Drita bën publike rezultatet e testeve për Covid 19

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Dritës do të luajë Superkupën e Kosovës ndaj Prishtinës me 23 janar.

Prishtina dhe Drita do të luajnë në Antalia të Turqisë, ndërsa para udhëtimit të dy skuadrat do të kryejnë testimet për Covid-19.

Kampionët e Kosovës sot kanë marrë rezultatet bëra për Covid-19.

E gjithë skuadra kanë rezultuar negativ në testet e bëra. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesit e klubit për Gazetën “Sheshi”

Kurse, tek skuadra e Prishtinës ka rezultuar një rast me Covid-19, pasi portieri i skuadrës, Alban Muçiqi është i infektuar me virus.

Drita zbarkon në Varshavë, të gatshëm për ndeshjen e nesërme

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Dritës ka arritur në Varshavë, ku gjatë ditës së nesërme do të zhvillojnë ndeshje në kuadër të Evropa Ligës.

Skuadra kosovare do të përballet me një kundërshtarë mjaft të vështirë, që është Legia Warsawa.

Drita ka udhëtuar për në Varshavë, nga Tirana pasi që kanë mbajtur stërvitjet në Shqipëri.

Image
Image
Image

Lajm i keq për Dritën, lëndohet kapiteni i klubit

Periskopi.com Sporti

Kapiteni i Dritës, Ardian Limani, është lënduar në stërvitje.

Klubi nga Gjilani ka bërë të ditur, se futbollisti ka pësuar një lëndim të lehtë dhe mbetet të vendoset nëse është i gatshëm të luajë në ndeshjen kundër Legia Warsawa.

Drita po ashtu njoftoi se nesër do të udhëtojnë të kompletuar nga Tirana për në Varshavë të Polonisë.

Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:

Durrës, 22.09.2020

Tropikal Resor

Perfundon stervitja e fundit ne Durres

Klubi jone sonte ka mbyllur diten e katert te pergaditjeve para nisjes per ne Varshave te Polonis.

Ekipi neser do te udhetoje e kompletuar nga Tirana dhe ne forme te mire fizike, ne perjashtim te kapitenit Ard Limani i cili stervitjen e fundit mori nje lendim te lehte dhe do te vendoset ne stervitjen e fundit ne Varshave se a do te jete i gatshem per ndeshje.

Klubi falenderon shume presidentin e ekipit te Skenderbeut dhe Tropikal Resort z. Ardian Takaj per kushtet e ofruara per pune dhe per korrektesin.

E gjithe vemendja tek ndeshja..!

FORCA DRITA

Publikohet fotografia e Kupës që do t’i takojë Dritës pas ndeshjes së sotme ndaj Ballkanit

Periskopi.com Sporti

Dhe është bërë publike edhe kupa që do t’i takojë skuadrës së Dritës pas ndeshjes së sotme ndaj Ballkanit.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, edhe kësaj radhe, kjo kupë e ka një format më ndryshe.

Për më shumë, shikojeni fotografinë e mëposhtme.

Image

Zyrtare: Limani rinovon kontratën me Dritën

Periskopi.com Sporti

Klubi gjilanas, Drita dhe kapiteni i tyre Ardian Limani kanë arritur marrëveshje të re duke rinovuar kontratën edhe për disa vite tjera.

Drita ka shfrytëzuar pushimin e detyruar shkaku i pandemisë së coronavirusit për të punuar në rinovimin e kontratave me yjet e skuadrës.

Dy herë kampioni i Kosovës ka arritur marrëveshje rinovimi edhe për disa vite me kapitenin e skuadrës, Ardian Limani.

Rinovimi i kontratës është zyrtarizuar me anë të faqes zyrtare të klubit në Facebook.

Postimi pa ndërhyrje i Dritës

Blindohet KAPITENI

Kapiteni yne ARDIAN LIMANI ka vazhduar bashkepunimin me klubin tone dhe keshtu do te jete me ne deri ne vitin 2022.

Drejtori i pergjithshem i klubit z. Feti Murseli eshte shprehur tejet i lumtur pas arritjes se marreveshjes pasi qe sipas tij, Ardi eshte lojtare kyq i ekipit dhe kapiten tash e tre vite dhe kjo e tregon perkushtimin qe Ardi ka per klubin e tij te zemres.

Urime dhe suksese KAPITEN

FC DRITA

Lojtari i Dritës konfirmohet me koronavirus

Periskopi.com Sporti
Klubi i futbollit Drita ka konfirmuar se një lojtar i ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Sot është pritur që klubit ti bashkëngjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në çdo rrethanë!” – thuhet në komunikatë të Dritës.