Shkëndija pëson humbje në shtëpi nga Dudelange

Periskopi.com Sporti

Shkëndija është mposhtur në shtëpi nga F91 Dudelange në ndeshjen e parë të raundit të dytë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, transmeton Periskopi.

Klubi tetovar u mposht me rezultatin 2:1.

Agim Ibraimi shënoi golin e parë të takimit, duke i dhënë epërsinë vendasve qysh në minutën e nëntë nga penalltia, por mysafirët e përmbysën rezultatin me anë të dy golave në pjesën e dytë.

Adel Bettaieb shënoi së pari në minutën e 64-t, kurse më pas edhe Danel Sinani (68) nga penalltia.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Luksemburg. /Periskopi.com/