​Ambasadori britanik në Shqipëri vëzhgon votimet: Duhet t’i ktheheni dialogut

Periskopi.com Lajme

Ambasadori Britanik në Shqipëri, Duncan Norman ishte në Kamëz për të vëzhguar procesin e votimit. Në një prononcim për median ai bëri thirrje për dialog.

“Ne kemi bërë thirrje për dialgo dhe shpresojmë që situata e sotme ti shërbejë dialogut”

Edhe ambasadori i BE-se, Luigi Soreca por dhe shumë ambasadorë të vendeve të BE-së po monitorojnë procesin e votimit.