Ja kur pritet të luhet takimi i Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës

Periskopi.com Sporti

Drita dhe Prishtina ende nuk e kanë zhvilluar sfidën për SuperKupën e Kosovës, për shkak të shtyrjes së kampionatit dhe orarit të ngjeshur e që erdhi si rrjedhojë e gjendjes me pandeminë COVID-19.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu në një prononcim për Zeri.info thotë se kjo ndeshje mund të zhvillohet në nëntor në kohën kur tubohet dhe luan Përfaqësuesja e Kosovës.

“Dihet se orari është shumë i ngjeshur. Nëse klubet pajtohen, kjo ndeshje mund të zhvillohet në muajin nëntor kur tubohet Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve”, ka thënë Eroll Salihu të hënën për Zeri.info.

Drita në edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit, derisa Prishtina Kupën e Kosovës.