Ora e parë e mësimit iu kushtua Pavarësisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka vendosur që në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, sot (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë.

Në këtë orë është folur për sakrificën e popullit shqiptar dhe kontributin e bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kujtojmë se MAShTI ua ka uruar festën nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës.