Pamjet e përshpejtuara të aksionit të Liverpoolit e bëjnë golin e Diogo Jotas të duket edhe më i bukur

Periskopi.com Sporti

Liverpooli definoi shkencën mjekësore për ta shpartalluar Leicester Cityn 3-0 në ‘Anfield’.

”Të Kuqtë” po luanin me plot dhjetë mungesa të skuadrës së parë dhe po ndesheshin me skuadrën që ishte futur në fundjavë si lider i ligës, transmeton Periskopi.

Nga kjo perspektivë, kjo ishte një prej fitoreve më impresive nën urdhërat e Jurgen Kloppit, teksa vazhdoi forma e djelmoshave të tij në ”Merseyside”.

Tash kanë kaluar 64 ndeshje që prej kur kampionët humbën për herë të fundit në shtëpi në ligë.

Goli i Diogo Jotas kundër Leicesterit, që i dha epërsinë 2-0 skuadrës, u konkretizua pas 30 pasimeve – më së shumti pasime që kanë drejtuar në gol që prej sezonit 2006/07.

Tash është publikuar një video e re që tregon 30 pasimet që përfunduan me gol në fund por në variantën e përshpejtuar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Diogo Jota është kapur duke i thënë diçka të çuditshme gjyqtarit pasi u shty nga kundërshtari

Periskopi.com Sporti

Diogo Jota po del të jetë një transferim absolutisht fantastik për Liverpoolin.

Shumë fansa dhe analistë ngritën vetullat kur u kuptua se djelmoshat e Jurgen Kloppit shpenzuan 47 milionë euro për sulmuesin e ëolves në verë, transmeton Periskopi.

Përveç kësaj, ky transferim erdhi disa muaj pasi Chelsea mposhti ”Të Kuqtë” për Timo Werner.

Sidoqoftë, Jota në fundjavë u bë lojtari i parë i Liverpoolit në histori që shënon në katër ndeshjet e para të Premier Leagues, teksa në total ka tetë gola në fanellën e famshme, përfshirë një hat-trick në Champions League kundër Atalantas.

Mirëpo, ai tash ka fituar vëmendje edhe për një incident tjetër gjatë ndeshjes kundër Leicesterit.

Kjo pasi u dëgjua duke i thënë gjyqtarit kryesor: ”Herën tjetër do të simuloj”, pasi u shty nga një kundërshtar nga prapa.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Gol spektakolar i Liverpoolit ndaj Leicesterit, mbyllet pjesa e parë

Periskopi.com Sporti

‘Të kuqtë’ kanë arritur ta shënojnë edhe golin e dytë, duke e cuar kështu rezultati në 2:0 ndaj Leicester Cityt, përcjell Periskopi.

Golin për skuadrën e Kloppit e shënoi portugezi, Diogo Jota, i cili shënoi pas një superasisti nga Robertson.

Vlenë të theksohet se, përkundër mungesave të mëdha Liverpooli po gjendet në avanatazh ndaj ‘Dhelprave’.

Shihni golin. /Perikopi

 

Jota shënon golin e tretë ndaj Atalantës, fansat bergamezë janë duke e ‘urryer’

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Premier Ligës, skuadra e Liverpoolit është duke i shkaktuar debakël nikoqirëve italian, shkruan Periskopi.

Aktualisht kure po vijon minuta e 54’të, rezultati i takimit Atalanta – Liverpool është 0:5.

Golashënues i golit të radhës për ‘të kuqtë’ është Jota, i cili njëherit sonte realizoi edhe golin e tretë personal.

Shihni golin. /Periskopi

Çfarë ndodhi te porta? Liverpool në epërsi

Periskopi.com Sporti

Qyteti italian, Bergamo është nikoqir i sontëm në njërën prej ballafaqimeve me më së shumti jehonë në kuadër të takimeve të kësaj jave në Ligën e Kampionëve, ku po përballen skuadra nga Serie A, Atalanta dhe 6 herë kampioni i kësaj gare, Liverpooli, shkruan Periskopi.

Minuta e 34’të e takimit po gjenë në avantazh skuadrën mysafire, ku rrjetën e gjeti portugezi, Diogo Jota.

Shihni golin. /Periskopi

Kampionët anglezë mezi gjejnë golin, shënon portugezi Jota

Periskopi.com Sporti

Qyteti anglez, Liverpooli është sonte nikoqir i takimit të fazes së grupeve midis skuadrës vendase Liverpool dhe Midtjylland, takim ky që po luhet në kuadër të grupit D të ligës më prestigjioze për klube, Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.

Tani kur po vijon minuta e 55’të e ndeshjes, skudra e Klopp ka arritur ta shënojë golin e avantazhit, ku rrjetën e gjeti portugezi, Jota.

Shihni golin. /Periskopi

Liverpooli përmbysë Sheffieldin, Jota ‘fluturon’ mbi të gjithë dhe shkund portën e mysafirëve

Periskopi.com Sporti

Liverpooli ka kaluar në epërsi kundër Sheffieldit dhe tash po avancon 2-1.

Diogo Jota ka realizuar në minutën e 65-të me kokë, pas një krosimi brilant nga Sadio Mane nga krahu i majtë.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

 

Rikthehet LiVARpooli i vjetër: Fansat e Arsenalit besojnë se goli i Jotas është dashur të anulohet

Periskopi.com Sporti

Liverpooli dhuroi një prej paraqitjeve më të mira të sezonit për ta mposhtur Arsenalin të hënën.

”Të Kuqtë” triumfuan 3-1, me transferimin e ri, Diogo Jota që realizoi golin e parë në fanellën e skuadrës së Jurgen Kloppit.

Sidoqoftë, fansat e Arsenalit do të mendojnë se iu bë e padrejtë pasi pati vendime kontraverse nga gjyqtari.

Sadio Mane shumë lehtë ka mundur të përjashtohej direkt me të kuq pas vetëm dy minutave lojë sepse goditi direkt në fytyrë Kieran Tierneyn në luftë për top.

Dhe një pjesë e madhe e fansave nëpër rrjetet sociale besojnë se goli i tretë i Jotas është dashur të anulohej për shkak të prekjes me dorë.

Fotot dhe videot qartazi tregojnë se topi erdhi në kontakt me dorën e Jotas, para se të lansonte volejn që përfundoi në rrjetë.

”The Guardian” e komentoi incidentin duke shkruar: ”E kemi parë ritransmetimin e golit të Jotas dhe ishte prekje e qartë e topit me dorë. E preku kofshën e tij pastaj krahun, para se të gjuante me volej. Vështirë se do të ndryshonte rezultati por ku është qëllimi?”

Image

Shumica e fansave të Arsenalit kanë reaguar nëpër rrjetet sociale me frustrim.

Shikoni videon më poshtë. /Periskopi.com/