Sejdiu: Zgjedhje ka sigurt, kam propozuar koalicion të gjerë opozitar

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu, ka thënë se pas dorëheqjes së Haradinajt, rruga ka do të shkojë Kosova janë zgjedhjet e reja parlamentare.

Sejdiu RTV Dukagjini ka thënë se po vërtetohet se Gjykata Speciale është një instrument i padrejtë që po përdoret ndaj Kosovës.

“Ajo çka është e qartë është se rruga përpara janë zgjedhjet. Unë në çdo takim me VV dhe LDK që do t’i bashkëngjiteshin edhe njerëz që nuk janë pjesë e opozitës. Kemi qenë duke paramendu që zgjedhjet do të vijnë në vjeshtë.  Ne do të dalim ditëve në vijim me qëndrime publike e Zyrtare, ajo që është e qartë është se ka zgjedhje.  Kam propozu një front të gjatë opozitar të cilët do ta bënin një koalicion që të heqim PDK nga pushteti,  Si parti socialdemokrate jemi të gatshëm, vota e qytetarit nuk do të jetë votë tifozësh por votë në program, nuk kemi më qytetar naiv për t’i besuar këtyre prurjeve”, u shpreh Sejdiu.