Limaj e Ahmeti takohen me kryediplomatin sllovak Miroslav Lajçak

Periskopi.com Lajme

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka zhvilluar sot një dreke pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Bashkë më të ka qenë edhe bashkëkryesuesi tjetër i delegacionit, Shpend Ahmeti.

Limaj ka njoftuar se me kryediplomatin sllovak kanë biseduar për zhvillimet aktuale në vend si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

Limaj, po ashtu në këtë takim ka theksuar rëndësinë që ka për Kosovën dhe rajonin njohja sa më shpejtë e Kosovës nga vendet anëtarë të BE-së e këtë rast e Sllovakisë.

Njoftimi i plotë:

Bashkë me Shpend Ahmetin në cilësinë e Kryesuesve të Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, patëm një drekë pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherësh edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me të cilin biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë si dhe thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Biseduam edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe bashkërisht konstatuam se duhet gjetur rrugë sa më parë, për vazhdimin e dialogut me Serbisë. Kosova është e gatshme të ulet në bisedime për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për njohje reciproke. Theksova po ashtu rëndësinë që ka për Kosovën dhe rajonin njohja sa më shpejt e Kosovës nga vendet anëtare të BE-së, e këtë rast e Sllovakisë.