Anëtarja e VV-së me fjalë mizore: LDK-ja s’është e gatshme për qeverisje, kanë duruar dajak nga serbët

Periskopi.com Lajme

Sulmet e Lëvizjes Vetëvendosje [LVV] ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] duket se nuk do të ndalen. Së fundi, anëtarja e kësaj partie, znj.Donika Gashi, ka bërë një postim mjaft të pazakontë në lidhje me bisedimet e fundit të kësaj partie.

Ajo ka akuzuar LDK-në se nuk është e interesuar për të qeverisur vendin dhe se nuk është e gatshme për dialogun me Serbinë.

Si argument për një gjë të tillë ka fjalinë në vijim: “Kanë duruar shumë dajak nga serbët.”, transmeton Periskopi.

Nuk dihet se si “dajaku” e dhuna që e pësuan shumë shqiptarë gjatë viteve ’90 nga regjimi shovinist serb mund ta ndalojë dikë që të jetë i gatshëm për dialog.

Për më tepër, LDK ka qenë pjesë e dialogut me Serbinë vazhdimisht prej Konferencës së Rambouillet-së e deri më tash.

Më poshtë keni statusin e plotë:

LDK po deklaron vazhdimisht që nëse nuk arrihet koalicioni me LVV, atëhere LDK-ja do të shkojë në opozitë.

Si duket LDK-ja kësaj here nuk është e interesuar për të qeverisur me vendin.

Kanë duruar shumë dajak nga serbët.

Nuk janë të gatshëm për dialogun me Serbinë.

Nepotizëm i frikshëm: Anëtarja e VV-së propozon motrën e saj për presidente të vendit

Periskopi.com Lajme

Çështja e presidentit vazhdon ta ndajë VV-në nga LDK-ja dhe të pamundësojë finalizimin e marrëveshjen për koalicion qeverisës. Ndërkohë, nuk kanë të reshtur statuset e anëtarëve të partisë së z.Kurti që sulmojnë LDK-në por edhe “analistët” që e shohin me të drejtë një gjë të tillë si pazar të pozitave. 

Donika Gashi, e anëtarësuar në Vetëvendosje para disa muajsh, tashmë ka propozuar ndër tjerë edhe znj.Yllka Gashi, aktoren e njohur për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

Znj.Gashi është edhe e motra e znj.Donika.

“Përfytyrojeni një presidente si p.sh.,Yllka Gashi. Artiste, apartiake, punëtore, njeri i mrekullueshëm, ambasadore e shkëlqyeshme në çdo nivel.”- shkruan ajo, përcjell Periskopi. 

T’ju kujtojmë se një ndër kritikat më të ashpra të Vetëvendosjes ndaj qeverive në dhjetë vitet e fundit ishte edhe ajo e nepotizmit, ose punësimit të njerëzve në baza partiake. Por megjithatë, asnjë nga partitë nuk ka pasur ambicie që të afërmit t’i emërojnë edhe në pozitën e presidentit.

Megjithatë, Gashi ka thënë se për të e pranueshme do të ishte edhe Vlora Dumoshi e LDK-së, por edhe Vasfije Krasniqi-Goodman.

Më poshtë e keni të plotë statusin e saj:

Disa analista tepër po kanë qef me dështu koalicioni LVV-LDK! E po bërtasin diçka n’lidhje me pozitën e presidentit.

(Po kuptohet që shumica prej tyne lidhje me politikë nuk kanë. Ama nejse, sa me ba zhurmë q’aty!)
Nëse Vlora Dumoshi do t’ishte kandidate për Presidente, unë që sonte do t’a kisha pranu, k’shtu n’sensin e vendim marrjes futuristike, hiç pa dyshim.
Z.Latif Mustafa e propozoi znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. Propozim super i mirë edhe ky.
Ose, përfytyrojeni një presidente si p.sh.,Yllka Gashi. Artiste, apartiake, punëtore, njeri i mrekullueshëm, ambasadore e shkëlqyeshme në çdo nivel.
Por, Agim Veliun e Lutfi Hazirin, nuk m’i pranon logjika hiç, seriozisht. Ashtu siç logjika nuk ma pranon as sigurimin e pozitës për një X person, anonim, i cili nesër do t’na bëhej president si prej zarfi. Çkllup-tup n’karrige! Dhuratë prej LDK-së!
As fmija ma i pafajshëm nuk do ta pranonte një këso kushtëzimi, e lëre ma njerëzit e rritur të cilëve ju ka ra hise m’u marrë me politikë.

Anëtarja e VV-së akuzon rëndë LDK-në: I bleu njerëzit për 10 euro që të dilnin në shesh (Foto)

Periskopi.com Lajme

Para një viti, poetja dhe këngëtarja Donika Gashi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje me kryetarin Kurti që e prezantoi në faqen e tij duke e quajtur “qytetare prishtinase”.

Më 14 korrik, Gashi u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje. Por, ky aderim vuri në pah disa qëndrime tepër problematike të saj.

Ndër to, ishte edhe ai për komunitetin LGBTI, të cilët i konsideronte të sëmurë dhe “shkije” në referencë me komunitetin serb në vend, shkruan Periskopi.

Por, kësaj here zonja Gashi ka shkruar për tubimin e mbrëmshëm hapës të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], e për të cilën ka lëshuar akuza të rënda me të cilat presim të merret Prokuroria e Shtetit.

Ajo ka implikuar haptas se LDK-ja ka paguar me nga 10 euro njerëzit që t’i bashkohen në atë tubim në mënyrë që të dukej sa më masiv.

Ky është statusi i plotë i znj.Gashi në Facebook:

Partia nuk i qëndis qëndrimet e mia, vazhdoj të jem kundër “Paradës së Krenarisë”

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, në një intervistë të shkurtër për Periskopin ka sqaruar qëndrimet e saj shumë të komentuara kundër “Paradës së Krenarisë” së Komunitetit LGBTI, që u mbajt ditë në parë në Prishtinë.

Në të njëjtën intervistë, Gashi ka thënë se vazhdon të jetë refuzuese e Paradës që u mbajt me moton “Në emër të Lirisë”, pasi konsideron se kjo është një nga të drejtat e saj qytetare.

Ajo thotë se publikimi i saj në rrjetin social “Facebook”, i cili nxiti reagime të shumta për shkak të etiketimeve “të sëmurë” dhe “shkije”, shprehu qëndrimet e saj si individ, e jo si pjesëtare e një partie politike, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje.

Në të njëjtin mesazh, ajo thotë se u kishte bërë thirrje pjesëtarëve të komunitetit tjetër që të shfaqin virtytin e durueshmërisë qytetare edhe ndaj grupeve minorene që përfaqësojnë ide të ndryshme nga ato në të cilat shumica besojnë.

Sipas saj, Kosova vazhdon të mbetet shembull model në botë, për rezistencën më të vogël kundër LGBTI’s, duke e refuzuar Paradën vetëm në nivel pikëpamjesh të Facebook’ut. Madje, thotë se Kosova është më tolerante se shumë vende tjera perëndimore, ku ka lëvizje anti-LGBTI.

Ajo ka folur edhe për reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u distancua nga qëndrimet e saj.

“Partia nuk i qëndisë qëndrimet e mia personale ndaj botës, shoqërisë, jetës dhe origjinës së njeriut. Pastaj, unë nuk kam shkruar nga faqja zyrtare e LVV-së në Facebook, as nga websajti i saj, as jam prononcuar në emër të LVV-së në llogarinë time. Në faqen time të Facebooku-ut unë jam autore, botuese, pronare, redaktore, kryeredaktore, përgjegjëse për fjalët e mia dhe qëndrimet e mia. Dhe, në qoftë se anëtarësimi në parti politike do ta deindividualizonte njeriun, atëhere zor që ndokush ndonjëherë do të bëhej pjesë e ndonjë grupimi qoftë ai politik, social, kulturor, sportiv”, ka thënë ajo ndër të tjerash.

Periskopi ju sjell intervistën e plotë me Donika Gashin:

  1. Ju u shprehët kundër Paradës së Krenarisë, që u mbajt së fundi në Prishtinë. A e ndani sërish të njëjtën bindje, dhe a mendoni se disa prej vlerave liberale janë imponuar në vend?

Donika Gashi: Moto e Paradës ishte “Në emër të Lirisë”, dhe në emër të Lirisë si koncept dhe si vlerë e përbashkët demokratike, unë përdora të njëjtën mënyrë që të mos e përkrah ngjarjen, së këndejmi fenomenin. Pse? – Besoj që në Republikën të cilën po përpiqemi ta ndërtojmë si një shtet demokratik dhe të barabartë për të gjithë, të shprehurit kundër Paradës, (apo fenomenit) është po ashtu një e drejtë demokratike, ashtu siç kjo e drejtë vlen njësoj edhe për ata që e përkrahën atë.

Në momentin që ke guxim të jesh ‘politikisht jokorrekt’ dhe mban një qëndrim personal refuzues ndaj një fenomeni të caktuar, mu aty fillon gozhdimi mediatik. Veçanërisht nëse je grua, veçanërisht nëse je edhe anëtare e LVV-së.

Në anën tjetër, isha dhe vazhdoj të jem refuzuese e Paradës dhe konsideroj që kjo është një nga të drejtat e mia qytetare. Për ata që më kanë lexuar drejt, ky refuzim ishte mirë dhe bukur i gërshetuar me mirëkuptim dhe tolerancë njerëzore kundrejt komunitetit organizues, me bindjen se, ashtu siç qartë e kam shkruar edhe në rrjetin social Facebook – “kanë të drejtë të jetojnë ashtu si duan vetë”.

Pra, mesazhi im, shkurt e qartë ishte thirrje drejtuar një komuniteti tjetër ku unë ndjehem që përkas, (me besim në vlera të ndryshme nga LGBTI), që të shfaqë virtytin e durueshmërisë qytetare edhe ndaj grupeve minorene që përfaqësojnë ide të ndryshme nga ato në të cilat p.sh shumica besojmë. Dhe, të besojmë në ide apo vlera të ndryshme është krejtësisht demokratike.

Organizimin e Paradës dhe defilimin publik në Prishtinë, bashkë me tendencën e organizatorëve që të gjithë ta ndajmë të njëjtën bindje me ta, e shoh si ide që një grup minoren tenton t’ia imponojë shumicës. (Dhe kjo bie ndesh me parimet liberale që ata gjoja se po i mbrojnë. Në fakt, një qëndrim i tillë nuk është tjetër përveçse cenim i të drejtave të shumicës që të besojnë dhe të ndjehen ndryshe.)

Megjithatë, me rastin e mbajtjes së Paradës treguam që jemi tolerantë dhe që Kosova vazhdimisht ka qenë shembull model në botë, me rezistencën më të vogël kundër LGBTI, duke e refuzuar Paradën vetëm në nivel pikëpamjesh të Facebook-ut. Treguam se jemi ndoshta edhe më tolerantët, (madje edhe në krahasim me vendet perëndimore dhe të Bashkimit Evropian, ku lëvizjet më anti-LGBTI do t’i gjeni që nga SHBA-të, e deri në Itali, Poloni etj.), dhe kjo është një nga vlerat tona që meriton të respektohet.

  1. A mendoni se kultura e mëhershme qytetare ose fryma konservatore po shtypet nga këto vlera?

Donika Gashi: Në shtetet dhe shoqëritë demokratike që ne i marrim si shembuj të jetesës së mirë qytetare bashkë-jetojnë sisteme të ndryshme vlerash dhe besimesh duke qenë pjesë e tërësisë. Në fakt, kjo edhe është bukuria e lirisë dhe diversitetit shoqëror. Me vetë tolerancën si virtyt autokton konsideroj se shumica shfaqim pajtueshmërinë që shoqëria nuk mund të jetë asnjëherë homogjene në sensin e mënyrës së të menduarit. Por ajo që ka rëndësi është që të respektojmë të drejtën e secilit për t’u shprehur i lirë edhe kur përfaqëson mendim dhe qëndrim të ndryshëm e të kundërt me tonin. Pra, ta kuptojmë që është paradoksale ta shtypësh lirinë në emër të lirisë ashtu siç veproi gazetari – njëri ndër organizatorët e Paradës, kundrejt të tjerëve, në këtë rast edhe meje.

Ta kemi të qartë që Perëndimi dhe Bashkimi Evropian, e dënon dhe e ndalon dhunën mirëpo nuk tenton të zhdukë pikëpamjet konservatore. Vlerat tona tradicionale si toleranca, solidariteti, bujaria, mikpritja, respekti për familjen, janë pasuri kombëtare që ne e kemi për obligim t’ua bartim gjeneratave të ardhshme. Sepse ky është themeli i shtëpisë sonë të hijshme dhe të veçantë. Por, gjithashtu ne kemi nevojë që të shmangim standardet e dyfishta dhe të mos lejojmë që kjo të bëhet normë e pashkruar në kulturën tonë. Secili le të bëj e le të jetojë si të dojë. Secili ka të drejtën të mendojë ndryshe. Po të vepronim sipas logjikës së një pakice në Prishtinë atëherë sipas tyre BE-ja do të duhej të burgoste e të linçonte ekstremin e djathtë në Evropë për shkak të gjuhës përjashtuese ndaj emigrantëve, afrikanëve, Islamit, arabëve etj. Mirëpo, atje madje ndodhë e kundërta. Ata fitojnë përqindje të konsiderueshme të votave dhe janë pjesë e parlamenteve dhe qeverive. Sepse, bota demokratike ka vend për bashkëjetesën e të gjitha ideve.

  1. Si e konsideroni qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u distancua nga qëndrimet tuaja dhe mbrojti paradën?

Donika Gashi: Me të vërtetë më ka ardhur keq që një gazetar i një portali të caktuar hiperbolizoi qëndrimin tim personal të shprehur me shkrim në rrjetin social Facebook dhe në mënyrë tendencioze u përpoq që të njejtin ta paraqes edhe si qëndrim të Vetëvendosjes!. E kuptoj që krejt ai sulm intensiv ndaj meje nga ai gazetar i portalit në fjalë, u bë me qëllimin më djallëzor. (Nxorën tekstin nga konteksti, nuk lexuan metaforat , as shenjat e pikësimit.) Në njërën anë përdorën emrin tim për ta sulmuar LVV-në dhe në anën tjetër, u munduan që ta sulmojnë LVV-në për shkak të qëndrimit tim personal. Dhe kjo ishte krejtësisht hipokrite dhe tendencioze.

Në përgjigjen time ndaj sulmeve të atij portali dhe atij gazetari, sqarova pozicionin tim në këtë mes. Partia nuk i qëndisë qëndrimet e mia personale ndaj botës, shoqërisë, jetës dhe origjinës së njeriut. Pastaj, unë nuk kam shkruar nga faqja zyrtare e LVV-së në Facebook, as nga websajti i saj, as jam prononcuar në emër të LVV-së në llogarinë time. Në faqen time të Facebooku-ut unë jam autore, botuese, pronare, redaktore, kryeredaktore, përgjegjëse për fjalët e mia dhe qëndrimet e mia. Dhe, në qoftë se anëtarësimi në parti politike do ta deindividualizonte njeriun, atëherë zor që ndokush ndonjëherë do të bëhej pjesë e ndonjë grupimi qoftë ai politik, social, kulturor, sportiv. Por, rasti me mua, ka qenë më shumë tendencë e atyre që ashtu-kështu e kritikojnë LVV-në pa ia nda.

  1. Ju besoni se homoseksualizmi është sëmundje. Sipas juve, cila është kura për të?

Donika Gashi: Besoj që homoseksualizmi është gjendje në të cilën individi shfaqë vështirësi me të qenit në harmoni me natyrshmërinë e tij, ose shfaqë tendencën për të shkuar në kundërshti me natyrën në të cilën është i krijuar.  Dhe kjo është ideja që na e japin besimet monoteiste. Shkenca momentalisht mund të ketë qëndrim tjetër dhe mund të vazhdoj që sistematikisht të ndryshojë konstatimet e saj, ashtu siq vazhdimisht edhe ndodhë.

Deri para pak kohësh, në kapitullin për perversionet seksuale, bashkë me pedofilinë, vujarizmin, nekrofilinë, është mësuar edhe homoseksualizmi. Sidoqoftë, një besimtar merr për bazë tekstin fetar, pra Librin e Shenjtë, (”çdo gjë e kemi krijuar në çift që ju të përkujtoheni! (Dharijat:49), ashtu siq një tjetër merr për bazë teoritë më të fundit shkencore, së këndejmi njerëzore, me probabilitet të madh për ndryshime në të ardhmen. Natyrisht, unë ende besoj në të parën për shumë vlera dhe e shoh si bazën më të qëndrueshme,derisa të tjerët në të dytën dhe është krejt normale që njerëzit të kenë autoritete të ndryshme ku i mbështesin besimet, vlerat dhe qëndrimet e tyre. (Unë mbështetem në besimin te Zoti dhe Atë e shoh si pronarin e shërimit nga çdo lloj lëngimi shpirtëror.) Nëse unë gjykohem për këtë që e them, atëherë çfarë të bëjmë me shtyllat mbi të cilat njerëzimi e mbështetë idenë për jetën, krijimin, ekzistencën? Po nëse miliarda besimtarë në botë bazohen në Librat e Shenjtë, a do të thotë të zhdukësh ata veç pse kanë pikëpamje të caktuara mbi diçka? Sigurisht që jo. Për besimtarin, sjellja që e ndalon riprodhimin e njerëzimit, është sjellje destruktive. Por, besimtari nuk e merr përsipër gjykimin e krijesës në bazë të bindjeve të veta. Besimtari gjykon sjelljen, fenomenin, por jo dhe krijesën. Sepse ideja për Zotin, shpresa në mëshirën e Zotit dhe besimi në drejtësinë e Zotit, për besimtarin është më e madhe se e gjithë bota.

Intervistoi: Artina Muçiqi

VV distancohet nga qëndrimet e anëtares së saj për komunitetin LGBTI

Periskopi.com Lajme

Zëdhënësja e Vetëvendosjes, Tinka Kurti është përgjigjur lidhur me postimin fyes të anëtares së kësaj partie, Donika Gashit, kundrejt komunitetit LGBTI.

Ajo ka thënë se qëndrimet si ato të Donika Gashit, janë qëndrime personale dhe nuk janë qëndrime edhe të Vetëvendosjes.

“Anëtarët e LV shprehin edhe qëndrime personale, por jo, ato nuk janë qëndrime të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Kurti për Insajderin.

Këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra sulmon Donika Gashin, e quan ‘erdoganiste’

Periskopi.com Lajme

Këshilltarja e Kadri Veselit, Arbana Xharra ka reaguar pas aderimit të poetes Donika Gashi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur mbështetëse të  presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

Për Xharrën, befasuese është se si çdo ditë  e më shumë, skenës politike kosovare po i shtohen ‘filo-osmanët’.

Sipas këshilltares së Kadri Veselit, nuk mund të jesh njëkohësisht edhe me Erdoganin edhe me identitetin shqiptar.

 

Ja reagimi i plotë në Facebook:

Donika Gashi është një mbështetëse e Erdoganit, tiranit që po burgosë mijëra turq: intelektualë, opozitarë, gazetarë e artistë, të cilët po derxhen burgjeve. Një shqiptare, e cila publikisht ka uruar fitoren e një diktatori, i cili në Kosovë ka investuar në kultivimin e Islamit politik dhe ndërtimit të xhamive. Diktatorit, i cili insiston në ndryshimin e historisë sonë, duke synuar që sundimin osman 500 vjeçar ta paraqes si administrim. Kjo grua i është bashkuar një partie, e cila kauzë kryesore që nga themelimi i saj ka unitetin shqiptar, respektivisht ruajtjen e “shqiptarisë”. Mua nuk më befason shndërrimi i Vetëvendosjes në strehë të islamistëve, por fakti se çdo ditë e më tepër skenës politike po i shtohen këta filo-osman. Nuk mund të jesh njëkohësisht edhe me Erdoganin edhe me identitetin shqiptar. I pari e përjashton të dytin. Fatkeqësisht, profili i zonjës së sapo aderuar ekziston në secilën parti. Ka deputetë nga Parlamenti i Kosovës që uruan fitoren e Erdoganit, siç ka edhe kryetar komunash që mbajnë kursin erdoganist. Të tillë që i bëjnë temena ambasadores turke. Për më tepër edhe profile të larta nga kreu shtetëror që e adhurojnë atë që tashmë bart epitetin e “sulltanit”!./Periskopi/