Futbollisti shqiptar tregon tmerrin pas tërmetit në Zagreb

Periskopi.com Sporti

Sot në mëngjes (e diel, 22 mars) Zagrebi, kryeqyteti i Kroacisë, është goditur nga disa tërmete të mëdha.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi i ka treguar gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi për tmerrin e përjetuar mëngjesin e sotëm, kur tërmeti goditi.

Për fat të mirë futbollisti nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

“Faleminderit jam mirë. Ishte një dridhje e fuqishme, megjithatë të gjithë jemi mirë. Unë isha në banesë, u dridh ndërtesa, pasi jetoj afër qendrës së Zagrebit, kur ndodhën tërmetet, por për fat të mirë asgjë trishtuese.

Në banesë kemi dëmtime shumë të vogla. Tani është gjithçka në rregull”, i deklaroi Arijan Ademi nga Zagrebi gazetarit Reshat Ibrahimi.

Dy kosovarë shënojnë kundër njëri-tjetrit në Champions League: Njëri ‘bombardon’ portën me një supergol

Periskopi.com Sporti

Dy talentët nga Kosova, Bernard Karrica dhe Leon Dajaku, kanë shënuar gola të bukur në sfidën e Ligës së Kampionëve për të rinj.

Bayern Munich u ndesh me Dinamon e Zagrebin në Ligën e Kampionëve për të rinj, dhe dy talentët nga Kosova, kanë shënuar për skuadrat e tyre.

Karrica, i lindur në Gjakovë, shënoi në minutën e 29’ për Dinamon e Zagrebit, për të çuar epërsinë e skuadrës së tij në 0-2.

Nuk vonoi shumë, dhe Bayerni u rikthye në lojë, me Leon Dajakun që realizoi një supergol për 1:2 (36’).

Shikoni më poshtë.

Sidoqoftë, ishte Bayern Munichu në fund u mposht pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 6-5, derisa koha e rregullt u mbyll 2-2. /Periskopi.com/

Man City pa probleme kundër Dinamos nga Zagrebi

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka triumfuar me rezultat 2-0 si nikoqir i Dinamo Zagrebit, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Champions League.

Fillimisht Raheem Sterling realizoi për 1-0 në minutën e 66-të, para se Phil Foden të realizonte golin që vulosi fitoren e “Qytetarëve” në minutën e 90-të.

Pas kësaj fitoreje, City grumbullon gjashtë pikë dhe kryeson grupin, derisa Dinamo e Zagrebit pozicionohet në vendin e dytë me tri pikë. /Periskopi.com/

Man City më në fund zhbllokon shifrat kundër Dinamos së Zagrebit

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka kaluar në epërsi si nikoqir i Dinamo Zagrebit në Champions League në minutën e 66-të.

Raheem Sterling është ai që ka realizuar pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar të “Qytetarëve”.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Gjithçka gati për ndeshjen Man City – Dianmo Zagreb, këto janë formacionet zyrtare

Periskopi.com Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare nga ndeshja e vlefshme për Grupin C në Champions League mes Manchester Cityt dhe Dinamo Zagrebit.

“Qytetarët” aktualisht pozicionohen në pozitën e dytë në grup me tri pikë, por me goldallim më të dobët se Zagrebi që kryeson, raporton Periskopi.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Më poshtë, formacionet zyrtare.

Manchester City:

Dinamo Zagreb: 

Dinamo Zagreb gati për transferimin më fitimprurës në histori, Barcelona një hap larg ish-talentit të ‘vet’

Periskopi.com Sporti

Barcelona janë në negociata për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Dinamo Zagrebit, Dani Olmo.

Ekipi kroat e bleu atë për 200,000 euro pikërisht nga të rinjtë e Barcelonës, ndërsa tani pritet të pasurohet nga ai.

Sipas El Mundo Deportivo, Dinamo është e gatshme ta shes atë në Barcelonë për 25 milionë euro. Për Olmo janë të interesuar seriozisht edhe Real Madrid, Manchester United, Bayern dhe Manchester City.

Image result for Dani Olmo barcelona

E përditshmja katalanse thotë se Pep Segur, Eric Abidal dhe Ramon Planes u takuan me agjentin e lojtarit, Juanma Lopez. Olmo nga mediat kroate krahasohet me qendërmbrojtësin e Barcelonës, Gerard Pique dhe thuhet se është e ardhmja e futbollit kroat.

Ai pritet të jetë lojtari më fitimprurës në histori të Dinamo Zagrebit. /Periskopi/

Kozniku tregon se pse dështon Dinamo Zagreb në Ligen e Kampionëve

Dinamo Zagreb edhe zyrtarisht është ekipi i më i keq i të gjitha kohërave në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Zagrebasit kanë përfunduar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve me zero pikë të fituara dhe zero gola të shënuara kundrejt 15 të pranuara, e cila gjë ka bërë që ta zbres prej ‘fronit’ skuadrën bullgare të Levskit, e cila para dhjetë viteve kishte mbetur pa pikë, por së paku kanë shënuar një gol.

Ardian Kozniku, ish-futbollisti i Dinamos, ka pohuar se ky është realiteti i ekipit kroat, i cili nuk i ka punët mirë as në ligën elitare kroate.

Kozniku ka thënë për Telegrafin se shkaktar i rezultateve të dobëta janë largimet e futbollistëve për në skuadra evropiane, dhe mos mundësia për t’i zëvendësuar me lojtarë adekuat.

“E vërtet se Dinamo këtë vit është ekipi më i dobët në Ligën e Kampionëve. E gjithë kjo për shkak të largimit të tre lojtarëve kyç Ricardo, Marco Pjaca dhe Marco Rog. Zbrazëtirën e krijuar prej këtyre nuk ka mundur ta plotësojë skuadra, por edhe nuk ka pasur shumë prurje të reja”, tha Kozniku.

Ai më tutje ka thënë se vetëm pjesëmarrja e sivjetme në Ligën e Kampionëve është sukses në vete për Dinamon

“Dinamo vetëm me hyrjen në Ligën e Kampionëve ka arrit një rezultat të mirë dhe është i vetëdijshëm se nuk ka kurrfarë mundësie kundër këtyre ekipeve të bën diçka më shumë. Por, Dinamo me potencialin që ka nuk ka mundësi që të jetë krahasohet me ekipet gjigante”, përfundoi Kozniku.

Kujtojmë se 49-vjeçari ka luajtur për dy skuadrat e famshme të kroate, atë të Dinamo Zagrebit dhe Hajduk Splitit ndërsa ka qenë edhe reprezentues i Kroacisë, kur kjo e fundit zuri vendin e tretë në botërorin e 1998.

Formacionet zyrtare: Juventus-Dinamo Zagreb

Juventus sonte e pret Dinamo Zagreb për të zhvilluar ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Juventus i duhet fitorja për të përfunduar si lider i grupit H, ‘zonja e vjetër’ është në pozitën e parë me 11 pikë ndërsa skuadra kroate këtë ndeshje e zhvillon vetëm për rekreacion pasi nuk ka asnjë pikë në këtë sezon.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Juventus: Neto; Rugani, Benatia, Evra; Cuadrado, Lemina, Marchisio, Pjanic, Asamoah; Higuain, Mandzukic.

Dinamo Zagreb: në pritje…

De Biasi mund të kalojë te Dinamo Zagreb

Periskopi.com Sporti

Klubi më i madh i Kroacisë, Dinamo e Zagrebit ka mbetur pa trajner, pas dorëheqjes së trajnerit të njohur kroat, Zlatko Kranjcar.

Gazeta kroate ‘Sportske Novosti’ shkruan se janë tre kandidatë për të marrë përsipër këtë detyrë, ku të parin e ka renditur përzgjedhësin e Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi. /Periskopi.com

Amir Rrahmani kalon te Dinamo Zagreb

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani është transferuar te skuadra e njohur kroate, Dinamo Zagreb.

Lajmi është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili ka postuar një foto në rrjetin social Facebook, e ku shihet duke me fanelën e skuadrës së tij të re.

“Nga sot jam futbollist i Dinamo Zagreb, klubit kampion dhe më të madh në Ballkan. Falënderoj publikisht RNK Split për një vit të shkëlqyer të kaluar aty”, ka shkruar 22-vjeçari.

Vlera e këtij transferimi kap shifrën e 1.6 milion eurove.

 amir rrahmani/Periskopi.com

Coric nuk e do kalimin te Liverpool

Periskopi.com Sporti

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, Ante Coric është tërhequr nga kalimi te Liverpool.

Daily Star raporton se 19-vjeçari ishte pranë kalimit në Anfield Road, madje raportohet se talenti pritej të kalonte vizitat mjekësore te ‘The Reds’ brenda 48 orëve, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë, për shkak se Liverpool nuk i mundëson atij të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Jam i lumtur kur klube të tilla më duan mua, por unë dua të luaj me skuadrën time të preferuar në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Coric.

“Unë isha i lirë të vendosja, gjithçka që nevojitej ishin vizitat mjekësore te Liverpool, por unë dua të qëndroj te Dinamo, ku mund të jap shumë më tepër”. /Periskopi.com