Rrëfim i prindërve kosovarë: Mësuesja na e rrahu djalin me kamxhik, na e la me trauma

Periskopi.com Lajme

Një familje nga Komuna e Gjakovës ka treguar historinë e djalit të tyre 11-vjeçar, derisa kanë akuzuar mësuesen e matematikës që në vitin 2015-të për gjashtë muaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj të miturit duke e rrahur me kamxhik policie.

Gjatë muajit të parë djali e kishte mbajtur të fshehur rastin, por, pas një kohe ai ju kishte kërkuar prindërve që ta largojnë nga shkolla.

Të dy këta kishin lajmëruar rastin në polici, derisa, nga dhuna djali kaloi në vdekje klinike dhe ka katër vite që nuk shkon në shkollë.

Ai ka tërë këto vite që jeton në shtëpinë e gjyshërve të tij dhe mjekohet me ilaqe kundër dhimbjeve të kokës. Prindërit kërkojnë drejtësi, pasi mësuesja vazhdon punën normalisht.

Djali momentalisht është 15-vjeçar, derisa mësuesja është shpallur e pafajshme nga Gjykata.

E goditi fëmijën e tij me grushte, babai nga Rahoveci përfundon në Psikiatri

Periskopi.com Lajme

Dje në Rahovec, një prind e ka rrahur djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte goditur me grushte fëmiun e vetë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit  pas intervistimit i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.