​Digjen dy shtëpi në Prizren e Lipjan

Periskopi.com Lajme

Një person ka raportuar se shtëpisë së tij i është vënë zjarri.

Rasti ka ndodhur në Prizren, ku zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

Kurse, në fshatin Janjeve të Lipjan, është përfshi nga zjarri një shtëpi e pa banuar pronë e një mashkulli, i cili jeton jashtë vendit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar.

Demonstronin një eksperiment, mësuesja amerikane ia djeg fytyrën nxënësit

Periskopi.com Lajme

Një mësuese në një shkollë të mesme në Georgia të Shteteve të Bashkuara e shkaktoi një incident serioz në kohën kur po e demonstronte një eksperiment para nxënësve.

Ajo po mundohej të tregonte se si bankënota prej pesë dollarësh, e zhytur në alkool, nuk digjet. Megjithatë, gjithçka shkoi keq.

Malachi McFadden, 16 vjeç, pësoi djegie të shkallës së tretë në fytyrë, qafë dhe trup dhe u desh t’iu nënshtrohej disa operacioneve pasi mësuesja e kimisë, Bridgette Blowe, 36 vjeçe, e bëri eksperimentin për djegie të kartëmonedhës së lagur me alkool.

Në deklaratat e dëshmitarëve thuhet se stafi i shkollës kishte ndërhyrë për t’i shuar flakët në trupin e djaloshit.

Eksperimenti që u krye nga mësuesja është shumë i popullarizuar në internet, por në disa raste shihet se ai nuk shkon si duhet.

Udhëheqësia e shkollës tha se mësuesja është suspenduar me pagesë, por se nuk është marrë ndonjë masë tjetër disiplinore ndaj saj.

Megjithatë, avokati i djaloshit paralajmëroi se do të kërkojnë dëmshpërblim për dhimbjet dhe vuajtjet e nxënësit dhe për shpenzimet e spitalit, përfshirë shpenzimet për operacionin plastik, shkruan “Daily Mail”.