Aksident në Duhël, shtatë të lënduar

Periskopi.com Lajme

Sot rreth orës 11:10, ka ndodhur një aksident trafiku ka ndodhur midis dy veturave në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Sot rreth orës 11:10, në Duhël (drejtimi për Prishtinë), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Dyshohet se shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

 

Sot varrosen të rinjtë që humbën jetën në aksidentin në Duhël

Periskopi.com Lajme

Tre të rinj humbën jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të shtunën në rrugën Shtime-Suharekë, saktësisht në fshatin Duhël.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy të rinj nga Lipjani, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava, si dhe një i ri nga Prishtina, V.H, i lindur në vitin 1999.

Vetura e tipit Golf 6 që po vozitej nga njëri prej të rinjve ishte marrë me qira, ndërsa gjatë natës së kaluar në komunën e Lipjanit u ndezën qirinj në kujtim të këtyre të rinjve që humbën jetën.

E varrimi i dy lipjanasve do të bëhet sot, me fillim nga ora 12:00 (me drekë).

Ky njoftim është bërë përmes rrjeteve sociale, ku u theksua se ceremonia e varrimit do të fillojë nga familjet e të ndjerëve duke vazhduar në xhaminë e fshatit Llugaxhi, e për të vazhduar tek varrezat e vjetra të fshatit (Rruga Sherif Konjufca).

Numër i madh i aksidenteve u shkaktuan vitin e kaluar dhe këtë tre mujor të vitit 2019, shumë prej tyre me fatalitet dhe me persona të lënduar.

 

 

Ndizen qirinj për dy të rinjët që vdiqën në aksidentin në Duhël

Periskopi.com Lajme

Në shenjë kujtimi për humbjen e dy të rinjve lipjanas në aksidentin tragjik, sonte në sheshin ‘Adem Jashari’ në Lipjan u ndezën qirinj.

Me vendim të kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot është shpallur ditë zie në Komunën e Lipjanit, duke ndarë kështu dhimbjen me familjet me rastin e humbjes së jetës së Leonard Retkocerit dhe Sahit Tmavës në aksidentin e djeshëm.

Ndryshe, në këtë aksident tragjik humbën jetën tre të rinj, dy prej tyre nga qyteti i Lipjanit.

Nesër bëhet varrimi i të rinjve që humbën jetën në aksidentin në Duhël

Periskopi.com Lajme

Tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç, vdiqën dje në një aksident të rëndë trafiku në magjistralen Shtime-Suharekë, konkretisht në Duhël. Varrimi i të treve do të mbahet nesër.

Dy nga viktimat janë nga komuna e Lipjanit. Të afërmit e tyre kanë njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në fshatin Llugaxhi.

‘’Varrimi i dy te rinjeve nga Llugaxhia, Sahit Tmava dhe Leonard Retkoceri do te behet neser 18.03.2019 e hene, me dreke (ora 12:00).
Ceremonia e varrimit do te filloje nga familjet e te ndjereve duke vazhduar ne xhamine e fshatit Llugaxhi, ku do te falet namazi i xhenazeve, per te vazhduar tek varrezat e vjetra te fshatit (Rruga Sherif Konjufca)’’./PERISKOPI/

Kryetari i Lipjanit publikon fotografitë e dy të rinjve që humbën jetën në Duhël

Periskopi.com Lajme

Kryetari  i Komunës  së Lipjanit, Imri Ahmeti ka reaguar pas vdekjes së tre të rinjve gjatë aksidentit të sotëm në Duhël të Suharekës. Ahmeti sqaron se dy nga viktimat janë nga fshati Llugaxhi, raporton Periskopi.

‘’Me pikëllim të thellë morra lajmin për vdekjen e tre të rinjve në aksidentin e rëndë në Duhël, dy prej tyre nga Komuna e Lipjanit, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmava nga fshati Llugaxhi.
Ky lajm i trishtë dhe i dhëmbshëm na shokoi të gjithëve, ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të rinjëve, ngushëllime shokëve dhe miqve.
Le të jet kjo ngjarja e fundit që humbim të rinjtë tanë në aksidente komunikacioni. Leo do të na mungoj mirësjellja jote dhe kafet tua në Komunë’’, ka shkruar Ahmeti.

Në aksident ishin të përfshira një veturë, një kamion dhe një kamionët, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ne vendin e ngjarjës kanë ndërruar jetë shoferi i veturës Q.H 1996,dhe dy pasagjeri e automjetit L.R.,1998 dhe J.T 1999, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe (një) pasagjere që ka qenë në kamion.

Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal dhe Prokurorit te Shtetit bëhet e ditur se shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë drejtuesi i veturës i cili hynë ne tejkalim ne vendin e ndaluar (vije e plot dhe kthesë) dhe ne mënyrë frontalë goditë kamionin i cili ishte ne drejtimin e kundërt, ku për pasojë shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupat e pajetë të viktimave me urdhër të prokurorit të rastit janë dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

Me urdhër të prokurorit te shteti vozitësi i kamionit ndalohet për 48 ore.

Policia e Kosovës edhe një herë KERKON dhe APELON tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik qe te kenë kujdes, te respektojnë rregullat e trafikut, te përqendrohen në ngasje./PERISKOPI/

 

 

Tetë të vdekur në Duhël me dy vetura të marra me qira

Periskopi.com Lajme

Në aksidentin e sotëm në rrugën Shtimje-Suharekë saktësisht në Duhël, pas një aksidenti tragjik, kanë mbetur të vdekur tre persona të cilët ishin duke udhëtuar më një makinë të tipit Golf VI.

Siç ka konfirmuar Prokurori i rastit për televizionin T7, makina me të cilën po udhëtonin tre të rinjt tashmë të ndjerë, ishte marrë me qira.

Por hiq më larg se në korrikun e vitit të kaluar (2018), në të njëjtën rrugë, ishte shuar edhe një familje pesë prej anëtaresh nga Suhareka.

Makina me të cilën po udhëtonin ata, ishte përplasur me një autobus, dhe sipas prokurorit ky aksident kishte ndodhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë nga drejtuesi i veturës.

Ajo që vlen të theksohet është që edhe vetura me të cilën po udhëtonin familja prej pesë anëtaresh nga Suhareka, e tipit BMW, me targa 01, ishte e marrë me qira.

Pra në të dy aksidentet ku mbeten të vdekur plotë 8 persona, janë të përfshira makinat e marra me qira.

Policia e Kosovës vazhdimisht bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik, pasi aksidentet me fataltiet në Kosovë janë shpeshtuar. Hiq më larg se dy javë në Prizren pas një aksidenti tragjik mbetën të vdekur tre persona, të cilët u përplasën me një kamion për pastrimin e borës.

 

 

 

 

Prokuroria tregon si ndodhi aksidenti në Duhël, ku vdiqën tre të rinj

Periskopi.com Lajme

Vetura Golf 6 e aksidentuar me dy kamionë në rrugën Shtime-Suharekë, më saktësisht në fshatin Duhël, ishte e marrë me qira.

Prokurori i cili tashmë është në vendin e ngjarjes, i ka thënë T7 se vetura në të cilën gjendeshin tre djemtë që humbën jetën, ka provuar të tejkalojë kamionin.

“Golfi ka hyrë në tejkalim në vijë të plotë, i ka prekur rrotat e fundit te kamionit edhe kamionit ia ka humbur drejtimin”, ka thënë prokurori për T7.

Vozitësi i kamionit tashmë është ndaluar për 48 orë.

Tre personat që mbetën të vdekur janë S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998 dhe V.H viti i lindjes 1999.

Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë që nga ndodhur brenda disa muajve në Duhël.

Gjatë verës një familje pesëanëtarëshe nga Suhareka është shuar nga aksidenti në rrugën e njëjtë.

Ata kishin ardhur për pushime në Kosovë nga Zvicra dhe vetura me të cilën ishin aksidentuar, ishte e marrë me qira.

Pamje nga aksidenti në Duhël të Suharekës ku mbetën të vdekur tre persona

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në  fshatin Duhël të Suharekës, kanë vdekur tre persona. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmohet se ky është aksident i rëndë, me fatalitet dhe janë tre të vdekur. Për detaje tjera do të informoheni më vonë” ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe veture të tipit “Golf 7”.

 

Aksident i rëndë në Duhël, tre të vdekur

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Prizren, gjegjësisht në fshatin Duhël të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Vesel Gashi konfirmoi për KosovaPress për aksidentin që ka ndodhur në të cilin kanë vdekur tre persona.

“Mund të konfirmohet se ky është aksident i rëndë, me fatalitet dhe janë tre të vdekur. Për detaje tjera do të informoheni më vonë”, tha Gashi.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e tipit Golf 6 dhe një kamion.

3 persona që mbetën të vdekur janë: S.T viti i lindjes 1996, L.R viti i lindjes 1998, V.H viti i lindjes 1999.

Digjet vetura në Duhël të Suharekës

Periskopi.com Lajme

Një veturë është djegur tërësisht nga flakët në Duhël të Suharekës.

Në videon që ka siguruar Klan Kosova shihet duke u djegur vetura, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar brenda 8 minutash.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, ndërkaq dëshmitarët e rastit kanë thënë se nuk ka të lënduar.

Një zjarrfikës që ka qenë në intervenim i ka thënë Klan Kosovës se zjarri ka ardhur si pasojë e instalimit të rrymës në veturë.

Digjet tërësisht një veturë në Duhël

Digjet tërësisht një veturë në Duhël

Posted by Klan Kosova on Saturday, 26 January 2019

Tragjike: Kjo është familja që pësoi sot në aksidentin e komunikacionit në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur sot në rrugën Suharekë-Duhël, në vendin e quajtur Biraq, ku të vdekur kanë mbetur pesë persona nga e njëjta familjen, pas aksidentimit të veturës së tyre me një autobus udhëtarësh.

Periskopi ka raportuar se të vdekur janë tre persona të rritur dhe dy fëmijë.

Vetura e kryefamiljarit 32-vjeçar J.S, e tipit BMW, sipas zyrtarëve të kompanisë së autobusëve “Bres Tours”, ka rrëshqitur drejt autobusit.

Të vdekur kanë mbetur dy fëmijët e tij (J.S), bashkëshortja dhe nëna e tij.

Çifti dhe dy fëmijët e tyre kanë jetuar në Zvicër, por në Kosovë gjendeshin për pushime. Ata ishin nga fshati Sopi i Komunës së Suharekës

Për arsye se rasti është i rëndë, më poshtë gjeni fotografinë me fytyra të mbuluara të personave që pësuan në aksident. /Periskopi/