Qalaj: Rasti i të riut nga Gjilani duhet të trajtohet pak më ndryshe dhe më profesional

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur pas raportimit të sotëm në Komisionin për Siguri.

Qalaj ka bërë të ditur se në mbledhje u diskuta për deklaratën e deputetit të AKR’së, Behgjet Pacolli.

“Po është diskutuar edhe rasti i Behgjet Pacollit, dhe unë kam dhënë përgjigjën time në pikpamjen e policisë në këtë rast, po kryesisht kanë qenë lidhur me deklaratën e tij për çfarë shqetësimi dhe kërcënimi ka pasë”, u shpreh ai, raporton Periskopi.

Ai po ashtu ka komentuar edhe vdekjen tragjike e të riut nga Gjilani, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, duke thënë se është çështje e ndjeshme

“Ne kemi diskutar për çështje në Qendrën e Studentëve e cila është bërë karantinë dhe aspektin e rolit të policisë. Unë i njoftova deputetët nga ky komision për rolin e policisë qoftë jashtë por edhe brenda konvikteve e që për brenda është kryesisht kërkesë e stafit mjeksor atje, është çështje që është duke u hetuar dhe që nuk mund të flas, kërkon një trajtim pak më ndryshe dhe shumë më professional”, u shpreh ai.

Tutje Qalaj ka thënë se policët do të vazhdojnë të punojnë me orar të zgjatur sepse për këtë çështje nuk kanë vendosur akoma./Periskopi/