Drita tregohet më e fortë se Ballkani: Ua merr pozitën e parë në tabelë ‘djemëve’ të Munishit

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar derbi i javës së 16-të në Superligë e Kosovës mes Dritës dhe Ballkanit.

Janë vendasit që kanë dalë me tri pikë nga kjo ndeshje dhe kanë rrëmbyer vendin e parë në renditje falë fitores 2:1, ku të gjitha golat u shënuar në 45 minutat e para.

Fillimisht bardhekaltërit kaluan në epërsi, kur harkimin e Blakqorit e shfrytëzoi sulmuesi Kastriot Rexha, i cili me një shkëputje me kokë kaloi në epërsië skuadrën e tij në minutën e 30-të.

Por pak minuta pa përfunduar gjysma e parë, ishte Mirlind Daku që vuri baraspeshën, duke realizuar golin e 21-të për këtë sezon.

Kur mendohej se gjysma e parë do të përfundonte baras, në skenë doli sërish sulmuesi Rexha, që i solli avantazhin për herë të dytë skuadrës së tij, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 2:1, çka në fund doli të ishte rezultati përfundimtar.

45 minutëshi i dytë nuk solli ndonjë gjë interesante, përpos sulmeve të parreshtur të suharekasve, që nuk ishin konkretizues.

Drita tani me 36 pikë ngjitet në vendin e parë, kurse Ballkani me 35 sosh mban vendin e dytë