Adele dorëzon kërkesën zyrtare për divorc nga bashkëshorti

Periskopi.com Showbiz

Adele ka dorëzuar kërkesën për divorc nga bashkëshorti, Simon Konecki, gjashtë muaj pas ndarjes dhe pas shtatë vitesh lidhje, shkruan DailyMail.

Adele ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj Simon Konecki, gjashtë muaj pasi njoftoi ndarjen e tyre.

TMZ raporton se këngëtarja, 31 vjeçare (emri i plotë Adele Laurie Blue Adkins) paraqiti dokumentet e divorcit të enjten, pas shtatë vitesh martese.

Dyshja kanë një djalë së bashku, Angelo, gjashtë vjeç, dhe thuhet se  janë pajtuar të angazhohen për të rritur djalin e tyre së bashku me dashuri, transmeton lajmi.net.

Adele dhe Konecki filluan lidhjet në verën e vitit 2011, por çifti e mbajti marrëdhënien e tyre jashtë vëmendjes për pjesën më të madhe.

 

Irlandezët referendum për ligjin e divorcit, ju duhen katër vjet për tu ndarë

Periskopi.com Lajme

Populli i Republikës së Irlandës kanë votuar me një shumicë të bindshme votash liberalizimin e ligjeve për divorcin përmes referendumit që u mbajt të premten. Sipas kushtetutës aktuale, ish-bashkëshortët duhet të qëndrojnë të ndarë për katër vjet në mënyrë që të kenë të drejtë të divorcohen.

Sidoqoftë, ky rregull do të hiqet tash e tutje, me ç’rast parlamenti irlandez do të vendosë për periudhën e re kohore për miratimin e divorcit. Divorci është legalizuar në Irlandë për herë të parë në vitin 1995. Vetëm 50.3 për qind e njerëzve kishin votuar në atë kohë për lejimin e divorcit me ligj.

Ne referendumin e së premtes, sipas rezultateve të publikuara nga transmetuesi irlandez, RTE, 82.1 për qind e votuesve e kanë mbështetur ndryshimin e ligjeve për divorcin, ndërsa vetëm 17.9 për qind e tyre kanë qenë kundër këtij ndryshimi.

Secili ndryshim i kushtetutës së Irlandës duhet të mbështetet në shumicën e votave përmes referendumit. Para mbajtjes së këtij referendumi, qeveria dha shenja se periudha dyvjeçare për miratim të divorcit është mjaftueshëm e gjatë.

Irlanda ka mbajtur edhe më parë referendum për çështje të ndryshme sociale, përfshirë ndryshimin e ligjit për abortin dhe legalizimin e martesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Ndryshimin e ligjeve për divorcin e kanë mbështetur të gjitha partitë kryesore të Irlandës, ndërsa është kundërshtuar nga grupet e ndryshme katolike, shkruan “BBC”

 

Mbi katër mijë divorce për një vit, 80 për qind e kërkesave vinë nga gratë

Periskopi.com Lajme

Familja shqiptare është në krizë. Shifrat më të fundit të INSTAT i referohen vitit 2017, ku numërohen 4500 divorce.

Nga këto 80% e kërkesave për divorc në gjykatë është regjistruar nga gratë. Ekspertët ligjorë vlerësojnë se shkaku kryesor është dhuna ndaj grave, por të shoqëruara këto me probleme ekonomike për shkak të papunësisë apo bixhozit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, përfaqësues të besimeve fetare në Tiranë bëjnë thirrje për ta mbrojtur atë duke e kosideruar familjen të shenjtë, pasi pasojat e ndarjeve të prindërve i vuajnë shumë fëmijët e tyre.

Fatma Karaj, përgjegjëse e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, thotë se “fëmijëve u ndalet zhvillimi”.

Kriza e familjes shqiptare nisi të bëhej e dukshme pas viteve ‘90 dhe po t’u referohesh shifrave të Instat-it janë 677 mijë çifte që kanë lidhur martesë duke bërë betimin “derisa vdekja të na ndajë”, por mbi 80 mijë çifte nuk i kanë qëndruar këtij betimi. Sociologë dhe psikologë bëhen bashkë kur thonë se fëmijët të cilët janë rritur me prindër të ndarë shfaqin probleme në shoqëri.

Robert de Niro divorcohet pas 20 vjet martese

Periskopi.com Showbiz

Aktori amerikan Robert de Niro dhe gruaja e tij, Grays Hitauer, kanë vendosur të divorcohen pas më shumë se dy dekadave të martesës.

Një burim i afërt me çiftin konfirmoi se Robert dhe Grace nuk jetojnë më së bashku, transmeton KosovaPress.

“Ndonjëherë gjërat nuk punojnë, edhe nëse shpresoni ose dëshironi atë”, shkruan revista People.

“Robert dhe Grace u pa së fundi së bashku në fund të vitit. Thashethemet e shpërbërjes doli të jetë e vërtetë, “thotë burimi i revistës.

De Niro dhe Hytheuer u martuan në vitin 1997, dhe së bashku kanë dy fëmijë, djali 20-vjeçar Eliot dhe gjashtëvjeçarja Helen.

“Melania Trump mezi pret të divorcohet nga Donald Trump”

Periskopi.com Lajme

Melania Trump po numëron çdo minutë derisa të ndahet nga presidenti i SHBA, Donald Trump.

Lajmi është bërë i ditur nga një grua që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë me familjen Trump.

“Melania po numëron çdo minutë derisa Trump të largohet nga detyra dhe të mund të ndahet me të,”-ka shkuar në librin e saj Omarosa Manigault.

44-vjeçarja ka shkruar për përvojën e saj, e cila ka shkaktuar disa polemika.

“Unhinged: An Insider’s Account of the Trump White House” është publikuar dje dhe Manigault ka kujtuar kohën e saj gjatë punës me Trump.

Ajo pretendon të ketë regjistruar Trump ndërsa ajo ka punuar për të.

Sekretarja e Shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha se libri është “i mbushur me gënjeshtra dhe akuza të rreme”.

Manigault gjithashtu ka zbuluar se pse Melania Trump kishte veshur xhupin famëkeq me shkrimin: “Mua nuk më intereson, po juve?”.

Omarosa shkruan në libër se Melania u detyrua që të shkonte në kampet e emigrimit atë ditë në qeshrshor për të pastruar rrëmujën e bashkëshortit të saj.

“Ajo e veshi xhaketën për të lënduar Trump, duke shkaktuar një polemikë. Jo se Melania nuk ka mëshirë për fëmijët emigrantë. Unë jam i sigurt se ajo ka. Melania me kënaqësi, keqdashje, shkatërroi direktivat e bashkëshortit të saj për ta bërë atë të duket budalla.”

Vazhdon lufta në mes të Angelina Jolie dhe Brad Pittit

Periskopi.com Showbiz

Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk e kanë mbyllur ende betejën e kujdestarisë dhe kjo çështje për të dy po bëhet serioze. Kur bëhet fjalë për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre, aktorja nuk dëshiron që ish-bashkëshorti të jetë pjesë, kështu që, me sa duket, “lufta” do të vazhdojë.

Angelina Jolie është e gatshme të bëjë gjithçka që Brad Pitt të mos kërkojë asgjë nga kujdestaria e 6 fëmijëve. Madje, edhe nëse gjykata do t’i ndajë fëmijët te të dy prindërit, ajo nuk dëshiron që Brad të ketë lidhje me ta dhe aq më pak, të jetë pjesë e jetës së tyre.

“Angelina nuk dëshiron të ketë të bëjë më me Brad, prandaj do që as fëmijët të mos kenë lidhje me të”, mësohet të ketë thënë një burim i afërt me aktoren për HollywoodLife.

“Ky, në të vërtetë, nuk është një zhvillim i papritur, sepse ajo këtë ka dëshiruar që kur ata u ndanë, por zërat se Angelina është e vendosur në atë që do për fëmijën janë forcuar edhe më shumë, madje nuk do që Brad të ketë marrëdhënie me fëmijët e tij.”

Beteja për kujdestarinë e fëmijëve ka nisur që kur çifti i dha fund martesës. Edhe para ndarjes me Brad, ishin të dukshme mënyrat e tyre të ndryshme të prindërimit.

Fakti që ajo duhet t’u përmbahet rregullave të caktuara nuk duket se po e nxeh edhe më shumë situatën.

“Angelina dhe Brad kishin mosmarrëveshje për mënyrën e prindërimit kur ishin bashkë”,- vazhdon burimi.

“Tani që ata nuk janë më bashkë, ajo nuk e kontrollon dot atë që bën i ati me fëmijët kur janë me të dhe kjo gjë pothuajse e çmend. Angelina gjithmonë ka qenë e hapur ndaj lirisë personale dhe fakti që ajo ka privuar lirinë e saj për shkak të Brad Pitt, e zemëron jashtëzakonisht – sepse për sa i përket asaj, ishte faji i tij që martesa përfundoi. Angelina është shumë e zemëruar me Brad, madje pas ndarjes edhe më shumë dhe, ç’është më e keqja, ky zemërim nuk ka për t’iu larguar shpejt”.

Nëse përfundimisht duket se është Angelina ajo që do të largohet plotësisht nga Brad, për shkak të fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne, aktorja nuk ka për ta penguar të jetë baba i fëmijëve.

“Angelina e sheh Bradin si një gjemb që po e pengon të jetojë jetën e saj, sepse i duhet ta marrë edhe atë në konsideratë (për hatër të fëmijëve) për çdo zgjedhje dhe vendim të ri që do të marrë në të ardhmen për veten”, – shton më tej burimi.

“Angelina është mësuar të ndjekë rrugën e saj dhe nuk mund të rrijë duke pyetur atë çfarë do të bëjë me fëmijët. Edhe sepse e di mjaft mirë këtë pjesë….”

 

Imami godet në emision aktivisten për të drejtat e grave, po debatonin për divorcin

Periskopi.com Lajme

Një debat mbi divorcin në Islam, transmetuar drejtpërdrejt në televizionin Zee Hindustan, u kthye në dhunë, mes imamit islamik Maulana Ejaz Arshad Qasmi dhe aktivistes liberale myslimane Farah Faiz.

Imami islamik Maulana Qasmin filloi të fyej aktivisten liberale myslimane Farah Faiz, duke e quajtur kafshë dhe më pas çdo gjë kishte dalur nga kontrolli.

Debati përfshiu rastin e Nida Khan, i cili mori pjesë në  debat të nëpërmjet satelitit.

Khan, një viktimë e divorcit të menjëhershëm, sfidoi autoritetin e klerit Barelvi – në familjen e të cilit ajo kishte qenë e martuar – pasi ata nxorrën një fetva kundër saj për ofendim ndaj Islamit dhe e kishin leçitur nga Islami.

Gratë e ushtarëve të ISIS’it kërkojnë divorcin me të madhe

Periskopi.com Lajme

 Në Irak, gratë e terroristëve të Shtetit Islamik, po kërkojnë divorcin në masë nëpër gjykatat e qyteteve në të cilat xhihadistët në 2014n kishin deklaruar ringjalljen e Kalifatit Islamik.

Motivacioni kryesor i protagonisteve të kësaj ngjarjeje, është frika se mos kanë pasoja nga lidhjet e tyre me Isis.

Hapet një kapitull i ri në sagën e horroreve të organizatës më të famshme të momentit. Këtë herë protagonistet janë gra që janë gjendur, shpesh në mënyrë të pavullnetshme, të lidhura me ushtarë të Isis dhe që tani kërkojnë dëshpërimisht të shkëpusin këto lidhje, përmes divorcit.

Protagonistet janë gra si Umaima, 41 vjeç me tre fëmijë, ende të vegjël, bashkëshorti i së cilës Awad është aktualisht i burgosur në pritje të dënimit që, me siguri, do e çojë në vdekje ose në burgim të përjetshëm.

Umaima u gjend përballë një surprize kur i shoqi u bashkua me  organizatën terroriste, sipas tij, për t’u hakmarrë për vrasjen e vëllait të vrarë nga ushtarët e Forcave të Armatosura Irakene, pasi akuzohej se luftonte për Isis.
Edhe Fatima, 35 vjeçare, ka deklaruar se është çuditur nga vendimi i papritur i të shoqit, Omar që u vu në radhët e Shtetit Islamik, pasi kishte shërbyer për vite në ushtrinë irakene para invazionit amerikan në 2033-shin.

Omar u arrestua në 2015n, pas çlirimit të qytetit të Tikrit.
Shaima’a, 26 vjeç, nuk e ka idenë se ç’fat ka pësuar bashkëshorti i saj Abdulquader pas çlirimit. Gruaja tregon se i shoqi ishte tërhequr fillimisht nga premtimi i terroristëve për rikthimin e një fushe ku Islami do të prevalonte.

Si përfundim, burri ishte penduar për vendimin, por nuk mund të kthehej më mbrapsht nga frika se mos vritej nga shokët e tij.

Një jetë me frikë, edhe pse divorci është fort i stigmatizuar në komunitetet islamike të cilat mbajnë qëndrime konservatore, nuk është i ndaluar nga ligji iraken dhe është i pranuar nga shumica e qytetarëve.
Preokuptimet e këtyre grave nuk kufizohen vetëm në stigmatizimin social, por edhe nga terrori i qeverisë irakene në drejtim të kujtdo që dyshohet se ka mbështetur kauzën e Isis.

Autoritetet vendase, në fakt, unkurajojnë të gjithë qytetarët të denoncojnë këdo që mund të jetë ushtar apo mbështetës i Isis, derisa këta të fundit të gjykohen dhe dënohen me vdekje ose burgim të përjetshëm.

Duket se kjo lloj politike ka ndezur një lloj ‘gjueti shtrigash’, në të cilën shumë qytetarë irakenë nuk kanë nguruar të ‘heqin qafe’ ndonjë fqinj të urryer apo kushëri të bezdisshëm.

Zëvendës ministri i drejtësisë irakene, Hussein Jassem, konfirmoi se është vënë re një kulm rritjesh të kërkesave për divorc, nisur nga prilli i këtij viti. Kanali i emirateve Al Arabiya, me qendër në Dubai, transmeton se, është verifikuar një rritje e ndjeshme e kërkesave për divorc të lidhura me faktorin Isis.

Pasi të divorcohen, gratë e Isis, mund të kenë mundësinë për t’u rimartuar, duke hequr nga vetja edhe damkën që derivon nga lidhja e tyre me organizatën terroriste.

Në përfundim, jeta e një terroristi islamik nuk është një ekzistencë që mund të lidhet në martesë dhe, siç thotë Umaina, “Të jesh gruaja e një terroristi nuk sjell nder  as për mua as për familjen time dhe aq më pak për fëmijët e mi.

Burrat që kanë zgjedhur këtë rrugë duhet të jenë gati për t’u përballur me pasojat deri në fund dhe duhet të harrojnë t’i rikthehen jetës së qetë kur lufta të përfundojë.