Vuçiq dhe Dodik në takim me ministrat, shkak dorëheqja e Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është aktualisht në një takim me presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, me të cilin po shqyrton situatën e re të krijuar në Kosovë dhe pasojat e dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Përveç kësaj, gazeta serbe “Blic” mëson se në takim morën pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe policisë Aleksandar Vulin dhe Nebojsha Stefanoviç, Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe Marko Djuriç dhe sekretari i Përgjithshëm i presidentit serb, Nikola Selakoviç.

Sipas këtij mediumi, Vuçiq do t’i drejtohet publikut nesër në lidhje me dorëheqjen e Haradinajt.

Portali boshnjak: Thaçi ka refuzuar ftesën e Dodikut që të shkojë në Sarajevë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka pranuar ftesën e kryesuesit të Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodikut, që javën e ardhshme të vizitojë këtë vend me rastin e samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP), bën të ditur portali boshnjak Klix.ba, transmeton koha.net.

Sipas këtij portali, ai pas një shqyrtimi të gjatë të ftesës ka marrë vendim të mos udhëtojë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, duke i mbetur besnik një qëndrimi të mëhershëm se BeH së pari duhet të njohë pavarësinë e Kosovës.

Kohë më parë ai kishte refuzuar në Tiranë t’i zgjaste dorën kryesuesit aktual të Presidencës së BeH, rikujton ky portal. Lideri i Kosovës muajin e shkuar nuk ka dashur të vijë as konferencën vjetore të EBRD-së, që është mbajtur në Sarajevë. Shkak të mosardhjes ai ka përmendur se BeH nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, shkruan Klix.ba.

Samiti për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore ( SEECP), fillon më 8 korrik në Jahorinë dhe në të pritet pjesëmarrja e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Klix: Dodik fton Thaçin për vizitë në Bosnjë

Periskopi.com Lajme

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, njofton portali Klix.ba.

Sipas Klix, presidenti Thaçi javën e ardhshme do të marrë vendimin nëse do t’i përgjigjet ftesës.

Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e  kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën.

Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.

Sipas Klix, presidentët e shteteve të rajonit do të priten në tepihun e kuq para ndërtesës së Presidencës së BeH, ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të BeH.

Ftesa me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar presidentëve të rajonit, sikurse edhe presidentit Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të BeH, shkruan Klix.

Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

Dodikut i vjen inati pse Thaçi s’e përshëndeti: As Amerika s’ju ndihmon dot në dialog

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, Samitin e Brdo-Brijunit e cilësoi si diskutim të mirë dhe real.

Pas këtij takimi të qetë, që sipas tij iu dha mundësinë që në mënyrë të pavarur të mbronin pozitat Dodik tha se do ta mbështes Serbinë dhe Beogradin ne dialog, duke theksuar se as Amerika nuk mund ta ndihmoj presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, transmeton Periskopi.

Dodik theksoi se në dialog ai do të mbështesë atë që thonë Serbia dhe Beogradi.

“Jam shumë i kënaqur që Vuçiq mbrojti qëndrimet e Serbisë. Thaçit nuk mund t’i ndihmoj as Amerika, nëse nuk ka e ka përkrahjen e Serbisë”, ka thënë Dodik.

Sipas Dodik, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u tregua mjaft konstruktiv dhe argumentues. /PERISKOPI

Dodik tregon çka do bënte sikur të ishte ishte në vend të Vuçiqit në kosovë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së, tha se ndalimi i lëvizjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Banjë të Skenderajt është ‘një mesazh i keq i autoriteteve kukulla në Prishtinë’.

Dodik vuri në dukje se politika e Vuçiq është për dialog, për shkak të së cilës ai shkoi për vizitë në Kosovë.

“Ata mendojnë se gjithçka mund të përfundojë me forcë, ndërsa politika e Vuçiqit është një politikë e dialogut”, tha Dodik duke shtuar se veprimi i Prishtinës zyrtare  është i papranueshëm.

“Sikur të isha në vend të Vuçiqit, me siguri se nuk do të shkoja atje, pasi dihet mirë se BE dhe autoritetet në Kosovë punojnë së bashku kundër tij personalisht dhe nismave të tij, si dhe kundër Serbisë dhe popullit serb në Kosovë”, tha Dodik.

Dodik mohon se në Srebrenicë është kryer gjenocid

Periskopi.com Lajme

Lideri i serbëve të Bosnjës Milorad Dodik ka kundërshtuar, rreth asaj nëse masakra e vitit 1995 në Srebrenicë është gjenocid i kryer ndaj myslimanëve boshnjakë dhe ka bërë thirrje për nisjen e një hetimi “të paanshëm” ndërkombëtar për këtë tragjedi.

“Krimi në Srebrenicë është një tragjedi e inskenuar me qëllim të satanizimit të serbëve”, tha Dodik, para Asamblesë Kombëtare të Bosnje dhe Hercegovinës, në Republikën Serbe.

Dodik kërkoi që legjislativi të revokojë raportin e vitit 2004, të hartuar nga qeveria e mëparshme dhe bëri thirrje për një hetim të ri mbi ngjarjet që kanë ndodhur në rajonin Podrinje, ku gjendet Srebrenica, gjatë luftës së Bosnjës të vitit 1992-1995.

Këto thirrje të Dodikut janë parë si përpjekje që të sigurojë mbështetjen e serbëve të Bosnjës, përpara zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahen në tetor.

Shehida Abdurahmanoviq, anëtare e grupit “Nënat e Srebrenicës”, i ka cilësuar deklaratat e Dodikut si “të turpshme dhe jonjerëzore karshi viktimave”.

Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë ishin vrarë nga forcat serbe të Bosnjës në dhe përreth qytetit të Srebrenicës në korrik të vitit 1995. Kjo ngjarje konsiderohet si akti më i keq i gjenocidit në Evropë, që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë, tha se vrasjet në Srebrenicë janë gjenocid.

Por, Dodik ka kundërshtuar një gjë të tillë, duke argumentuar se është manipuluar me numrin e personave të ekzekutuar.

“Shumica e të varrosurve janë vrarë gjatë luftimeve dhe në këtë listë (listën e viktimave të varrosura), ka njërëz që janë ende gjallë”, është shprehur Dodik.

Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish-Jugosllavi, ka dënuar liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe komandantin e ushtrisë, Ratko Mlladiq për rolin e tyre në masakrën e Srebrenicës dhe për mizori të tjera të kryera gjatë luftës në Bosnje. (REL)

Dodik: Çështja e Republikës Serbe të mos ndahet nga çështja e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka deklaruar se zgjidhja e çështjes së statusit të Kosovës nuk duhet ndarë nga çështja e statusit të kësaj Republike.

“Zgjidhja përfundimtare nëse shikohet formalisht, i takon Serbisë. Por, si serb, edhe ne që jetojmë këtu, edhe si pjesëtarë të atij populli, mendojmë se kemi të drejtë legjitime në një çështje të rëndësishme, historike, nacionale e kombëtare. Qëndrimi ynë është se kjo çështje nuk duhet ndarë nga çështja e statusit të Republikës Serbe”, ka thënë Dodik në një intervistë për mediumin serb “Telegraf”.

Ai ka thënë se nuk mundet që vetëm për serbët të vlejnë kushte të ndryshme.

“Si është e mundur që dikush të vijë në Kosovë e të thotë ‘pavarësisht se konsideroni që ajo territorialisht i përket Serbisë, është shtet tjetër’. E neve këtu në Bosnje na thonë, ‘duhet të heshtni’. Sepse është ndonjë eksperiment i të huajve”, shtoi Dodik, transmeton Koha.net.

Sipas fjalëve të tij, çështja nacionale serbe është komplekse, por mendon se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia ka dalë që atë çështje ta shtrojë sërish, sepse ka qenë krejtësisht e humbur.

“Shumica e serbëve ishin pajtuar me atë se ajo ka përfunduar dhe se një ditë verifikimi i Kosovës vetëm do të ndodhë. Ka ekzistuar një strukturë e fuqishme, e organizuar politikisht në veri të Kosovës, e cila ka ekzistuar atje, por presioni i madh i Perëndimit ka bërë që të shuhet ajo strukturë. Mendoj se Vuçiqi ka arritur që ta rikthejë në rend dite të bisedimeve dhe se nuk ka zgjidhje përfundimtare pa qëndrimin e serbëve”, theksoi ai.

Ai thotë se Vuçiqi është duke zhvilluar një politikë të përgjegjshme shtetërore në raport me Kosovën.

Dodik ka ripërsëritur se shteti i Kosovës nuk do të njihet nga Bosnja e Hercegovina sa të jetë ai në pushtet.

Presidenti i Republikës Serbe në Bosnje është i bindur se një ditë kjo Republikë do të bashkohet me Serbinë në një shtet të vetëm dhe këtë e bazon “në dëshirën e popullit”.

Britania: Ky politikan serb po i rrezikon raportet Sarajevë-Londër

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe në Sarajevë njoftoi sot se presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, me përhapjen e gënjeshtrave dhe akuzave të pabaza për politikën e këtij vendi, po rrezikon marrëdhëniet me Londrën.

“Është zhgënjyese që Dodik vendosi të paraqesë Britaninë e Madhe si një lloj kërcënimi ndaj Republikës Serbe. Fabrikimi i kërcënimeve të rreme mund të jetë një mënyrë e mirë për të mbledhur poenët zgjedhorë, por rrezikon marrëdhëniet afatgjata me Britaninë e Madhe”, tha ambasada britanike në një deklaratë.