Ky gol që u shënua në fundjavë në Ligue 1 është absolutisht çmenduri

Periskopi.com Sporti

Irvin Cardona e ka shënuar golin më të bukur të fundjavës, i cili me gjasë do të jetë ndër kandidatët për golin e vitit, në fitoren e Brest kundër Dijon në Ligue 1.

Sulmuesi francez e shënoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutën e 95-të në fitoren 2:0 kundër Dijon në ligën elitare franceze.

Pas një harkimi të thellë në zonë nga Romain Perraud, Cardona kërceu në stil karateje për ta përshtatur forcën dhe e goditi topin në mënyrë akrobatike duke e futur në rrjetë në shtyllën e poshtme.

Gjithçka ishte e përkryer, teknika, kërcimi dhe goditja e topit nga Cardona.

Ai e përsosur dhe e papritur ishte goditja e tij, saqë portieri kundërshtar mbeti i shtangur dhe pa asnjë mundësi të reagojë.

Ky gol pritet të jetë në garë për çmimin “Puskas” këtë vit.

 

 

Këto janë fjalët e para të Bersant Celinës si lojtar i Dijonit

Periskopi.com Sporti

Bersant Celina sot kompletoi transferimin e tij në Ligue 1 te Dijoni nga Swansea.

Periskopi mëson se shuma totale e transferimit ishte 3.2 milionë euro plus shtesat, teksa ai ka nënshkruar kontratë katër-vjecare.

”Jam i lumtur të them se kam nënshkruar kontratë me Dijonin në Ligue 1,” ka shkruar ai në Facebook.

”Shumë i gatshëm për këtë kapitull të ri. Forca Dijon!” /Periskopi.com/

 

Dijon e prezanton në gjuhën shqipe Bersant Celinën

Periskopi.com Sporti

Dijon ka zyrtarizuar blerjen e Bersant Celinës nga Swansea City. Mesfushori ofensivë kosovar ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën franceze.

“Në Championship, ku ai ka luajtur, është një ligë shumë e vështirë dhe më shumë luftë fizike. Ai do të na sjell më shumë dinamizëm dhe do të jetë gati për t’i dhënë të gjitha. Por, ajo çfarë me pëlqen të ai është që luan me zemër. Ai është shumë teknik me top, eksploziv me goditje dhe shumë i mirë në zonën e kundërshtarit”, ka thënë Paguy Luyindula për aftësitë e Celinës.

Bersan Celina do të vesh fanellën me numrin 9 dhe Dijon e ka transferuar pikërisht në ditëlindjen e tij.

Sulmuesi ishte pjesë e Swanseas, me të cilin klub luajti dy vite në Championship

Zhegrova refuzon pesë vjet kontratë nga klubi francez, synon skuadrat elitare

Periskopi.com Sporti

Edon Zhegrova ka refuzuar mundësinë që t’i bashkohet klubit francez, Dijon

Anësori i Kombëtares së Kosovës është rikthyer në Genk, pasi Baseli refuzoi që të blinte kartonin e tij shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Zhegrova që llogaritet një lojtarë me të ardhme të ndritur ka zgjuar interesimin e Dijonit.

Klubi francez i ka ofruar kosovarit një kontratë 5-vjeçare, por ajo është refuzuar menjëherë pasi Zhegrova synon që të luajë në një klub më të madh.

Kujtojmë se së fundmi, Zhegrova deklaroi se beson që një ditë do të luajë te Barcelona.