Qëndrimi i ndërkombëtarëve pas dorëheqjes së kryeministrit

Periskopi.com Lajme

Zyrtarë të Ambasadës së Gjermanisë, të Ambasadës së Britanisë së Madhe, të Ambasadës së Zvicrës dhe nga Zyra e BE-së në Prishtinë janë pyetur  nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare ose të gjendet një mandatar i ri pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për shkak të ftesës për intervistim në Hagë nga prokurori i specializuar, zyrtarë të ambasadave të huaja që veprojnë në Kosovë po kërkojnë që sa më shpejt të formohet një Qeveri funksionale, siç kanë thënë ata, për ta vazhduar dialogun me Serbinë.

Megjithatë, ndërkombëtarët kanë refuzuar të përgjigjen konkretisht nëse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, siç po kërkon kryeministri dhe shumica e partive parlamentare në vend, ose ta formojë një qeveri teknike për t’ia hapur rrugën dialogut Prishtinë – Beograd.

Nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se Kosova i ka disa sfida para vetes, të cilave duhet t’u gjendet zgjidhje, duke vënë theksin në dialogun Kosovë – Serbi

Mbretëria Shqiptare reagon lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt

Periskopi.com Lajme

Lidhur me dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj pas ftesës së tij nga Gjykata Speciale për tu intervistuar si i dyshuar, ka reaguar edhe Mbretëria Shqiptare.

Princi i Kurorës Leka II, ka vlerësuar se trimëria dhe guximi gjithnjë kanë qenë dhe mbeten tiparet më dalluese të Familjes Haradinaj, ndërsa është theksuar se ishte trishtues vendimi i Ramush Haradinajt për dorëheqje nga posti i kryeministrit, njofton Klan Kosova.

”Si gjithnjë trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe më gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë kudo që ata ndodhen.

Krenohemi me ty Ramush dhe na rritë ndjenjën e pergjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe Kombin e tij.

E trishtueshme kur mësova për dorëheqjen e Kryeministrit Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj është një patriot i vërtetë dhe një hero kombëtar.

Me kënaqësi dhe besim të plot pres kthim të shpejtë të Kryeministrit Haradinaj ndërsa kërkon drejtësi në Hagë.

Jemi krenar për forcën e Kryeministrit tonë dhe ne ndajmë të njëjtën përgjegjësi për paqe dhe stabilitet pa marrë parasysh pengesat. Përpara me hapa të mëdhenj si dy shtete por të bashkuara si një komb, brenda një Europe të vetme”.

Hoti: Ta nderojmë dorëheqjen e Haradinajt – i përgjigjet Gashi: Kjo s’është ditë zie

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i PDK-ës, Rexhep Hoti në RTV Dukagjini tha se sot nuk është dita kur duhet të behen kalkulime politike, raporton Periskopi.

Sipas tij, secili duhet ta nderoj sot veprimin e kryeministrit Haradinaj i cili dha dorëheqje dhe se Kosova ka kohë për debate të tjera.

“Së pari mendoj që sot është një ditë të gjithë duhet të reflektojmë në raport me dorëheqjen e Kryeministrit, ta nderojmë këtë dorëheqje, duke shpresuar se liria e Kosovës do ta gjej edhe drejtësinë për ushtarët. Zotin Haradianajn Kosova e njeh me dekada, ai nuk është njeri që bën kalklulime, ai është i njohur për këto vendime. Të gjithë kështu mendojnë, zotëri Veseli po ashtu ka shprehur keqardhje për këtë ftesë. Sot është ditë për të respektuar akti madhor të një kryeministri të Vendit, sot nuk kanë përse t’i vejnë kalkulimet në tryezë, Kosova ka kohë për zgjedhje e për kalkulime.

E, kësaj deklarate iu përgjigj avokati Tomë Gashi i cili ishte në sturdio të Debat Plus duke i thënë se nuk është një ditë zie vetëm opër shkak se kryeministri ka dhënë dorëheqje.

“Nuk është ditë zie, se kjo është e pritshme prej se u votua nga mbi 80 deputetë Gjykata Speciale, aty ku u vendos që askush të mos ketë imunitet. Mundemi me fol edhe për tema të tjera, dhe ky televizion ka të drejt ta bëj këtë debat, apo ndoshta duhet tu kërkojmë falje ne shikuesve që ua kemi marrë kohën me këtë debat”, u shpreh Gashi. /Periskopi

 

Fatmir Limaj: Mos u befasoni nga ftesat e Gjykatës Speciale, të gjithë do t’i thërrasin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se ftesat e Gjykatës Speciale nuk duhet ta befasojnë askënd sepse këto ftesa janë të pritshme sepse kjo Gjykatë është bërë për ushtarët e UÇK-ës.

Ai tha se duhet të respektohen të gjitha procedurat ligjore, por vendi do të shkoj patjetër në zgjedhje.

“Unë në 2004-2005 kur ka ndodh jam kanë në Hagë. Nuk e di çka ka qarkullu une di me thanë që me dorëheqjen e Haradianajt, vendi do të shkoj në zgjedhje. Ato janë procedura ligjore dhe normale, Kuvendi i Kosovës i ka të njohura të gjitha, por gjendja faktike është ajo që po flasim ne sonte, Vendi do të shkoj në Zgjedhje. Kur është votuar kjo gjykatë e kanë ditur të gjithë se ajo është krijuar për ushtarët e UÇK-ës, dhe nuk duhet t’i befasoj, se të gjithë e dim që kanë me i ftu ushtarët”, u shpreh Limaj.

Në lidhje me procedurat në gjykata, Limaj tha se duke qenë se ai ishte në të njëjtën pozitë me Haradinajn në Hagë, ai tha se nuk duhet të bëhet dramë me këto ftesa dhe kjo është vetëm faza fillestare e hetimeve, gjë për të cilën nuk u pajtua avokati tomë Gashi.

“Kjo është intervistë, nuk është aktakuzë, ju ka bo Ramushit dhe qindra të tjerëtve, është faza fillestare e hetimeve, nuk ka aktakuzë.Për mos me ngarku me detaje, vet fakti që e kanë ftu tash për intervistë e dim që është faza fillestare është faza e parë e hetimeve, nuk ka aktakuzë” përsëriti Limaj.

Ndërsa pas këtyre fjalëve reagoi avokat Tomë Gashi i cili tha se nuk mund ta dimë në cilën fazë janë hetimet e Gjykatës, sepse prokurori mund ta thërras një person në cfarëdo fazë për intervistim.

“Mund të jetë një prej varianteve të jetë faza e parë, spese prokuroiri ka të drejt ta ftoj persionit në fillim apo në fund e në mes të hetimeve për dëshmi, ata janë në diskrecion”, u shpreh Gashi.

 

Nasim Haradinaj: OVL s’ka ditur asgjë për këto ftesa të Gjykatës Speciale

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i OVL së UÇK-ës, Nasim Haradinaj ka folur për Periskopin pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj për arsye se u ftua nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime të luftës në Kosovë, raporton Periskopi.

Haradinaj tha se OVL e UÇK-ës nuk ka pasur fare informacione se kryeministri kishte pranuar ftesë nga Gjykata Speciale.

“Deri tash nuk kemi pas informacione as për sokol Bashotës as për Ramush Haradinajn, ne për të parën herë e dëgjuam për Ramushin përmes medieve. Jo që nuk kemi pasur por besoj se nuk e ka prit askush se Haradinaj në po këto institucione që e kanë thirr dy herë e ka konfirmuar pafajësinë e tij, kjo është e paskrupullt”, tha për Periskopin Nasim Haradinaj.

I pyetur për Sokol Bashotën, për të cilin Periskopi nga burimet e veta raportoi se ka pranuar ftesë nga gjykata Speciale, Haradinaj as nuk e mohoi e as nuk e pohoi.

“Ne nuk kemi pasur informacione për këto ftesa. Nuk kam informacione dhe nuk mund të konfirmoj edhe një emër, kryetari e pashë që e ka konfirmuar edhe një emër”u shpreh Haradinaj. /Periskopi