PSD: Haradinaj bëri ndërhyrje brutale e të rrezikshme ndaj vendimit të KShC-së

Periskopi.com Lajme

Partia Social Demokrate në një konferencë për media ka dënuar ashpër ndërhyrjen e kryeministrit Haradinaj ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili mori vendim për mosakreditim të Universiteteve Publike të Pejës, Prizrenit dhe Mitrovicës, shkruan Periskopi.

Driton Çaushi nga PSD tha se këto ndërhyrje janë të papranueshme dhe sulme ndaj institucioneve të pavarura.

“Reagimet qe kanë pasuar pas këtyre vendimeve, pra kemi pas disa qëndrime të pa papranueshme sulme dhe presione në një institucion që gëzon një mandat të dhënë nga Kuvendi i Kosovës dhe gëzon një pavarësi si institucion”, ka thënë Çaushi.

Ai gjithashtu ka thënë se PSD ka bëre thirrje që të mbahet një mbledhje urgjente e Komisioni për Arsim.

“Kemi thirr mbledhje urgjente të Komisionit për Arsim për të trajtuar këto zhvillime tepër shqetësuese. E dënojmë ndërhyrje brutale të kryeministrit zv/kryeministrit dhe ministrit kjo është një ndërhyrje e rrezikshme poltike”, ka thënë ai

Tutje, Çaushi tha se kryeministri Haradinaj ka dal publikisht dhe ka sulmuar këtë institucion në emër të mbrojtës të sistemit arsimor./Periskopi/