Kjo është gjendja shëndetësore e të infektuarve me koronavirus në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës Bujar Gashi ka thënë se dje janë testuar rreth 45 persona  të cilët kanë rezultuar negativ në Prishtinë.

Gashi në një intervistë për RTV Dukagjini, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të infektuarve që po trajtohen në Klinikë Infektive.

“ Deri më tani në Komunën e Prishtinës janë konfirmuar pozitiv 84 raste në Prishtinë, kurse janë 67 të shëruar dhe 15 raste janë aktive.Rastet e datës 8, 2 rastet e strira në Klinkën Infektive kanë gjendje të mirë shëndetsore dhe 13 raste të tjera janë duke u trajtuar në shtëpi edhe pse janë konfirmuar më covid 19 pozitiv nuk kanë simptoma,  apo ndonjë simptom që do të na detyronte ose do të kërkonim ndihmë mjekësore për tu dërguar në Klinikën Infektive dhe vazhdojnë që të trajtohen në shtëpi, aktualisht të kontaktuar nga Komuna e Prishtinës dhe Shtabet Emergjente në baza ditore” , ka shtuar ai/

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë bën thirrje për zbatim të masave: Virusi mund të kthehet

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes më të shtuar,  sepse Coronavirusi mund të kthehet sërish pas një jave.

Pas daljes së Prishtinës nga karantina të hënën dhe të martën janë vërejtur numër i madh i qytetarëve të cilët kanë dalë rrugëve, shesheve e lokaleve të kryeqytetit.

“Qysh nga dje shihet një lëvizje e madhe e veturave dhe qytetarëve dhe ajo që është më shqetësues qytetarët në këmbë dhe nëpër dyqane ku shihet një numër i qytetarëve pa masa mbrojtëse. E kam një frikë heqjen e Prishtinës nga karantina për ta zëvendësuar me masa të tjera për rritjen e orarit në 180 minuta”, tha ai.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat sepse është një virus i cili mundet me na u kthy mas një jave,  sepse ky fluks për momentin nuk është i logjikshëm dhe mundet me na dëmtu”, tha ai.

Ai ka thënë se tash duhet të kemi kujdes sepse është punuar shumë për ta luftuar këtë pandemi.

“Mirëpo nuk po shihet se është fundi por ka vetëm lehtësim të masave dhe të kemi kujdes që mos ta prishim në fund,  sepse kemi punuar që të mos përhapet pandemi”, tha ai