Veshjet që i bëjnë gratë të duken bukur në çfarëdo moshe

Periskopi.com Zoya

Sako

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Pulovër e gjatë dhe me ngjyra të hapura

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Këmishë klasike

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Këmishë me katrorë

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Këmishë e veshur poshtë pulovrës

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Xhaketë klasike nga materiali i xhinseve

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Pantollona të ngjitura me bluzë

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Pantollona ose xhinse të bardha

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Fustan me rryp

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Palltoja e stilit klasik

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Bluzë me rripa në pjesën mbi gjoks

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

Fustan i stilit si këmishë

We Chose 14 Trendy Items That Will Make Women of Any Age Look Gorgeous

 

Vetëbesimi është më i rëndësishëm sesa bukuria

Periskopi.com Zoya

Ja përse është shumë më e rëndësishme të ndërtoni dukjen tuaj të brendshme në vend të asaj fizike!

Nëse do të keni rastin të zgjidhni midis mashkullit super të bukur i cili është i mbyllur në vete, i turpshëm, i pasigurt… dhe mashkullit i cili nuk është edhe aq i bukur, por është komunikues, ka vetëbesim, di çfarë dëshiron dhe koha e shoqërimit me të thjesht fluturon, cilin do ta kishit zgjedhur?

Natyrisht zgjedhja do të ishte mashkulli më pak i bukur, apo jo? Për çdo rast dukja e bukur do t’ju ndihmojë që dikush t’ju ofrohet dhe t’ju ftojë në takimin e parë, mirëpo për të lënë përshtypje të mirë, duhet që tek vetja të ndërtoni shkathtësi komunikimi dhe vetëbesimi, transmeton Telegrafi.

Ja përse vajzat që kanë vetëbesim shumë më mirë do të kalojnë me meshkujt se sa vajzat të cilat janë vetëm të bukura:

* Vajza e cila ka plot vetëbesim di çfarë dëshiron dhe nuk frikësohet që t’i shfaqë dëshirat e veta.

* Vajza me vetëbesim nuk ngurron të ndajë anën e saj shpirtërore, sensuale dhe aventuriere të personalitetit të saj, që e bën bashkëbiseduese dhe person interesant.

* Vajza e cila ka vetëbesim të mjaftueshëm duket mirë në secilën veshje, sepse ndihet mirë me vetveten.

* Vajza me vetëbesim nuk angazhohet shumë të impresionojë mashkullin në takim vetëm e vetëm për t’i pëlqyer, sepse është e vetëdijshme për vlerat dhe mangësitë e veta.

* Vajza e cila ka vetëbesim të mjaftueshëm nuk do të ngurrojë t’i tregojë mashkullit që po i pëlqen.

* Nuk do të tolerojë mosrespektimin dhe sjelljet e këqija, sepse e di që meriton një xhentëlmen pranë vetes!

E mbani mend ‘Melin’, ja si duket tani si 40-vjeçare

Periskopi.com Showbiz

Aktorja duket në formë të mirë “O Clone” ka qenë njëri ndër serialet më të shikuara në mbarë botën. Me ngjarjet dhe personazhet e shumta, “O Clone” ka rrëmbyer zemrën e publikut, kudo ku është transmetuar.

Njëra ndër aktoret e njohura të serialit ka qenë edhe Débora Falabella apo e njohur me rolin e “Melit”, vajzës, e cila ishte ndikuar nga shoqëria e keqe dhe kishte përfunduar si e varur nga droga. Në kohën kur kishte filluar xhirimet seriali, aktorja ka qenë në moshën 22 vjeçare dhe ka pasur pamje mjaft mbresëlënëse.

Ndërsa, sot aktorja ka 40 vjet dhe ndonëse kanë kaluar 18 vjet nga seriali, Falabella nuk duket se ka pësuar ndryshime të mëdha në fizik. E bukur dhe e ëmbël ajo duket edhe sot. Kjo shihet nga imazhet e shumta që “Meli” ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në instagram, ku numëron 954 mijë ndjekës, shkruan rtv21.tv Débora Lima Falabella është aktore e njohur braziliane, e cila është lindur më 22 shkurt të vitit 1979.

Ajo njihet për një numër të madh rolesh, një ndër të cilët është edhe roli i “Melit” nga seriali “O Clone”. ”O Clone” ka qenë telenovelë braziliane që ishte zhvilluar në Rede Globo nga 1 tetori i vitit 2001 deri më 14 qershor të vitit 2002, i cili ishte transmetuar edhe në RTV21./21Media Fotografi nga përditshmëria e aktores.

View this post on Instagram

@grupo3deteatro ❤️

A post shared by Débora Falabella (@deborafalabellaoficial) on

Kështu do të duket paralamenti pas zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka publikuar rezultatin përfundimtar sipas të cilit, Lëvizja Vetëvendosje në krye me Albin Kurtin ka marrë 32 deputetë, dhe si partia më e madhe në sallën Kuvendit të Kosovës do të zë pozitën qendrore, aty ku deri dje uleshin deputetët e ish-pushtetit.

Në krahun e djathtë në Kuvend do ta kenë Lidhjen Demokratike të Kosovës me të cilën me shumë gjasë edhe do të bashkë qeverisin, ndërsa PDK-ja e Veselit dhe AAK-ja e Ramush Haradinajt do të ulen në karriget e opozitës aty ku deri para 6 tetorit kishin qenë LDK’ja dhe Vetëvendosje.

Ndërsa sa i përket raportit gjinor në Kuvend, pas rezultateve përfundimtare, 68% do të jenë meshkuj, ndërkohë 32% gra.

Përveç kësaj në grupet parlamentare të partive politike do të shihen edhe shumë fytyra të reja të cilat do të ulen në karrigen e deputetit për herë të parë.

Shikojeni si duket tani aktorja që luante Borëbardhen (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Të gjithë e mbajmë mend filmin e famshëm “Borëbardha”, në rolin e të cilës ishte aktorja turke Zeynep Degirmencioglu.

Filmi i cili bëri për vetë të vegjël e të rritur pati një shikueshmëri të gjerë që në kohën kur u prodhua, në vitin e largët 1970.

Por pyetja që mund të na vijë të gjithëve në mendje është: Si duket sot aktorja bukuroshe brune që ka luajtur rolin e famshëm?

Zeynep Degirmencioglu e lindur me 12 shtator 1954 në Stamboll. Ishte vetëm 1 vjeҫ kur doli për herë të parë në ekran, një fëmijë mjaft tërheqës për sytë e publikut.

Filmi i saj i parë, “Papatya” e vendosi si një aktore filmi për fëmijë.

Më vonë spikati edhe me rolet e tjera në filmat “Duvaklı Göl” dhe “Fırtına”. Në vitin 1960 ajo luajti në filmin “Ayşecik”. Personazhi i Ayşecik, e ëmbël, vajze naive u bë shumë e famshme me këtë rol. Më vonë, ajo mori pjesë edhe në filma kur ishte e rritur, derisa luajti dy rolet që njihen edhe nga publiku shqiptar – “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” dhe “Hirushja”.

Ishte vetëm 20 vjeç kur Zeynep u tërhoq nga aktrimi dhe hyri në një fushë tjetër, biznes. Sot, në moshën 62-vjeҫare vijon të jetë një zonjë e pashme dhe e suksesshme në biznes. Ka dy vajza dhe është grua e ve.

Pak javë pas lindjes, ja si duket Xhensila (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Xhensila Myrtezaj është emër shumë i dashur për publikun.

Këngëtarja një muaj më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë, e që ishte vajzë, shkruan lajmi.net.

Ajo dhe Besi vendosën që vajzën ta pagëzonin Ajka, ndërsa deri tani nuk kanë preferuar ta bëjnë publike fytyrën e saj.

Menjëherë pas lindjes, Xhensila është kthyer në top-formë, e këtë gjë e tregojnë më së miri imazhet që ajo sjell kohë pas kohe në rrjete sociale.

Në fotografinë e fundit, Xhensila shfaqet e grimosur, e bukur si çdo herë, kurse mori shumë komente pozitive nga fansat e saj.

 

Sa ndryshe Atifete Jahjaga, nuk do ta njihni (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Blerina Kllokoqi-Rugova, ne një event të veçantë ka shënuar 10-vjetorin e brenditë të saj në tregun e Kosovës.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila njihet edhe si dashamirëse e kreacioneve të Blerina Kllokoqi-Rugovës, ka qenë e ftuar në këtë event. Ish-presidentja e Kosovës, në këtë mbrëmje është shfaqur plotë elegancë si asnjëherë më parë dhe dukej mjaft e bukur.

Ajo ishte e veshur me ngjyrë lejla, e cila e karakterizoj ish presidenten në eventin e kreatores kosovare.