Mbyllen pjesët e para në dy gjysmëfinalet, këto janë rezultatet

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në Skenderaj, Prishtina është duke fituar me rezultat 0-2 ndaj Drenicës dhe kualifikimi për finale është i sigurt për skuadrën e Armend Dallkut.

 

 

Golat për kryeqytetasit i shënuan Leonit Abazi në minutën e 27-të dhe Endrit Krasniqi në minutën e 33-të nga penalltia.

Në Drenas, Ballkani është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Feronikelit.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Mirlind Daku në minutën e 27-të të takimit.

Për kualifikim, Ferronikeli duhet të shënoj të paktën edhe dy gola.

Sot vendoset për skuadrat finaliste në Digitalb Kupën e Kosovës: Feronikeli – Ballkani, Drenica – Prishtina

Periskopi.com Sporti

Sot do të vendoset për skuadrat finaliste në Digitalb Kupën e Kosovës për edicionin 2019/20.

Ndeshja kryesore luhet në Drenas, Feronikeli pret Ballkanin.

Takimi i parë mes tyre kishte përfunduar pa gola.

Gjysmëfinalja tjetër luhet në Skenderaj, ku Drenica pret Prishtinën.

Rezultati i takimit të parë në Prishtinë, ku bardhekaltërit kishin fituar 3:0, ulë maksimalisht interesin për këtë sfidë, pasi që gjasat për përmbysjen e kuqezinjve janë minimale.