Futbollisti serb i Ajaxit merr goditje të rënda në kokë nga tifozët (VIDEO)

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi serb, Tadiç është lojtari më i urryer nga krahu i PSV-së, teksa pas ndeshjes tifozët kundërshtarë e pritën jashtë stadiumi për ta goditur me monedha pranë autobusit të skuadrës së tij.

Tadiç nuk gaboi nga penalltia, duke i baraziuar shifrat e rezultatit për 1-1 në kohën shtesë. Pas ekzekutimit të penalltisë, mbrojtësi i PSV-së e porvokoi sulmuesin serb të Ajaxit dhe ky dikutim i tyre bëri bujë edhe jasht stadiumit.

Shihni më poshtë videon, ku shihet Tadic duke u goditur më monedha nga tifozët e klubit kundërshtarë./Periskopi

Kapiteni i Ajaxit në kulm të frustrimit pas sensacionit me Chelsean: Kurrë nuk kam parë diçka të tillë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi serb i Ajaxit, Dusan Tadic, beson se skuadrës së tij iu rrëmbye fitorja në barazimin dramatik 4:4 me Chelsean, për shkak të paraqitjes së gjyqtarit Gianluca Rocchi dhe vendimeve që ai i mori.

Klubi holandez Ajax kishte qenë duke fituar me rezultat 4:1 kundër Chelseat në Stamford Bridge të martën, mirëpo ndeshja përfundoi me barazim, pasi Daley Blind dhe Joel Veltman u ndëshkuan me kartonë të kuq në minutën e 68-të të ndeshjes.

Tadici nuk arriti ta kuptojë këtë vendim të gjyqtarit për t’i ndëshkuar dy qendërmbrojtësit e Ajaxit me kartonë të kuq dhe ai beson se Ajaxi e meritoi të shpërblehet me fitore për paraqitjen në këtë ndeshje.

“Ishim shumë më të mirë. Ne duhet të flasim vetëm për ndeshjen tonë sepse ishim në epërsi 4:1 dhe patëm gjithçka nën kontroll dhe pastaj një njeri na rrëmbeu gjithçka”, ka thënë Tadic, pas ndeshjes.

“Zhgënjim i madh sepse ne duhet të flasim vetëm për Ajaxin dhe për mënyrën se si ne luajtëm futboll të mirë. Por, ne s’mund ta bëjmë këtë gjë sepse një njeri erdhi dhe na rrëmbeu gjithçka neve”.

“Ne e pamë një situatë me një ndërhyrje në Daley Blind, pastaj ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë e pastaj ia dha edhe Joel Veltmanit kartonin e dytë të verdhë, pastaj ka penallti”.

“Unë kurrë në jetë s’kam parë kësi ndëshkimi të trefishtë, asnjëherë. Por, gjithçka nis me një ndërhyrje në Daley Blind, më duket se Christian Pulisic ishte ai që ai bëri ndërhyrjen”.

“Është një zhgënjim i madh. Nuk më pëlqen të arsyetohem, nuk më pëlqen të flas për njerëzit e tjerë. Ne do të duhej të ishim duke folur për mënyrën se si Ajaxi luajti shumë më mirë sesa Chelsea, por s’mundemi sepse dikush na shkatërroi ndeshjen”. /Periskopi.com/

Shiko: Lojtari serb i Ajaxit po shkon viral në rrjetet sociale pas këtij veprimi gjatë festës së golit

Periskopi.com Sporti

Quincy Promes ka realizuar golin e epërsisë së Ajaxit në debutimin e tij në Champions League, kundër Lille.

27-vjeçari shënoi pas një krosimi të bukur nga Taliafico, derisa vrapoi të festonte me fansa menjëherë pasi topi goditi rrjetën, raporton Periskopi.

Të gjithë futbollistët u bashkuan, përfshirë edhe kapitenin serb të skuadrës, Dusan Tadic, i cili po shkon viral në rrjetet sociale pasi goditi shuplakë golashënuesin.

Promes sigurisht i befasuar me fuqinë e goditjes kapi faqen e tij, por menjëherë u përkëdhel nga Tadic, i cili sigurisht se nuk e bëri qëllimisht gjestin. /Periskopi.com/

Nuk përmbahet ylli i Kombëtares serbe: Turp për Serbinë

Periskopi.com Sporti

Serbia u deklasua nga Ukraina me rezultat 5-0 së fundmi, dhe kjo duket se e ka frustruar tejmase yllin e kësaj Kombëtare, Dusan Tadic.

Ndeshjen kundër Ukrianës serbët e humbën në kuadër të eleminatoreve për “Euro 2020”, derisa audienca në Serbi ka mbetur e shokuar nga kjo disfatë kaq e thellë.

Ndërkaq, Tadic, i cili luan tek Ajaxi, pas ndeshjes është shprehur tejet i zhgënjyer.“Jemi vonuar që nga fillimi, u kemi mundësuar atyre që të jenë më të fortë se ç’janë. Natyrisht, është turp për ne, duhet ta analizojmë se çka ka ndodhur”, ka thënë futbollisti i Ajaxit.

Pyetjes se në cilin prej kolegëve është i hidhëruar, Tadic iu përgjigj:“Në të gjithë, po e nis me veten time dhe të gjithë ne duhet të shikohemi në pasqyrë, e pastaj të shikojmë tutje’, është shprehur Tadic. /Periskopi.com/