Vrasja që mbylli të gjitha kazinot në Kosovë, 25 vjet për dorasin

Periskopi.com Lajme

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 25 vjet burgim të pandehurin A.P. i cili kishte privuar nga jeta 32-vjeçarin Florent Ahmetaj. Vrasja ka ndodhur në muajin mars, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 viteve i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga data 3.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 euro.

“Më datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinonë “Matrix”, A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj, kishte hyrë në kazino ku kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar tashmë të ndjerit F.A. duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ia dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për t’i dhënë edhe paratë tjera. A.P. më pas kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë 2700 euro dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vrasja e Florent Ahmetaj në vendin e tij të punës, kishte bërë që deputetët e Kuvendit të Kosovës të ndërmerrnin iniciativën për ndalimin e lojërave të fatit.

Pas kësaj, Kuvendi kishte shfuqizuar Ligjin i cili u lejonte lokaleve të lojërave të fatit të ushtronin veprimtarinë e tyre në për dhjetë vjetët e ardhshme.

 

5-vjet nga vrasja e Elvis Pistës – Nëna e tij e zhgënjyer pse ende nuk u gjet dorasi

Periskopi.com Lajme

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista, ende nuk dihen motivet dhe kryerësit e vrasjes.

Nëna e tij, Hidija Pista, vazhdon që ta kujtojë me mall djalin e vetëm që i vranë, raporton KTV.

Ajo shprehet e zhgënjyer me institucionet e drejtësisë, pasi që për 5 vjet nuk është zbuluar asnjë gjurmë për vrasjen e djalit.

Pista më tutje, tregon se për këto vite, askush nuk u interesua për të, madje as anëtarët e partisë në të cilën ishte Elvis Pista.

E Prokuroria Themelore e Gjakovës lidhur me rastin, është përgjigjur vetëm me dy fjali.

“Rasti i vrasjes së Elvis Pistës është ende në hetime. Ju lajmërojmë për veprimet e reja, lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Elvis Pista atëherë 34 vjeç, posa kishte dal nga restoranti bashkë me bashkëshorten dhe shokun i cili ishte po ashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, është qëlluar në shpinë dhe sipas raporteve zyrtare, ai ka marrë katër plumba nga një largësi pesë metërshe