Çernobil në Ferizaj: Shtylla e rrymës e bën shkrumb e hi lokalin (Pamje)

Periskopi.com Lajme

Disa persona u lënduan dhe një pjesë e lokalit në qendër të Ferizajt u dogj, si pasojë e rrëzimit të shtyllës elektrike nga punë kryesit në projektin “Bashkimi i Qytetit”. Njëri nga menaxherët e lokalin në fjalë, i tha Periskopit se tash e dy muaj janë duke u ankuar, madje kanë edhe një padi ndaj pune kryesit, pasi dëmet që po shkakton për lokalin e tyre janë të mëdha. Por, që sipas tij askush ende nuk ka ndërmarrë asgjë, deri mbrëmë kur u rrezikua jeta e klientëve të tij dhe stafit që gjendeshin në lokal, shkruan Periskopi.

Lokali N’Dritare mbrëmë u kaplua nga flakët që u shkaktuan si pasojë e rrëzimit të një shtylle elektrike nga kompania e cila po kryen punime në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Disa nga klientët që gjendeshin aty janë dërguar në emergjencë, përfshirë edhe të gjithë anëtarët e stafit të cilët ishin në ato momente në orarin e punës.

Në raportin e Policisë së Kosovës, thuhet se për shkak të rrëzimit të shtyllës elektrike është përfshirë nga zjarri ky lokal.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se në afërsi të lokalit të tij një kompani që është duke kryer punime kanë rrëzuar një shtyllë elektrike, ku si pasojë dyshohet se është përfshirë në zjarr lokali i tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njëri nga menaxherët e lokalin në fjalë, i tha Periskopit se tash e dy muaj janë duke u ankuar, madje kanë edhe një padi ndaj pune kryesit, pasi dëmet që po shkakton për lokalin e tyre janë të mëdha.

Por, sipas tij deri mbrëmë kur edhe u rrezikua jeta e personave aty, askush nuk ka ndërmarrë asgjë.

“Qe dy muaj e diçka janë në vazhdim, jemi anku, e kemi një padi ndaj punë kryesit por thjeshtë s’kanë ba kurgjo, e sot tash ja kanë nis pak kishe po bojmë diçka”, tha menaxheri i lokalit.

Ngjarja e mbrëmshme do të mund të shndërrohej në tragjedi, pasi shtylla elektrike kishe rënë mbi një rezervuar nafte dhe aty kishte filluar zjarri, por fatmirësisht përveç ndihmës në Emergjencë, të pranishmit nuk kishin marrë ndonjë trajtim tjetër pasi nuk kanë pasur lëndime të rënda.

“Mbrëmë rreth orës 10 ka ndodh, një shtyllë elektrike ku kanë qenë tu punu të “Bashkimi i Qytetit” është shembë edhe ka ra mbi një rezervar të naftit, aty telat ja kanë nis me qit flakë, edhe një pjesë e lokalit është kallë,. Dy vajza janë lëndu, janë kanë në Emergjencë, punëtorët na jemi kanë krejt në Emergjencë, kemi marrë qetësues. Dikund zjarrfikësit kanë ardh edhe kah ora 11 e kanë fik zjarrin”, tha menaxheri i lokalit.

Por, sipas dëshmitarit të rastit që është edhe menaxher i këtij lokali, kjo nuk është hera e parë që shkaku i këtyre punimeve po rrezikohet jeta e qytetarëve të Ferizajt.

Sipas tij, para pak kohe dy fëmijë të mitur kanë qenë në rrezik pasi është shembur dheu poshtë trotuarit.

“Ma herët kur u shemb  trotuari, ky i rrugës, u kanë për pak tu i nxanë dy fëmijë bashkë me nanën e vet. Ka ndodhë para dy muajve,  u shembë trotuari kah kanë ec qytetarët, poshtë tij u kanë i gërrymë edhe nuk i ka pas shumë, për dy-tre sekonda ata e kanë kalu rrugën e trotuari u shembë”, rrëfen ai për Periskopin.

Periskopi ka arritur të siguroj pamjet e momentit kur shpërtheu zjarri afër lokalit të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Pamje të tilla të ngjashme keni pasur mundësi të shihni në tragjedinë e Çernobilit, por që fatmirësisht në Ferizaj nuk u shkaktuan dëme të mëdha në njerëz /PERISKOPI

 

Përfshihet nga zjarri një lokal në Turiqevc

Periskopi.com Lajme

Në fshatin Turiqevc të Skenderajt raportohet për djegien e një lokali, i cili ka ndodhur të dielën në mbrëmje.

Sipas Policisë viktima ka raportuar se është përfshirë nga zjarri lokali i tij ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.