Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ditët e fundit të muajit tetor si duket do të jenë më të ngjeshura me ngjarje e aktivitete.

Sot gjatë gjithë ditës do të ketë ngjarje të ndryshme të cilat janë planifikuar të mbahen në Kosovë.

Më poshtë keni listën e aktiviteteve të paralajmëruara për sot.

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP) organizojnë tryezë diskutimi me temë ‘Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin (EMI)’. (Hotel ‘Sirius’, Prishtinë, ora 10.00-12.00)

Agjencia e Statistikave të Kosovës mban ditën e parë të konferencës: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021. (Hotel “Sirius”, Salla e Konferencave, Prishtinë, ora 10:00 – 15:30)

Mbahet manifestimi “Dita e gështenjës”, organizuar nga Komuna e Junikut në bashkëpunim me Organizatën holandeze për zhvillim në Kosovë (CNVP). (Qendra rajonale e turizmit në Dukagjin, QRT Kulla e Isufaj në Junik, ora 11.00)

Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98’99“do të dorëzojë kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. Dorëzimi i padive dhe dokumenteve bëhet në Policinë e Kosovës- Departamenti i Krimeve të Luftës në Prishtinë. (Ora 11.00)

Zyra e BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe MASHT-in, do të organizojnë Ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë, ora 11.00)

Mbahet ligjërata publike e profesorit të Universitetit të Baltimore-t, Eric Easton, organizim në kuadër të Javës Globale të Edukimit mbi Median dhe Informacion. (Salla “Ali Ajeti”, Fakulteti i Filologjisë të UP-së, Prishtinë, ora 13:30-14:30)

Takohen grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së në “Qafë”, ora 15.00)

Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada e Italisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, prezantojnë “EKRANE PËRBALLË” – filma e video të artistëve në Itali nga vitet ’60 e deri më sot. (Salla e Fakultetit të Arteve të UP-së, Prishtinë, ora 15.00)

Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, CACTTUS së bashku me Cyber Academy dhe Cacttus Education organizojnë panelin mbi sigurinë kibernetike. (Objekti i Cacttus Education, ora 16:00)

Federata e Pingpongut e Kosovës me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun “PING-PONG Breast Cancer Aëareness” për personat e prekur nga kjo sëmundje. (Salla e pingpongut, Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë, ora 17:00)

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” organizon një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari. (Rruga “Rexhep Luci”, afër kinemasë “ABC”, Prishtinë, ora 18:00)