Grupi i spitaleve DÜNYAGÖZ me qendra të specializuara për trajtimin më modern të sëmundjeve të syrit, në shumë vende të botës, arrinë edhe në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Nuk thuhet kot se sytë janë dritare e shpirtit. Njëherit ata janë edhe dritare e jona ndaj botës! Prandaj, një mrekulli të tillë, duhet të dimë ta ҫmojmë dhe të kujdesemi për te, gjatë gjithë kohës.

DÜNYAGÖZ pos ofrimit të shërbimeve më cilësore për pacientët, me zbatimin e metodave më moderne në fushën e oftalmologjsë dhe në hap me zbulimet e reja teknologjike të cilat e kanë revolucionalizuar sistemin e shëndetësisë në përgjithësi, poashtu përkushtohet edhe në preventivë duke besuar se përkujdesi i duhur dhe i hershëm ndaj syve, përmes kontrollit të rregullt dhe informimit të drejtë të pacientëve, shpesh mund të jetë dallimi mes dritës dhe errësirës!

Përvoja e bën të veten!

Si në ҫdo profesion tjetër, edhe në mjekësi, përvoja dhe këmbimi i njohurive mes ekspertëve të një lëmie të caktuar, ndihmon që përparimi të jetë më i shpejtë dhe oferta në përputhje me nevojat dhe sfidat e kohës.

Oftalmologjia nuk bën përjashtim. Mu për këtë kontakti me ekspertët më të dalluar të oftalmologjisë nga mbarë bota, u jep një mundësi të jashtëzakonshme profesionistëve të kësaj lëmie nga Kosova dhe rajoni për t’i ndarë përvojat me kolegët ndërkombëtarë dhe për t’u njohur me zbulimet dhe teknologjitë më të reja të trajtimit që përdoren në shtetet e zhvilluara.

Kjo njëherit ofron mundësi trajnimi për zbatimin e këtyre metodave dhe zotërimin e aparaturave më të sofistikuara për shërim edhe te ne.

Bota ia vlenë të shihet:

Shoqata e Oftalmologëve të Evropës Juglindore, ҫdo vit organizon një Kongres në të cilin mblidhen ekspertët e fushës së Oftalmologjisë nga i tërë rajoni me qëllim të perfitimit prej përvojave të mjekëve në shtetet respektive dhe përparimin e mëtutjeshëm të metodologjisë së punës dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët.

Pjesëmarrës në Kongres janë shoqatat e oftalmologjisë të vendeve të rajonit, Shoqata e oftalmologëve të Kosovës, biznese e organizata të tjera të interesuara për zhvillimet apo investimet në këtë lëmi etj.

Kongresi i 16-të i oftalmologëve të rajonit

Këtë vit, për herë të parë organizohet Kongresi i përbashkët i Shoqatës së Oftalmologëve të Evropës Juglindore (SEEOS) dhe Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK).

Ky organizim mbështetet nga grupi i spitaleve Dünyagöz, i cili mes tjerash ka mundësuar që pjesëmarrës në këtë takim të jetë edhe eskperti i shquar Dr. Ali Olgun, për t’i ndarë përvojat e tij dhe ta mbajë një ligjeratë lidhur me metodat më të reja kirurgjike në trajtimin e Glaukomas.

A keni ndonjë pyetje lidhur me shëndetin e syve?

Na shkruani pyetjet tuaja dhe mjekët tanë do ju përgjigjen.

Kliko dhe pyet rreth syve.

 

DÜNYAGÖZ Kosova në Facebook: https://www.facebook.com/DunyagozKS/

DÜNYAGÖZ Kosova në Instagram: https://www.instagram.com/dunyagozkosova/