Reagon konsullja Diellza Hoti: Jam dorëhequr, nuk më shkarkoi Konjufca

Periskopi.com Lajme

Pas vendimit të kryediplomatit Glauk Konjufca për shkarkimin e 14 konsujve, ka reaguar Diellza Hoti, e cila ka qenë konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Hoti, e cila më herët ka qenë këshilltare e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka deklaruar për portalin “Front Online” se të shtunën e kaluar e ka njoftuar sekretarin e MPJ-së se për arsye personale/familjare për lirimin nga detyra si konsulle.

“Më lejoni t’iu njoftoj se për arsye personale/familjare duhet të zhvendosem në Oslo (Norvegji) për periudhë të caktuar dhe bazuar në këto rrethana e kam të pamundur të vazhdoj punën konform përgjegjësive në Ambasadën e EBA. Prandaj, nga sot e liroj detyrën time duke ju falënderuar për bashkëpunimin e mirëfilltë”, thuhet në njoftimin e Hotit dërguar të shtunën.

 

Këshilltarja e Haradinajt flet për nënën e saj të vrarë, thotë se vrasjet e grave nuk janë problem familjar

Periskopi.com Lajme

Këshilltarja e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, Diellza Hoti e ka përkujtuar nënën e saj në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Hoti ka thënë se vrasja e një gruaje nuk është burrëri dhe të gjithë ata qe e arsyetojnë dhe e përkrahin vrasjen e një gruaje janë bashkëfajtorë.

“Nuk e kisha paramenduar asnjëherë që nëna ime do të behej një numër me shumë në listën e grave të privuara nga jeta e tyre”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Armenda Aliu u vra nga bashkëshorti i saj me 15 plumba, në gusht të këtij viti. /Express

Ky është postimi i saj i plotë:

Kater gjera:

  1. Vrasja e nje gruaje nuk eshte dhimbje e ceshtje private e vetem nje familjeje te caktuar, eshte ceshtje e te gjitheve, kerkon bashkepunim dhe perpjekje per vetedijesim qe neser mos te kete viktime tjeter;
  2. Vrasja e nje gruaje nuk eshte asnjehere reagim i pranueshem si rezultat i fjalosjeve, konflikteve momentale apo afektit, vrasja e nje gruaje nuk ka justifikim;
  3. Vrasja e nje gruaje nuk eshte burreri dhe te gjithe ata qe e arsyetojne dhe e perkrahin vrasjen e nje gruaje jane bashkefajtore;
  4. Traditat patriarkale dhe ideologjite komuniste per fat te keq ende kane rrenje te thella te shume njerez ne shoqerine tone.
  • Nuk e kisha paramenduar asnjehere qe nena ime do te behej nje numer me shume ne listen e grave te privuara nga jeta e tyre.

Gruaja qe me ka lindur, edukuar dhe shkolluar me nje perkushtim absolut dhe dashuri te vazhdueshme. Ajo e cila ishte sinonimi i sakrifices dhe i urtesise.

Dhe per vlerat e saj te gjithe ata qe e kane njohur, kane shume per te thene.

Ajo e cila sot nuk jeton me, qe nuk mund te jete afer meje dhe motres time qe me aq mund na rriti dhe rrugetimi i saj i mbushur me dashuri e harmoni me ne iu nda ne gjysme,  ajo e cila ishte femiu dhe gezimi i pare i gjyshes sime e sot i eshte kthyer asaj ne dhimbjen me te madhe jetesore, ajo e cila e fillonte diten duke e kontaktuar mbesen e saj te vetme dy vjecare por nuk  do te mund te ja uroj asaj ditelindjen e trete ne muajin qe po vjen, ajo e cila i kishte motrat dhe vellezerit e saj motiv per te jetuar, e sot vdekja e saj tragjike ua ka humbur motivin per jete atyre.

Ajo e cila ishte plot jete, por jeta e saj perfundoi ne menyren me mizore te mundshme.

Sa e dhimbshme, sa e rende, e sa veshtire e pranueshme per mua edhe pse po mbushen plot kater muaj qe nga ajo mbremje e mallkuar kur e kam kuptuar se nena ime nuk jeton me.

Sidoqofte, nuk e kam ndermend te flas se si ndihem une dhe sa e rende eshte per mua, se ne fund te dites nuk me detyrohet askush t’i degjoj vuajtjet e mia personale por te pakten te punojme secili ne vetedijesim,  qe ky te jete rasti i fundit i tille ne Kosove!

Këshilltarja e Haradinajt me fjalë prekëse për nënën e vrarë

Periskopi.com Lajme

Disa ditë pas vdekjes tragjike që ndodhi në Prizren, Diellza Hoti, këshilltarja e Ramush Haradinajt ka bërë një shkrim prekës për nënën e saj e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj.

Hoti ka shkruar në rrjetin social Instagram disa fjalë prekëse në kujtim të nënës së saj.

Postimi i saj i plotë:

“Po më fillon e mbaron dita pa ty, pa thirrjet e përqafimet tua, po pres që po të shoh e po pres me bisedu bashkë si gjithmonë, po më dhemb që çdo qosh i shtëpisë u errësu sepse po i mungon drita e buzëqeshjes tënde, më e bukura që e kam pa ndonjëherë. Ti mam, lulja e njomë, je symbol i bukurisë, çiltërsisë dhe heroizmit. Ty unë t’a kam lakminë për shpirtin fisnik që e ke pasë e për fuqinë e jashtëzakonshme me dominum çdo sfidë. Ti sot padrejtësisht nuk je në mesin tonë, por je në parajsë e po më mbron nga lart, e unë të premtoj që krejt dhimbjen që po e ndjej do t’a kthej në forcë e do t’a vazhdoj rrugëtimin tënd të drejtë. Përjetësisht në zemrën time, të dua mam”.

Kujtojmë që pak ditë më parë në Prizren është vrarë me 15 plumba Armenda Aliu nga burri i saj.