Daçiq tani thotë se ky shtet e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, është shprehur se Republika Domenikane, shteti ishullor i Karaibeve është vendi i 8-të që e ka tërhequr njohjen për shtetin e Kosovës.

“Republika Domenikane, kombi ishullor në Detin e Karaibeve, është vendi i 8-të që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, tha për Tanjug, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiq, transmeton lajmi.net

Sipas Tanjugut, njohjën e pavarësisë së Kosovës e kanë tërhequr edhe tetë vende të tjera nga Surinami, Liberia, Sao Tome dhe Principe, Guinea-Bissau, Burundi, Papa Guinea e Re dhe Lesoto.

Mirëpo, lajmet për tërheqjen e njohjeve nga disa prej vendeve të cekura më lartë kanë rezultuar si të rreme.