazetës më të pavarur në Serbi, Danas, e thotë qartë se dialogu i Brukselit duhet të sjellë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë.

Danas tutje shkruan se, kryeministrja Ana Brnabic ishte mysafire e këtij instituti amerikan me ndikim, Institutit Lindje-Perëndim, që përgatiti dokumentin për çështjen e Kosovës e cila muajin e kaluar iu prezantua Beogradit.

Në Dokumentin “Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor – rekomandimet për diplomacinë amerikane” shkruan se SHBA’të duhet të inkurajojnë Bashkimin Europian të rinis dialogun e Kosovës me Serbinë në mënyrë që “të ndalet rrëshiqitja e ngadalshme në një koflikt të ngrirë”.

Ndërsa, anëtarësimi në NATO sipas këtij dokumenti, do të duhej të mbetej opsion për Serbinë, por se pritshmëritë e SHBA’ve duhet të jenë të ulëta për shkak të të së kaluarës së operacioneve të NATO’s në regjion, si dhe për shkak të kundërshtimit me gjasë të ashpër rus.

Në anën tjetër, në Kosovë pozita dhe opozita nuk po arrijnë të gjejnë konsensusin për unitet në këtë fazë të re të dialogut me Serbinë, që pritet të mbyll një çështje të hapur prej një shekulli mes popullit serb dhe shqiptarë.

Vuçiq: Nuk kam besim tek Prishtina por unë do t’i zgjidh problemet 100 vjeçare të serbëve

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do të bëjë çmos për të zgjidhur problemet që ekzistojnë për 100 vjet dhe njoftoi se qytetarët do të vendosin për të ardhmen e Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq, duke iu drejtuar qytetarëve të Vrnjacka Banja me rastin e shënimit të 150 viteve të turizmit në qytet, tha se “ne kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

Nëse ia dalim mbanë, mbetet të shihet”.

Ai vuri në dukje se nuk ka besim në “ata nga Prishtina dhe ata që i ndihmuan ata në shkatërrimin e Serbisë”, por kjo nuk do të thotë se nuk do të luftojë dhe të bëjë çmos për të zgjidhur këtë problem.

“Nuk do të jemi frikacakë, por duam të jemi të guximshëm dhe të mos i lëmë fëmijët tanë në telashe”.

“Nga ju do të kërkojmë një gjykim përfundimtar për të bërë, dhe unë do të jap më të mirën, sepse qëllimi im nuk është që të bëhem i pasur gjatë mandatit. Unë dua të zgjidh problemet e qytetarëve serbë, të cilat janë probleme 100 vjeçe”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Zogaj: Kosova nuk duhet të ketë ekip të unitetit në negociatat e Brukselit

Periskopi.com Lajme

Analisti politik, Petrit Zogaj, në një shkrim të publikuar në rrjetin social “Facebook” ka radhitur nëntë aryset se pse Kosova nuk duhet të ketë ekip të Unitetit për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë në Bruksel, raporton Periskopi.

Zogaj ka shkruar se Kosova tashmë ka 10 vjet shtet, dhe se Kushtetuta i përcakton qartë përgjegjësitë e secilit prej institucioneve dhe çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare.

Tutje, ai i ka bërë thirrje spektrit politik në vend që të mos i nënshtrohet presionit të presidentit Hashim Thaçi, për të cilin shkruan se si ishte bërë pjesë e negociatave në Bruksel, edhe pse ishte në opozitë.

Zogaj thotë se është në interes kombëtar që në këtë fazë të kemi një ekip shumë të përgatitur, por edhe një opozitë të kujdesshme, lidhur me marrëveshjen që do të dalë nga kjo fazë e dialogut.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

Kosova nuk duhet te kete ekip te unitetit ne negociatat e Brukselit sepse:

Nuk eshte situata e vitit 2005/06, kur ishim ne administrim nderkombetar dhe nuk kishim institucione shteterore, pervec atyre administrative. Tashme kemi 10 vjet shtet.

Ne 2005/06 nuk kishim dokumente qeverisese, sot Kosova ka Kushtetute qe percakton qarte pergjegjesite e secilit institucion brenda vendit dhe cfaredo marreveshje nderkombetare, e me kete rast perfshine edhe marreveshjen eventuale me Serbine.

Nese eshte e vertete qe Kosova ka bere kompromise te mjaftueshme ne proces te Vjenes, dhe ato kompromise i ka inkuadru ne Kushtetute, qe i bije qe cfaredo qe te ndodhe ne dialogun e Brukselit, Kushtetuta nuk preket, pra nuk ka me kompromise tjera, atehere nuk ka kurrfare nevoje qe te kemi ekip te unitetit. Mos ju nenshtroni presionit te Presidentit Thaci, kur ky i fundit i referohet negociatave te Vjenes dhe se si PDK-ja edhe pse ne opozite, u be pjese e ekipit negociator. PDK dhe Thaci ne 2005/6, te vetmin mundesi per faktorizim e kishin nese do ishin pjese e ekipit negociator.

Nese mund t’i besojme Presidenti Thaci dhe Qeverise qe Marreveshja e ardhshme nuk e kalon Kushtetuten, ratifikimi i saj ne Kuvend nuk do te ishte problem sepse edhe partite opozitare kete po e kerkojne-respektimin e Kushtetutes qe kemi, pa ndryshime.

Nese qellimi i ekipit te unitetit eshte qe t’i kalojme pa probleme ndryshimet kushtetuese per akomodomin e autonomise, atehere, eshte pergjegjesi edhe e opozites nese nje gje e tille ndodhe.

Per shkak qe ekziston nje obsession i PDK-se, e kryesisht i Thacit e Veselit per ta pozicioniar LV anti-dialog ne cdo situate (anipse kjo e fundit eshte deklaruar pro dialogut me kushte) duke e pasur LDK ne ekip negociator amortizohet cfaredo reagimi per marreveshje te demshme eventualisht.

Sikurse ka nje obsesionim te LDK ta quan veten ‘parti institucionale,’ dhe keshtu te bashkangjitet ne cfaredo rrethanash agjendes se PDK-se, (jo vetem ne kete te dialogut). Per Kosoven dhe interesin nacional, nuk ka asgje me institucionale qe LDK te qendroj ne opozite dhe ta mbikeqyre procesin negociator shume kujdesshem.

Kemi pare qe Presidenti Thaci me krenari e pershkruan veten si nje negociator te shkathte, qe nuk i mungon pervoja, dija dhe guximi. Meqe i ka te gjitha keto, pse i duhet gjithe ky mobilizim dhe gjitheperfshirje? Nese del i fituar nga ky proces, le t’i merr te gjitha meritat i vetem.

Serbia nuk ka kriju nje ekip te tille. Per me teper, Presidenti Vucic ne shume raste ka thene qe ‘marreveshjen per Kosoven’ do ta hedhim ne referendum. Ne kete kuptim, edhe ne Kosove do te duhej me u pa referendumi si mjeti i konfirmimit per nje marreveshje me Serbine, e jo te kerkohet 2/3 ne Kuvend sepse keto 2/3 nuk eshte edhe aq veshtire te arrihen permes presionit.

Prandaj, eshte ne interes kombetar qe ne kete faze te negociatave te kemi nje ekip shume te pergatitun, (gje qe eshte i mundur te behet brenda koalicionit qeverises), por njekohesisht te kemi nje opozite shume te kujdesshme ne lidhje me marreveshjen qe do te vije./Periskopi