‘Demokracia po sfidohet me të madhe’

Periskopi.com Lajme

Hulumtuesi i lartë në Universitetin e Karolinës Jugore, Dimitar Bechev, thotë se problemet me të cilat po përballet Perëndimi i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara reflektojnë edhe në shtetet e reja, si ato të Ballkanit, që ende janë në fazë transitore, pothuajse tridhjetë vjet pas rënies së komunizmit në Evropën Juglindore.

“Por ju keni të drejtë – erozioni demokratik në Amerikë ka efekte demoralizuese në demokraci të brishta në periferinë evropiane, që nuk janë rezistente ndaj rrëshqitjes në sistem autoritar”, thekson Bechev në një intervistë të shkruar për “Kohën Ditore”.

Bechev ligjëron në Universitetin e Sofjes studimet evropiane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai bashkëpunon edhe me Institutin Evropian në Shkollën Ekonomike dhe të Shkencave Politike të Londrës.

Më parë, ka drejtuar zyrën për Sofje të Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, ku ishte zyrtar i lartë i hartimit të politikave