Shiko: Momenti kur Donis Avdiaj e kap për krahu dhe ia tregon vendin kundërshtarit serb pasi e shau

Periskopi.com Sporti

Në ndeshjen në mes AEK-ut dhe Trabzonsporit, e vlefshme për “play-off’ të Europa League ndodhi diçka e pa pritur.

Takimi u mbyll me fitoren 1-3 të turqve nga Trabzoni, madje hero i ndeshjes ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban me 3 golat e tij, transmeton Periskopi.

Ndeshja ka qenë mjaft e luftuar deri në fundin e saj, madje nuk ka munguar as tensioni. Protagonist në fundin e ndeshjes është bësë sulmuesi kosovar i Trabzonsporit, Donis Avdiaj, i cili është përplasur fizikisht me lojtarin serb Ognjen Vranjes.

Ky i fundit njihet edhe si një person nacionalist dhe kjo shihet qartë edhe nga tatuzhet me çetnikë që ka në krahë. Gjithçka mes tyre u sheshua me ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë dhe gjithçka më pas vijoi normalisht. /Periskopi.com/

Ylli i Kombëtares së Kosovës poston video nga shtalla e lopëve

Periskopi.com Sporti

Futbollisti problematik Donis Avdiaj ka mbetur pa skuadër, që kur ka shkëputur kontratën me ekipin holandez Willem II. 

Për Avdiajn nuk ka shprehur interesim ende asnjë skuadër, teksa duhet të presë deri në verë për të gjetur një klub.

Dhe meqë ka mbetur pa skuadër, ai ka shfrytëzuar kohën për ta vizituar edhe Kosovën.

Avdiaj ka postuar një foto në shtallën e lopëve në Instagram.

Për shkak se ka mbetur pa skuadër, Donis Avdiaj nuk u ftua nga selektori i Kosovës Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars. /Periskopi/

‘Gjendet’ Donis Avdiaj, flet pas problemeve të fundit që pati me Willem II

Periskopi.com Sporti

Lajmet e ditëve të fundit në Holandë dhe Gjermani se Willem II dëshiron ta shesë sulmuesin Donis Avdijaj për arsye disiplinore, i ka vlerësuar të pavërteta vetë futbollisti të enjten, për Sportin në KTV.

Sulmuesi i Kosovës ka theksuar se në Gjermani po qëndron me leje të klubit elitar të Holandës dhe se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Ajo që është shkruar në mediume nuk është aspak e vërtetë. Ka pesë ditë që jam në Gjermani për të biseduar me familjen dhe me menaxherin për të ardhmen time, sepse ka disa skuadra të interesuara për mua. Unë në Gjermani kam ardhur me leje të klubit. Në javën e ardhshme do të jem në fushë, në Holandë apo në ndonjë klub tjetër, do të vendoset brenda pak ditësh”, ka thënë Avdijaj.

Burime të Sportit në KTV, të afërta me ish-futbollistin e Schalkes, kanë bërë të ditur se Avdijaj mund ta vazhdojë karrierën në ndonjë klub në Poloni apo Zvicër.

22-vjecari me Willem II ka kontratë deri në fund të këtij edicioni me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Për ekipin elitar të Holandës sulmuesi ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me tre asistime në 19 ndeshje.

Ylli i kombëtares së Kosovës zbulon: Kisha oferta nga Unitedi e Liverpooli, por i refuzova

Periskopi.com Sporti

Ylli i kombëtares së Kosovës, Donis Avdiaj ka zbuluar se kishte oferta nga top skuadra, duke përfshirë Manchester United, Liverpool dhe Juventus.

22-vjeçari aktualisht luan për klubin e Eredivisie Willem II, pasi u largua si transfer i lirë nga Schalke verën e kaluar, duke kaluar shumë vite në huazime, transmeton Periskopi.

Image result for Donis Avdijaj willem II

Por Avdijaj nuk ishte gjithmonë kështu, ndërkohë që shkëlqeu në nivelin e të rinjëve në Gjermani, duke shënuar 17 gola për skuadrën U-19 të Schalke në vetëm 17 ndeshje, vetëm shtatë prej atyre si startues gjatë sezonit 2013-14.

Përveç kësaj, i riu bëri paraqitje të mira edhe për ekipin U-17 të Gjermanisë, duke shënuar gjashtë gola në po aq ndeshje gjatë kualifikimeve pët Kampionatin Evropian të UEFA-s U-17.

Image result for Donis Avdiaj germany

Përformancat e mira bënë ai të përfundonte në radarin e shumë ekipeve të mëdha, por si një adoleshent, Avdiaj nuk ishte as edhe një agjent të vetin.

”Në atë kohë [pas nënshkrimit të kontratës së tij të parë me Schalke në moshën 18 vjeçare] të gjithë donin të ishin miqtë e mi”, tha Avdijaj për Goal, përcjell në shqip Periskopi.

”Gjithkush donte të më tregonte se çfarë ishte më mirë për mua. Unë nuk kisha një agjent në atë kohë dhe nuk e dija saktësisht se si të mbaja euforinë time”.

”Të mos çmendesh në një fazë të tillë është shumë më e vështirë se sa të çmendesh. Para nënshkrimit për Schalke, unë kam pasur oferta nga Juventusi, Arsenali, Manchester United dhe Liverpooli. Pa marrë parasysh se çfarë loje apo turneu, skautët ishin gjithmonë aty për të parë mua”, deklaroi Avdiaj.

Sidoqoftë, ai nuk arriti në nivelet e larta në karrierën futbollistike, teksa gëzon një karrierë modeste. /Periskopi

Image result for Donis Avdijaj kosovo

Donis Avdiaj shpërthen me dy gola, sytë kah Bernard Challendes

Periskopi.com Sporti

Nga një futbollist problematik në yll tek Eredivisie – Avdijaj tregon se si ndryshoi për 180 shkallë

Periskopi.com Sporti

Donis Avdijaj është duke shkëlqyer në kampionatin holandez me Willem II.

Sulmuesi nga Kosova iu bashkua skuadrës holandeze pas një periudhe jo të mirë në Gjermani tek Schalke.

Fillimisht Avdijaj u konsiderua ndër talentet më të mëdhenj në shtetin gjerman, por me të kaluar në ekipin e parë gjërat nuk shkuan ashtu si i mendoi.

Nga një futbollist problematik tek yll në Eredivisie, Avdijaj tregon se si ndryshoi për 180 shkallë

Për të filluan problemet jashtë fushës dhe Schalke nuk i toleronte këto gjëra, por tani në Holandë për të flitet vetëm për magjitë që po bën në fushë.

Në një intervistë për të përditshmen gjermane Sport Bild, Avdijaj flet për karrierën e tij, shkruan Telegrafi.

“Te Schalke isha shumë i ri, mendoja se mund të bëja gjithçka vet dhe fajin ua lija të tjerëve për gjithçka”.

“Aktualisht kam vetëm një objektiv dhe ai është futbolli. E kuptova që mund të rrëzohesh por duhet të ngrihesh përsëri dhe mund të them se të luftoj për t’u ringritur është një ndjenjë e mirë”, tha Avdijaj që tregon objektivin e tij.

“Objektivi im është t’ia nis nga e para për herë të dytë”, vazhdoi tutje reprezentuesi i Kosovës.

Në 10 ndeshjet e para në kampionat, Donisi ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

“Kam krijuar një ambient më të mirë, pasi këtu përfshihen edhe ndarja nga miqtë fals”.

“Gjithashtu kam ndryshuar edhe prioritetet e mija, duke përfshirë oraret e gjumit dhe ushqimi”.

22-vjeçari kishte menduar gjatë për të ndryshuar për 180 shkallë.

“E pyesja vetën se çfarë po bëje gabim para se ta merrja vendimin për të ndryshuar shumë”, deklaroi sulmuesi nga Kosova.

Përveç Schalkes, Avdijaj ka luajtur si i huazuar edhe tek ekipi austriak Sturm Graz dhe ai holandez Roda.

Falë paraqitjeve të mira, Avdijaj është duke u ndjekur me kujdes nga skuadrat më të mëdha holandeze si Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven.