Shikojeni Donika Kadaj-Bujupin në klubin e natës në Prishtinë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi e do edhe jetën e natës.

Ajo mbrëmë është parë në njërin prej klubeve të famshëm të Prishtinës, duke u argëtuar me shoqëri.

Përkundër moshës së saj, Donika po di të shijojë edhe jetën e natës.

Shikoni fotografitë që ka siguruar Periskopi:

 

Krismat në Dhërmi, ky është 23-vjeçari i arrestuar që ka edhe dosje tjera në polici (Foto)

Periskopi.com Lajme

Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë është i arrestuari i policisë së Vlorës për ngjarjen e rëndë që tronditi pushuesit në Dhërmi një natë më parë, ku në një disko të njohur të zonës, ka qëlluar 4 herë me armë zjarri, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar. E gjithë ngjarja sipas bluve ndodhi pas një sherri mes Emiljanos dhe një tjetër personi për konflikte të hershme mes tyre.

Por Panorama mëson se Emiljano Nina, i cili njihet edhe si Emiljano Tasho, është me precedentë të mëparshëm penale. Ai është një nga personat e arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ndodhur 3 vite më parë në një lokal në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj dhe u plagos Ismet Gazheri, ngjarje e ndodhur në restorantin “Muraga”.

Tasho u filmua nga kamerat e sigurisë duke i vënë pistoletën në kokë pronarit të restorantit Muraga. Gjatë një seance gjyqësore në vitin 2015, avokati i Emiljano Tashos, Alfred Duka pranoi faktin se klienti i tij ka pasur armë gjatë përplasjes në restorantin në Dajt, ndërkohë që shton se arma është shkrepur pa dashje e për pasojë është vrarë Enton Nikaj. (lexo ketu) Gjithashtu rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30.09.2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12.03.2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”. (lexo me shume ketu) Tasho, ose Nina, është i dënuar me vendim gjykate me 16 vite burg, dhe dje duhet të ishte prapa hekurave, por mbetet e paqartë se si ai kishte përfunduar në Dhërmi për pushime.

Strukturat Policore të Komisariatit të Policisë Himarë në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për zbardhjen e ngjarjes së sotme të ndodhur në Dhërmi, kanë bërë të mundur dokumentimin e saj. Nga veprimet e para të kryera ka rezultuar se në një lokal shtetasi Emiljano Nina është konfliktuar për motive të dobëta (të hershme) me një tjetër shtetas e për pasojë konflikti ka agravuar më tej, ku shtetasi Emiljano Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në përfundim të veprimeve hetimore është kryer arrestimi në flagrancë i autorit, shtetasit Emiljano Nina, 23 vjeç, banues në Tiranë. Po në kuadër të veprimeve të kryera është bërë e mundur dhe gjetja e sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë”, tha policia për ngjarjen e ndodhur dje në Dhërmi. 

Dalin pamjet e para pas përplasjes në diskon e Dhërmisë (Video)

Periskopi.com Lajme

Shishe, gota e karrige të thyera. Report Tv ka publikuar pamjet e para se çfarë la pas përplasja me armë zjarri te disko ‘Havana’.

Siç duket edhe nga pamjet, sherri brenda diskos ka qenë masiv dhe ka kthyer përmbys gjithçka brenda ambienteve të diskos. Klientët kanë parë tmerr me sy dhe janë larguar të alarmuar për t’i shpëtuar plumbave.

Përplasja me armë në diskon në Dhërmi, policia del me njoftim zyrtar: Ja ç’ndodhi Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e raportuar më herët për një konflikt me armë në një disko në Dhërmi pas mesnatës së të shtunës. Sipas bluve, nuk ka as viktima e as të plagosur.

‘’ Ne Dhermi nuk ka asnje te lenduar asnje te plagosur asnje viktime. Ka ndodhur nje konflikt ne nje lokal. Nje person ka qelluar me arme ne ajer . Nga te shtenat ska asnje te lenduar.

Policia ka nderhyre menjehere ku ka bere te mundur kapjen dhe shoqerimin e autorit te dyshuar . Grupi hetimor eshte duke punuar per dokumentimin e plote te ngjarjes. Me vone do keni info’’.

Dëshmitë nga Dhërmiu, gazetari tregon tmerrin në disko: M’u duk vetja si në luftë, truprojat ikën

Periskopi.com Lajme

Një tjetër dëshmi e tmerrshme vjen për situatën e krijuar pas mesnatës së të shtunës duke gdhirë e diela në Dhërmi, në diskon ku sipas policisë ka pasur një konfklikt dhe është qëlluar me armë zjarri nga një person që është shoqëruar në polici.

Është prezantuesi i lajmeve në TCH, Erion Dushi, i cili ka qenë një prej personave të shumtë që panë tmerr me sy. Në një postim në rrjetet sociale, ai sqaron se çfarë ndodhi pasi ishte vetëm një tavolinë larg personave të përfshirë në konflikt

Postimi i plotë i gazetarit:

Dy fjalë për “Havanën” Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012-ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzanë e shumë të tjerë jam krenar që nuk kam ardhur më parë. Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar që përpiqeshin të gjenin strehë përfshi dhe mua. Mu duk vetja sikur isha në luftë ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. Mu kujtua filmi “the kingdom” teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe tërhiqja pas vetes miken time të shokuar që ende dridhej dhe më kërkonte mos të rendnim pas turmës. Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshillonim njëri-tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarje policia mbërriti pas 10 minutash. Po, unë isha në një fshat turistik shumë të proklamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh që si unë kërkonin të shijonin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarësh me lekë, që mburren para të tjerëve për sasinë e alkoolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orat e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës. Isha në një ambjent ku truprojet që nuk të lenë të hysh i pashoqëruar ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e manaxheri nga ana tjetër nuk po gjente ku të fshihej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m3. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniformë policore e më shumë se kurrë sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamosur që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’i shohësh të dashurën e shpërfytyruar nga make-upi i rënduar. Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.