Kundërshtojnë Ligjin për Pagat, doktorët të premten në grevë

Periskopi.com Lajme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një e-maili dërguar mediave, njofton opinioin e gjerë se me datë 11.12.2019  në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e  Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

“Morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri.

 

QKUK: Mjekët nga Australia dhe Kosova nisin operimet për 27 fëmijë

Periskopi.com Lajme

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, nga data 30 qershor deri më 7 korrik, po qëndron një ekip i mjekëve nga Australia. Në vazhdën e vizitës së radhës nga profesorët nga Australia dhe ekipi i mjekëve nga Kirurgjia e Fëmijëve, në udhëheqjen e Prof. Dr Nexhmi Hysenit, janë bërë 49 vizita të fëmijëve me anomali kongjenitale shumë të komplikuara.

Pas vizitave mjekësore janë përzgjedhur për intervenim kirurgjik 7 fëmijë, deri tani janë kryer 13 operacione komplekse, kurse deri të premten pritet të kryhen edhe 14 operacione.

Ekipi i mjekëve po punon gjatë gjithë ditës, deri në orët e vona të natës, në mënyrë që të gjithë fëmijët që kanë nevojë për operacion të kenë mundësi të marrin këtë shërbim.

“Duke ju falënderuar prof. Pady Dewanit dhe ekipit vendor, Organizatës Kind Cuts for Kids dhe Komunitetit Shqiptar në Melburn të Australisë, është shpëtuar buxheti i dedikuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore në vlerë 530 000 Euro”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Bashkëpunimi i ngushtë i këtij lloji me profesorë nga Australia ka nisur nga viti 2010 dhe ka dhënë rezultate të shkëlqyeshme post- operative duke pasur një rëndësi te madhe edhe në edukimin profesionalë të vazhdueshëm të mjekëve, vlerëson QKUK-ja.