Diona Fon Archives - Periskopi

Diona Fona e mrekullueshme me fustan solemn

Periskopi.com Showbiz

Diona Fona nuk ka munguar në ceremoninë martesore të producentit të shumë hiteve, Big Bang.

Autori i shumë hiteve, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli, e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij me Blerina Bokshin.

Duke qenë bashkëpunëtor me shumë yje të skenës sonë, shumë prej tyre ka qenë të pranishëm në dasmën e tij, e në këtë mes edhe Diona.

Për këtë eveniment, këngëtarja kishte zgjedhur një fustan solemn që e shfaqte shumë bukur saqë ka marrë vëmendje të madhe.

Diona i ka publikuar disa fotografi dhe video në rrjetet sociale duke vënë në pah dukjen e saj, si edhe duke sjellë fragmente nga atmosfera e dasmës.