D.U.D.A vazhdon ta sulmoj Unikkatilin vetëm nëpërmjet Instagramit

Periskopi.com Showbiz

D.U.D.A ka publikuar një video që nuk do i pëlqej Unikkatilit.

Unikkatil së fundmi kishte performuar në qytetin e Gjilanit edhe pse kishte marrë kërcënime nga reperi gjilanas D.U.D.A se ‘kinse’ nuk do mund ta mbajë një organizim të tillë.

Gjatë performancës Viktori (Unikkatili) kishte thënë se ‘Skrraja’ nuk mund ta ndalë atë dhe se Gjilani e donë më shumë atë se vet Dudën.

Pas organizimit në media u flit se në koncert ishin të pranishëm një numër i madh i policëve.

Tani në një video të publikuar në Instagram, D.U.D.A ka ndarë një video nga koncerti i Unikkatilit ku shihet se publiku nuk ishin edhe aq të zhurmshëm, dhe si mbishkrim shkroi këto fjalë ofenduese: “PizzaMan ti B*** Q*** ska pas Gilan Gi aty krejt sigurim jon”.

Pronari i klubit ku do të performojë Unikkatili i quan hajgare kërcënimet e Dudës

Periskopi.com Showbiz

Sonte në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan pritet të mban koncert reperi i njohur, Unikkatil.

Rreth mbajtjes së këtij koncerti ka reaguar reperi nga Gjilani, Duda. Ai në disa postime që ka bërë në rrjetet sociale ka ofenduar e madje edhe kërcënuar pronarët e diskotekës ‘Stop’.

Në një prononcim për Indeksonline, një nga pronarët e kësaj diskoteke, Albert Sylejmani deklaroi se koncerti do të mbahet ndërsa kërcënimet e Dudës i ka quajtur ‘hajgare’.

“Koncerti do të mbahet, ato janë hajgare”, u shpreh Alberti.

Ndërsa lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e mërkurë ka arrestuar Liridon Bajramin, i njohur si DJ Wrondon, që njëherësh është DJ personal i Dudës, arrestimi i tij është bërë pas kanosjes së pronarëve të diskotekës “Stop”.

p

 

Duda mesazh brutal për Unikkatilin: Kërkom falje ose s’ka me pas bir nane që e shuk belanë sonte

Periskopi.com Showbiz

Unikkatili sonte do të performojë në Gjilan në vlugun e koncerteve që është duke i mbajtur nëpër Kosovë.

Së fundmi, 38-vjeçari ka paralajmëruar një koncert në Gjilan, teksa është rikthyer pas një kohe të gjatë në skenën kosovare.

Sidoqoftë, Duda, reper me të cilin Unikkatili ka hasmëri të kahmotshme, ka qenë shumë i zëshëm se ky koncert nuk do të mbahet, derisa kishte thënë me anë të një postimi në Instagram se “pa lejen tem nuk shkel në atë ven…”

 

View this post on Instagram

 

Welcome to GanGLand ? pa lejen tem sun e shkel at ven…?

A post shared by D.u.d.a GG (@d.u.d.a.gg1_) on

Tani, Duda ka reaguar sërish kësaj radhe me një postim edhe më kërcënues në Facebook.

“Un sjom i Gilanit as Jabuq mo nqofse sante e lejoni at dhip me na sha midis Gjilanit… un sdu dhun as probleme po me ardh mem sha shpi tem ska shanc edhe plus ne tradhti saher qe sjom atje ju e shfrytzoni rastin.. pse nuk erdhet kurr sa kesh atje…!!??,” shkroi ai.

“Burrat nuk lajmrojn polici , sante e keni ndor veq ju ja kerkoni falje reperav gilani mu edhe Double G is ose sante e ne vazhdim ska me pas bir nane qe e shuk ket bela…. Amanet e keni Gilan sante mprezentoni mu shok dashur familjar sjom mo i atij veni qe ma lshoni me hyp ne bin sante at femen me trup tmashkullit…”

Mbetet të shihet çfarë do të ndodh, sidoqoftë, shpresojmë që gjithçka të kalojë pa probleme dhe në favor të mirëqenies së qytetarisë në Gjilan. /Periskopi.com/

Unikkatil paralajmëron koncert në Gjilan, reagon Duda

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, është duke mbajtur një sërë koncertesh në vendin tonë.

Së fundmi, 38-vjeçari ka paralajmëruar një koncert në Gjilan, teksa është rikthyer pas një kohe të gjatë.

Meqë vazhdojnë të jenë rivalë me reperin gjilanas, Dudën, ky i fundit ka reaguar rreth këtij paralajmërimi.

Ndërkohë, Duda ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij personale, Instagram me përshkrimin “Mirë se vini në Gangland, pa lejen time nuk e shkelni atë vend”.

Pavarësisht viteve, duket se dyshja i kanë riaktualizuar armiqësitë e vjetra dhe po vazhdojnë të jenë të pakompromis.

Nga ana tjetër, të njëjtit janë mjaft aktiv dhe të angazhuar në muzikë dhe mbrëmje të ndryshme.