Turneu ‘Dita e Flamurit’: Drilon Ismajli fiton vendin e parë në kikboks

Periskopi.com Sporti

Kikbokseri kosovar, Drilon Ismajli ka fituar vendin e parë në turneun e Ditës së Flamurit.

I njohur ndryshe edhe si “Boyka” kosovar, Ismajli garoi në kategorinë deri 87.5 kilogramë, për të triumfuar në fund.

Në meçin vendimtar, ai mposhti me TKO kundërshtarin e tij, Lorik Shalën.

Për 22 vjeçarin, turneu i mbajtur në sallën “Adem Jashari” të Kastriotit ishte i pari, teksa e nisë karrierën në mënyrë të furishme.