Vijnë reagimet pas raportimit të Periskopit për djegien e qenit në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Periskopi, dy ditë më herët, raportoi për djegien e një qeni në “Kodrën e Trimave”, fotografitë e të cilit ishin publikuar në faqen “Të Bashkuar për Kafshët”.

Pas reagimeve të aktivistëve për të drejtat e kafshëve dhe raportimit të Periskopit, ka reaguar edhe Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, duke kërkuar hetim të Policisë lidhur me rastet kriminale.

“Djegiet e qenve për së gjalli në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Fotoja e parë tregon djegien e një qeni Pit Bull, vitin e kaluar (2017), kurse fotot e tjera, siç shihet, serish një qen i djegur, ditë më parë.

Dëshmitrja e këtij akti mizor i ka fotografuar personalisht. Normalisht, nuk ka qenë e pranishme më herët që t’i identifikojë kryersit e veprës së krimit, por i fotografoi më vonë.

Së shpejti edhe policia duhet të njoftohet dhe të ketë një kontroll me të shtuar në lagjen në fjalë dhe që aktet e tilla makabre, të mos përsëritën kurrë më!

Shpresoj që policia të na mbështesë në këtë”, thuhe në reagim. /periskopi/