Dominic Bosel: Do ta nokautoj shpejt Robin Krasniqin nesër mbrëma

Periskopi.com Sporti

Robin Krasniqi do të provojë nesër të fitoj titullin e parë në karrierë pas dy temtimeve të pasuksesëshme, por përball tij do të jetë Dominic Bosel njëri nga boksierët më të mirë të momentit.

Në konferencën për shtyp, kampioni aktual tregoi se menxi po e pret këtë duel.

“Më në fund erdhi dita e ndeshjes, dua ti tregoj të gjithëve se si unë do mbrojë titullin tim në ring, unë mund ta mbrojë këtë titull” – ishin fjalët e Bosel.

Ndërsa kur u pyet për kundërshtarin e tij, kampioni nuk ngurroi të tregonte se dëshiron që përballjen ta mbyllë më herët se sa duhet dhe me anë të një nokauti.

“Tek Robin Krasniqi, unë pashë shumë gjëra që mund t’i mposhtë. Dua një fund të shpejtë, një nokaut”- u shpreh Bosel.

Ndeshja do të zhvillohet në ora 11:15 të mbrëmjes, teksa do të transmetohet në Klan Kosova dhe Art Motion.